Gjermani/Lideri i Pegidës jep dorëheqjen, shtypi i nxori foton ku pozonte si Hitleri
Kreu I lëvizjes antiislamiste në Gjermani, Pegida, Lutz Bach...
Qeveria gjermane ka paraqitur raportin e miigracionit për vitin 2013. Ai tregon se kush ka ardhur nga ku në Gjermani dhe kush është larguar. “Pegida” duhet të mbetet e çuditur, mendon Felix Steiner.
Kur në mbrëmje në rrugët e Lajpcigut të protestojnë sërish mijëra qytetarë kundër gjoja “islamizimit të Perëndimit”, u duhet hedhur para këmbëve raporti i fundit të qeverisë gjermane për migracionin, dhe kur të pengohen t’i hedhin sytë në shifrat e tij. Dihet se leximi të zgjeron njohuritë.
E bukura në raportin prej 312 faqesh të Entit federal për Migracionin dhe Refugjatët është se ai rreshton me akribi një sërë shifrash, por pa bërë vlerësime. Akuza se statistika është një produkt i “shtypit të gënjeshtërt”, apo i ndonjë manipulimi tjetër, nuk qëndron në këtë rast. Këto shifra janë të pagabueshme.
Statistikat hedhin poshtë paragjykimet
Ka ndonjë shifër, që ushqen me siguri klishetë e rrugëve të Gjermanisë dhe të tavolinave të pijetoreve. Por disa të dhëna janë befasuese për shumë fanatikë. Edhe pse nuk është aspak fjala për zhvillime të reja. Nga çfarë vendi vjen për shembull grupi më i madh i emigrantëve në Gjermani? Nga Turqia? Kosova? Afganistani? Kjo mund t’u vinte për shtat paragjykimeve të zakonshme. Jo krejt gabim. Nga Polonia vjen kontingjenti më i madh nacional, në fakt që nga viti 1996. Për probleme integrimi, apo krijime getosh nga polakët nuk kemi dëgjuar gjë, pavarësisht nga madhësia e grupit. Kjo shifër duhet t’i gëzonte më shumë ipeshkkvitë gjermane sesa shoqatat e xhamive islame. Shumica e polakëve janë katolikë besnikë dhe paguajnë pa dyshim kontributin financiar për kishën.
Tre të katërtat e emigrantëve në Gjermani vijnë nga Evropa. Rumania, Bullgaria, Hungaria, Italia, Greqia, Rusia dhe Spanja vijnë pikërisht në këtë renditje pas Polonisë, si vendet kryesore të origjinës së emigrantëve. Të gjitha kombe kryesisht të krishtera. Është e drejtë se statisticienët e llogarisin edhe Turqinë në Evropë. Por pikërisht Turqia është një nga dy vendet, në drejtim të të cilave më shumë janë larguar njerëz prej Gjermanisë sesa anasjelltas. Islamizimi i Gjermanisë në front të gjerë bie pra poshtë një herë për një herë.
Megjithatë është e saktë edhe se migracioni në Gjermani po shtohet. Rreth 430.000 vetë më shumë kanë ardhur në Gjermani se sa janë larguar. Për këtë ka dy arsye të thjeshta. Nga njëra anë numri i azilkërkuesve ka pësuar rritje të hovshme, nga ana tjetër Evropa Juglindore vuan nga një krizë masive ekonomike. Ndryshe nga më parë, askush nuk do të shkojë në vendet e ngrohta të Mesdheut. Përkundrazi, të rinjtë që andej vijnë në Gjermani.
Gjermania ka nevojë për emigrantë
Megjithatë askush nuk duhet të shqetësohet se Gjermania mund të mbipopullohej. Përfitimi prej emigrimit të 430.00 vetëve relativizohet fort duke patur parasysh numrin e lartë të vdekshmërisë prej gati 200.000 vetësh. Dua të them se për shkak të strukturës së moshës së njerëzve, që jetojnë në Gjermani, vendi ka një nevojë urgjente për emigracion, nëse do që ta ruajë nivelin e mirëqënies së tij. Sepse më së voni pas dhjetë vjetësh, kur brezi i viteve me nivel të lartë nataliteti, i pesëdhjetëvjeçarëve të sotëm të ketë dalë në pension, Republika Federale e Gjermanisë do të vuajë nga një defiçit masiv i fuqisë punëtore.
Gjermania duhet të marrë masa për rastin, nëse Evropa jugore e ka kapërcyer deri atëherë krizën e saj. Vetëm arsyet humanitare, si në rastin e refugjatëve, apo bashkimi familjar nuk mund të jenë kriteret e vetme të përzgjedhjes, që emigrantët të marrin këtu leje qëndrimi ose pune. Edhe pse shumë gjermanëve kjo ende mund t’u duket befasuese: Një ligj imigracioni, që përcakton se për çfarë njerëzish e me çfarë kualifikimesh ka nevojë urgjente Gjermania, do të ishte një mënyrë e mirë për të siguruar të ardhmen ekonomike të vendit. Dhe një koncept të tillë politika duhej të ishte në gjendje ta mbronte përballë demonstruesve në rrugët e Gjermanisë.
Kreu I lëvizjes antiislamiste në Gjermani, Pegida, Lutz Bach...
Zëvendëspresidenti I Komisionit Europian, Frans Timmermans p...
Grupi Italian I naftës, Eni ka paralajmëruar se çmimi I naft...
(Tundimi për më shumë ndërhyrje dhe kontroll shtetëror në t...
Në kohë të ndryshme, por pak a shumë e njëjta shenjë. Edi Ra...
“Papa Françeskut i dhurova një kristal të nxjerrë në thellës...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur i revoltua...
Ditët e fundit qyteti i Korçës është u trondit nga lajmi se,...
Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, të cilët dysho...
Ish-kryeministri I Kosovës dhe kryetar i PDK-së, Hashim Thaç...
Djali i ish-kryeministrit të vendit, Shkëlzen Berisha publik...
Mitt Romney do të marrë nga Universiteti Shtetëror në Missis...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar menjëherë përmes...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Dem...
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden la të kuptohej se mun...
Qeveria shqiptare ka marrë sot, kur shënohen 4 vjet nga trag...
Dënimi i dy oficerëve të policisë turke në lidhje me vdekjen...
Partia Demokratike lajmëron aksionin e parë qytetar dhe i bë...
Gjykata e Tiranës dënon me nga 25 vite burg vëllezërit Jetmi...
Sot është përvjetori i katërt i ngjarjeve të 21 Janarit dhe ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...