web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alarm imazhesh në “Twitter”, 500 mijë në ditë janë porno

24 Shkurt 2015, 11:15, Aktualitet CNA

Janë rreth 500 mijë imazhet pornografike që çdo ditë publikohen pa u filtruar në ?Twitter?. Është alarmi i lëshuar nga gazeta britanike ?Daily Mail?, sipas të cilës, rrjeti social është tashmë mjeti i parapëlqyer për hedhjen dhe shpërndarjen e përmbajtjeve me ?drita të kuqe? shumë shpesh drejtuar të rinjve. Deputetët britanikë, kanë kritikuar kolosin amerikan, duke kujtuar rezistencën e tij për të bllokuar ose filtruar këtë tip përmbajtjesh që mund të shihet lehtësisht nga kushdo. Drejtuesit e ?Twitter?-it, kanë përfunduar nën akuzë që nuk kanë marrë pjesë në një takim të organizuar nga qeveria e Londrës për të parandaluar pornografinë ?online?. Ata u kufizuan të ofrojnë pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të tyre përmes telefonit nga Dublini. Kolosë të tjerë si ?Facebook? e ?Google?, kishin konfirmuar praninë  tyre.





Lajmet e fundit nga