web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministria e Mjedisit nis projektin për dizinfektimin e pyjeve

17 Shkurt 2015, 13:15, Aktualitet CNA

Ministria e Mjedisit ka njoftuar se projekti për trajtimin e sëmundjes së pishave ?Procesionarja? do vihet në zbatim këto ditë. Mësohet se ka nisur trajnimi i strukturave të cilët do të drejtojnë, monitorojnë dhe supervizojnë punën në kuadër të Programit Kombëtar për luftimin mekanik të ?Procesionares?, në katër rajone të vendit tonë: Shkodër, Dibër, Elbasan dhe Korçë.
Financimi i projektit është bërë i mundur nga Programi ?Mbrojtja e Mjedisit? miratuar për vitin 2015 për Ministrinë e Mjedisit, nëpërmjet VKM Nr. 104, datë 4.2.2015.
Në total janë planifikuar t?i nënshtrohen këtij operacioni 6335 Ha pyje në grumbujt pyjor të pishës së zezë, në katër rajonet e sipërpërmendura dhe në projekt përfshihen 33 Njësi të Qeverisjes Vendore, Komuna dhe Bashki. Nga Njësitë e Qeverisjes Vendore, në bashkëpunim me Zyrën e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, do të punësohen mbi 6000 forca pune.
Raportohet se Ministria e Mjedisit, Ministria e Financave dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do jenë tre ministritë që do përfshihen në zbaimin e këtij projekti.





Lajmet e fundit nga