Humbi jetën në një aksident tragjik/ Karriera e gjatë e gazetarit, Enrik Mehmeti
Bota e medias dhe e gazetarisë shqiptare ka humbur një pre...
Bota e medias dhe e gazetarisë shqiptare ka humbur një pre...
Atëherë kur përpjekjet, për të gjetur recetën sesi mund luftohet korrupsioni në vendin tonë, ishin fokusuar te tryezat konsultuese, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shpërthyer në njërin prej këtyre takimeve, duke kërkuar që Prokuroria të jetë më serioze në këtë luftë dhe që roli i Policisë Gjyqësore të mos neglizhohet.
Numri një i Policisë së Shtetit, Artan Didi, dha deklarata të ashpra para ekspertëve shqiptarë dhe të huaj, menjëherë pasi mediat u larguan nga aktiviteti i organizuar në zyrat e Bashkimit Europian.
?Çfarë e ka penguar Prokurorinë të hetojë gjyqtarët? Po funksionarët e lartë??, – pyeti Didi. Thelbi i problemit në fushën kundër korrupsionit – shtoi kreu i Policisë së Shtetit, – qëndron te hetimet e paplota dhe te mungesa e eficencës së Policisë Gjyqësore, të cilën kryepolici e përshkroi si një bizhu të Prokurorisë. Të njëjtin qëndrim, zoti Didi mbajti në përfundim të takimit edhe gjatë intervistës për Top Channel.
?Unë ngrita problemin e forcimit të rolit të Policisë Gjyqësore, sepse shpesh shikojmë që përdoret termi Polici Gjyqësore duke e trajtuar si një element të veçantë të sistemit të drejtësisë apo të sistemit të hetimit, ndërkohë që aktualisht dhe praktikisht ky element funksionon në varësi të plotë të Prokurorisë. Gjë që e bën atë një strukturë jo fort eficente. Unë trajtova problemin në këtë këndvështrim, pasi po shikojmë se lufta kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë në nivelet e larta të funksionarëve të shtetit dhe te të zgjedhurit vendorë, u evidentua se nuk ka rezultate të dukshme. Ngrita problemin e mungesës së hetimeve të mirëfillta, pasi nuk mund të ketë gjyqtarë aq të paskrupujt, që nuk mund të kenë frikë nga ligji, në qoftë se akuza do të jetë e argumentuar me prova të plota. Por ka boshllëqe në hetime dhe në akuzë, nga ku gjyqtarët pastaj gjejnë mundësinë të luajnë brenda këtyre hapësirave?, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Sipas Didit, përveç këtyre boshllëqeve dhe nevojës për një Prokurori intensive në hetime, pozicioni i Policisë Gjyqësore duhet ndryshuar me ligj.
?Patjetër që kërkohet një aktivizim më i madh i Prokurorisë, por gjithsesi ajo nuk i ka kapacitetet që ka Policia Gjyqësore, ndaj dhe roli i kësaj të fundit është jetik në zhvillimin e hetimeve të Prokurorisë. Hetimet e Policisë Gjyqësore patjetër që e ndihmojnë Prokurorinë, e sigurisht që do të kontrollohen nga ky institucion. Kemi diskutuar edhe me kryeprokurorin këtë çështje dhe po ta shikosh të gjithë e ndiejnë këtë ngërç, pasi janë bërë memorandume bashkëpunimi për ta forcuar atë, por janë elementë që nuk mund të mbivendosen mbi ato dispozita, rregulla apo raporte, që ka vendosur Kodi i Procedurës Penale. Raporte të cilat mendoj se duhen rishikuar që në këtë Kod, por edhe në ligjin për Policinë Gjyqësore?, deklaroi kryepolici Didi. / Top Channel
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka konfirmuar sonte ne mbremj...
Ministria e Shëndetësisë ka dërguar një përgjigje lidhur me...
Nga Arian GALDINIPara disa muajsh nje familjar i imi shume i...
Lideri i Syrizas, Aleksis Cipras paraqiti sot në mbrëmje për...
Qeveria e radikalëve të majtë në Greqi lëshoi bombën në ditë...
Kryeprokurori Adriatik Llalla zhvilloi një takim me prokuror...
Kalon për procedim penal mjekja kardiologe Praksi Mano në qy...
Në World Economic Forum ne Davos, ishin të pranishëm edhe di...
“Raporti i vitit 2014 mbi lirite ekonomike ne bote te “Herit...
Nëse u është shfaqur mundësia e përditësimit të Adobe Flash ...
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, thotë se Policia nuk mu...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka deklaruar para komunitet...
Liderët e teknologjisë në deklaratat që bënë në Forumin Ekon...
Kryeministri italian, Matteo Renzi arriti fitore në senat, k...
Një aksident automobilistik i ndodhur në Elbasan i ka marrë ...
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësimin e saj për aktet e dhu...
Marrëveshja e gjigantit teknologjik me “China Mobile” ka bër...
Nard Ndoka, aleat i Partisë Demokratike, ka deklaruar se sot...
Sony Xperia Z4 raportohet se nuk do të lancohet në mars në p...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...