web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Greqia synon të bindë kreditorët me reforma fiskale

24 Shkurt 2015, 09:15, Aktualitet CNA

Greqia ka dorëzuar listën e reformave të kërkuar nga liderët e Eurozonës, si kusht për zgjatjen e paketës së ndihmës.
Masat përfshijnë plane për luftimin e evazionit fiskal dhe reduktimin e kontrabandës së karburanteve dhe cigareve.

Reformat duhet të miratohet nga kreditorët ndërkombëtarë sot, në mënyrë që të sigurohet zgjatja katërmujore e kredisë.
Greqia ka vonuar paraqitjen e reformave për 24 orë, pasi fillimisht është rënë dakord për dorëzimin e propozimeve të saj të hënën.

Analistët thonë se kolapsi i mundshëm i marrëveshjes ringjall frikën për daljen e Greqisë nga Eurozona.





Lajmet e fundit nga