web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SHBA/3 mln dollarë shpërblim për të dhëna mbi hakerin rus

25 Shkurt 2015, 10:27, Kosova & Bota CNA

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 3 milionë dollarë shpërblim për informacione që do të sillnin arrestimin e një hakeri rus, shuma më e madhe e vendosur ndonjëherë nga autoritetet amerikane në një rast krimi kibernetik.

Evgeniy Bogachev u akuzua vitin a kaluar në Shtetet e Bashkuara se qëndronte pas një operacioni kibernetik që thuhet se ka arritur të vjedhë më shumë se 100 milionë dollarë.

Ai është parë së fundmi në Rusi, ku mendohet se është në liri të plotë.
Arrestimi i tij mund të jetë i vështirë, pasi Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Rusinë.

Bogachev, i njohur edhe si “lucky12345” apo edhe “slavik”, akuzohet se drejton rrjetin e sulmeve kibernetike GameOver Zeus, e mendohet se ka infektuar më shumë se një milionë kompjutera.





Lajmet e fundit nga