web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kamomili përdoret kundër qelizave kancerogjene të gjirit

26 Janar 2015, 09:41, Lifestyle CNA

Në shtetet e Bashkuara të Amerikës kohët e fundit është kryer një studim nga kërkuesit në Ohio State University, ku është nxjerrë një rezultat që apigjeni që ndodhet tek kamomili, ka veti kuruese anti kancerogjene.

Kamomili është i dobishëm dhe mund të përdoret kundër qelizave kanceroze të kancerit të gjirit, të cilat janë rezistente dhe kanë jetëgjatësi më të madhe se ajo mesatare, krahasuar me qelizat e tjera normale. Andrea Doseff, autor i studimit dhe specialist në gjenetikën molekulare në Ohio State University ka deklaruar: ?Është e nevojshme që të gjithë personat të kenë një dietë të shëndetshme, për të mbajtur qelizat në formë të mirë?.

Sipas studimit, kërkuesit kanë zbuluar se në raportin mes apigjenit dhe proteinës hnRNPA2, janë vrarë qelizat kancerogjene dhe në shumë raste është rralluar fuqia e tyre ndikuese. Përveç se tek kamomili, apigjeni ndodhet edhe tek shumë bimë e fruta të tjera si molla, portokalli, mëndrëza etj. Rezultatet e studimit do të publikohen në Journal Proceedings të National Academy of Sciences.





Lajmet e fundit nga