Papandreu: Asnjë parti nuk mund ta menaxhojë e vetme situatën në Greqi
Jorgos Papandreu. Ish-kryeministri grek që tashmë drejton nj...
Nga Edison YPI
Lemani ishte një aristokrate e kultivuar, inteligjente, e hirshme, e ndjeshme, e dhënë pas leximeve, artit, gjuhëve të huaja, që si e tillë s’kishte të dytë.
Ai ishte një komunist idealist ëndërrtar, kushtuar jetën librave dhe diturisë, që pak ose aspak merakosej për proletarët, burokratët, komitetet, dhe marrëzitë e tjera të kohës.
Kishin vite që vuanin. Ajo nga neveria për diktaturën. Ai nga absurdi i kauzës.
U njohën andej kah vjeshta e jetës.
Lemani e gjeti atë si oaz në shkretëtirë.
Ai e gjeti Lemanin, si detari tokën.
U martuan një pasdite vjeshte të Tiranës së kohës kur gjithçka qante në një ceremoni të heshtur gjatë një shëtitjeje pranë Dervish Hatixhesë. Atje Lemani u ndal pak çaste. Ai kuptoi dhe buzëqeshi. Kaq. U nisën në shtëpi, në një apartament të vogël në skajin tjetër të qytetit.
Tek ktheheshin, shpejtuan hapat. Në bulevard u përplasën me njërin që fliste me vete. Diku ua prenë rrugën një tufë vajzash të reja të qeshura kinse të lumtura. Në verandën e një hoteli pinin kafe shkrimtarë dhe spiunë. Pak më tej, nga dy nga tre, pleq të vrërët me kasketa kineze. Slogane të varura gjithandej: Rroftë ky e vdektë ay. Me nder këtyre e sikter atyre.
Gjatë rrugës nuk këmbyen asnjë fjalë.
Me tu kthyer në shtëpi u mbuluan kok-e-këmbë me jorgan dhe nuk folën asnjë fjalë.
E nesërmja u gdhi me diell. Ata prap’ nuk u ngritën nga shtrati, dhe prap’ të heshtur ndejtën.
Në mbrëmje i zuri uria. Por nga shtrati nuk lëvizën. Ashtu të përqafuar fjetën.
Natën e dytë dëgjuan pas dere ca zëra, ca pëshpërima. Njëri nga zërat thoshte: Ata s?po lëvizin vendit, as nuk po hanë ! Duhet të bëjmë kujdes mos na vdesin, se përgjegjësi për ‘ta kemi edhe ne.
Kaloi edhe dita e tretë.
Afër mesnatës kërciti dera. Dikush ngurronte të hynte. Pas pak dera u hap. Në dhomë u çfaq dikush që tha; Mos u trembni, jam miku juaj Dante. J’u kam sjellë diçka për të ngrënë, dy vezë të zjera. Erdha t?ju them, se njeriu gjithë jetën lodhet për përndritjen e shpirtit dhe mendjes përmes diturisë dhe virtyteve. Por ju që jetoni nën zgjedhën më të egër të blasfemëve antife’, antikulturë, antivirtyt, e keni më pisk se unë që kam mbaruar punë dhe tani jam zhytur në natën e shekujve. Si thua ti, tha Dante, dhe ktheu fytyrën nga dera prejnga sapo kishte hyrë Niçe, i cili, pasi zuri vend në një karrike, foli: Ka të drejtë Dante. Unë, ju të përqafuarve nën jorgan, po ju them vetëm kaq: Jini të kujdesshëm kur luftoni përbindëshat që të mos filloni tu ngjani.
Ndërkohë që Niçe tha këtë, u hap dera hyri Shekspiri. Do t’ju sjell edhe unë diçka për të ngrënë, por së pari do j’u bëj një surprizë, dhe futi zvarrë në dhomë një piano. Pas pak hyri Shopeni. U ul para pianos me fytyrë nga muri. Shopeni, hollak i heshtur shëndetlig, nuk foli asnjë fjalë, ia nisi me Nocturne Nr. 9. Kur Shopeni u ndal së luajturi në piano për të pushuar pak, u ngrit e tha Shekspiri; Po iki të marr pak supë. Kjo i habiti paksa të pranishmit, sepse nga gjallërimi i bisedës u duk sikur uria u harrua. Kur Shekspiri solli supën, biseda u ndez përsëri. Dëgjoni tha Shekspiri: Nëse e tepron duke u justifikuar, bëhesh i pabesueshëm. Këto vuajtje në këtë vend një ditë do marrin fund. Por do jetë vonë. Gjithçka do duket si kjo supë e ftohtë që sapo ju solla. Jo, u hodh e tha Niçe, nuk jam dakord me ty Shekspir, unë prandaj e kam thënë atë: Çfarë nuk të vdes, të forcon. Kaq gjë duhet ta kuptojnë shqiptarët. Të zbuten duke luftuar. Dhe jo si kanë bërë deri tani, që janë egërsuar duke luftuar. Të vërtetën e plotë atyre nuk ua thotë dot askush nga ne veç e veç dhe as të gjithë bashkë. Sepse asnjëri nuk e di. 1 i vetëm që të vërtetën e dinte dhe provoi ta thoshte përfundoi në kryq.
Kalonin ditët e netët me reflektime dhe tinguj, por Lemani dhe komunisti nuk dolën nga jorgani. Nga jashtë vinin ulurima proletarësh, gjëmime parakalimesh, fishekzjarre festash, objektiva plenumesh, sabotime, emulacione, krisma pushkatimesh, sihariqe fitoresh, etj. etj. që i bënin të pranishmit të rrënqetheshin dhe strukeshin. Gjatë ditëve dhe netëve Shekspiri, Dante, Niçe, hyjin e dilin dhe sillnin kush pak oriz për një supë, kush një copë mish, kush një kokërr mollë a ndonjë vile rrush, kush ca ullinj. Shopeni s’lëvizi nga pianoja.
Kaluan më tepër se tre muaj nën jorgan.
Kjo që po ndodh me këta të dy, Lemanin dhe këtë tjetrin, është një Komedi Hyjnore, tha një ditë Dante. Unë mund të ta pranoj ty Shekspir që ata janë një Romeo dhe Xhulietë pa Montegë dhe Kapuletë, por me aristokratë dhe komunistë. Ta pranoj edhe se kjo që po ndodh me këta ështe e bukur, madje shumë e bukur, po deshe edhe pafundësisht e bukur. Por a është e gjitha kjo diçka që vlen ?! Për mua, kjo që po ndodh këtu është një rrëshqitje e pandalshme, një mbytje në bukuri, në poezi, aq e thellë sa prej andej ata nuk i nxjerr dot më asgjë.
Një mbrëmje u hodh Shekspiri: Dëgjomëni mua që jam më i madhi i të gjithëve; Sado aristokrate Leman Ypi, sado shpirtmirë ky komunist, sado universal ti Dante, sado i pavdekshëm ti Niçe, sado i ëmbël ti Shopen, çfarë po ndodh në këtë skëterrë vëllavrasëse me emrin Shqipëri ne nuk e ndalim dot. Prandaj kjo mbytje në poezi e këtyre të dyve, kjo arratisje e pafundme në formën e këtij vetëharrimi katastrofik, sado e ëmbël për ne dhe për ta, një ditë duhet të marrë fund.
Ashtu u bë.
Të nesërmen Lemani vdiq.
Në varrim komunisti tha; Futmëni në dhe’ edhe mua bashkë me të.
Pas një muaji vdiq edhe ai.
Jorgos Papandreu. Ish-kryeministri grek që tashmë drejton nj...
Në Greqi dalin rezultatet e para zyrtare. Komisioni Qendror ...
Partia spanjolle kundër masave të kursimit, Podemos ka vlerë...
Në Gjirokastër Këshilli Bashkiak miratoi buxhetin për vitin ...
Politikani i majtë grek, Alexis Tsipras shihet si mjeshtër i...
Dy exit-poll të reja bazuar në 100 për qind të votave, sugje...
“Te dashur miq, neser ne ora 11:00 qytetaret shqiptare, me t...
Europarlamentarja Tanja Fajon ka përgëzuar Syrizan greke për...
Gjermania, huadhënësja më e madhe e Greqisë, paralajmëron: A...
Ministri grek I Shëndetësisë, Makis Voridis ka dhënë shenjën...
“Shpresa ka fituar”, shkruan Syriza në llogarinë e vet në T...
Njerëzit po mblidhen përpara godinës së parlamentit në Greqi...
Partia e radikalëve të majtë në Greqi, Syriza duket se po sh...
Rezultatet e exit-poll-it të parë, sondazhit të kryer në Gre...
Artan Shkreli është bashkëarkitekt I betonizimit të Tiranës....
Kandidati i vetëm në garën për drejtues të lëvizjes “Vetëven...
Dy autorët e dyshuar të plagosjes së një shtetasi nga Kosova...
Banorët e fshatit Bilaj në Krujë, kanë arritur jo vetëm të z...
Të paktën 10 persona janë vrarë në përleshjet mes policisë d...
Holly dhe Dan Ritchie kanë qenë të martuar për 7 vjet, por n...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Administrata Tatimore po vijon pagesat për kompensimin e t...
Paga mesatare mujore bruto në vend ishte 84 mijë lekë në v...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...