Video/Çfarë ndodh kur Edi Rama bën shenja
Në kohë të ndryshme, por pak a shumë e njëjta shenjë. Edi Ra...
(Tundimi për më shumë ndërhyrje dhe kontroll shtetëror në tregun e karburanteve mund të jetë i parezistueshëm tani. Propozimet po vijnë nga të gjitha anët. Nga ngritja e Enteve e deri tek kontrolli i çmimeve. Por në vend të zgjidhjes, kjo mund të shndërrohet në një problem edhe më të madh)
Sa herë që ekonomia është në vështirësi, populistët lulëzojnë. Në fakt pikërisht tani në ekonominë shqiptare është e vështirë të gjesh ndonjë gjë që shkon mirë, por ajo që ka marrë vëmendjen kryesore të publikut javët e fundit është debati për çmimin e naftës. Në gjithë këtë histori ka një të vërtetë të pakontestueshme. Shqiptarët po përfitojnë nga rënia e çmimit të naftës, shumë më pak se shumica dërrmuese e qytetarëve në botë. Arsyeja sipas etatistëve që përgjithësisht gjenden në të majtë është tregu i lirë. Edhe pse numrat thonë se shkaku kryesor është një tjetër, për ta djalli është tregu dhe vetëm ai. Taksat? Jo. Ato nuk kanë asnjë ndikim.
Progresistët e kanë gjetur shkakun e madje kanë gati edhe zgjidhjen. I pari është tregu, e dyta qeveria. Në çdo rast kjo është receta e tyre e preferuar. Më shumë qeveri për të vendosur kontroll mbi tregun. Madje, tani po propozojnë edhe kontrollin përmes një Enti. Një komision burokratësh me pesë apo shtatë antarë që do mblidhen dhe të përcaktojnë sa duhet të jetë çmimi i naftës në treg. Monopolistët do nënshtrohen, çmimi i naftës do ulet dhe në fund të gjithë do jenë të lumtur. Madje pse të mos e ndërtojmë një Ent edhe për ushqimet? Fundja ato janë edhe më jetike për qytetarët se sa karburanti. Kështu edhe Ministria e Bujqësisë do kishte mundësinë për të realizuar ëndrrën e saj, uljen e çmimit të vezëve në 15 lekë. Pastaj me radhë. Nga një Ent për çdo produkt që shitet në treg dhe abuzimi merr fund përgjithmonë. Zgjidhje e lehtë.
Por ka vetëm një problem. Në vitin 1998, kur filloi të ndërtonte industrinë e telefonisë së lëvizshme, Shqipëria ngriti Entin Rregullator të Telekomunikacioneve. Institucioni duhet të mbronte qytetarët nga abuzimi dhe për këtë ishte pajisur me të gjitha mekanizmat e pushtetit. Por për një dekadë, deri në vitin 2007, Enti i qeverisë që përcaktonte çmimet, u faturoi qytetarëve shqiptarë koston më të lartë në Europë e ndoshta dhe me gjerë për shërbimin telefonik. Një faturë abuzimi ndoshta më e madhe se 1 miliardë dollarë, kur gjithë ekonomia e vendit nuk ishte më e madhe se 10 miliardë dollarë. Pak kohë më vonë, në vitin 2009, një tjetër Ent i qeverisë, ai i energjisë elektrike përmes një manovre tinzare, u grabiti qytetarëve 10 milionë dollarë, duke ulur me dy herë çmimin me të cilin kompania publike KESH i shiste energji privatëve të CEZ.
Morali është i dhimbshëm. Më shumë qeveri, çon në më shumë dhimbje për qytetarët. Pavarësisht ngjyrës, e kuqe, blu, mavi, rozë apo e zezë, burokratët korruptohen. Dhe madje mund ta bëjnë këtë pa patur frikën se do ndëshkohen nga ligji. Ky është korrupsion ligjor. Asnjë nga zyrtarët e Entit të Telekomunikacioneve nuk u akuzua se për një dekadë të tërë i ngarkuan qytetarëve më të varfër të Europës një faturë marramendëse për shërbimet telefonike. Ashtu si askush nga Enti i Energjisë nuk u hetua për manovrën me çmimet mes kompanive. Ata thjesht bënë detyrën sipas ligjit edhe pse përmes saj u pasuruan në kurriz të qytetarëve, të cilët duhet ti mbronin.
Askush nuk mund të mohojë se kompanitë mund ti kapin tregjet dhe të abuzojnë me to duke penguar konkurrencën. Por në pjesën dërrmuese të rasteve këtë e bëjnë, jo përmes suksesit në tregun e lirë, por duke korruptuar zyrtarët apo institucionet publike. Më shumë pushtet për ta vetëm sa do të zgjerojë hapsirat për më shumë abuzim. E vërteta e pamohueshme është se tregu i lirë, ai që sot është nën akuzë, i mbron qytetarët shumë më tepër se burokratët e çdo qeverie në botë. Madje, edhe se qeveritë më të pakorruptuarat në planet dhe sigurisht ajo e Shqipërisë nuk është një ndër to.
Miliarda njerëz në botë janë nxjerrë nga varfëria jo nga qeveritë, por tregu i lirë. Miliona shqiptarë, që vetëm dy dekada më parë jetonin në varfëri eksetreme sot gëzojnë një standard jetesë shumë herë më të mirë, jo sepse qeveritë që i kanë qeverisur ishin të pakorruptuara, por nga tregu i lirë. Historia e ka treguar rrugën. Por sërish progresistët nuk mund të pajtohen dot me të. Ata duan kontroll mbi ekonominë për të përmirësuar jetesën e qytetarëve, edhe pse gjithmonë përmes kontrollit përfundojnë duke e përkeqësuar atë. Thjesht problemi nuk është tregu, por vetë institucionet.
Në kohë të ndryshme, por pak a shumë e njëjta shenjë. Edi Ra...
“Papa Françeskut i dhurova një kristal të nxjerrë në thellës...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur i revoltua...
Ditët e fundit qyteti i Korçës është u trondit nga lajmi se,...
Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, të cilët dysho...
Ish-kryeministri I Kosovës dhe kryetar i PDK-së, Hashim Thaç...
Djali i ish-kryeministrit të vendit, Shkëlzen Berisha publik...
Mitt Romney do të marrë nga Universiteti Shtetëror në Missis...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar menjëherë përmes...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Dem...
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden la të kuptohej se mun...
Qeveria shqiptare ka marrë sot, kur shënohen 4 vjet nga trag...
Dënimi i dy oficerëve të policisë turke në lidhje me vdekjen...
Partia Demokratike lajmëron aksionin e parë qytetar dhe i bë...
Gjykata e Tiranës dënon me nga 25 vite burg vëllezërit Jetmi...
Sot është përvjetori i katërt i ngjarjeve të 21 Janarit dhe ...
Këto mund të duken si banesa normale, por në fakt ato janë k...
Franca do të krijojë 2680 vende të reja pune e do të shpenzo...
Instituti i Shëndetit Publik ka ulur pagat e punonjësve të s...
Gjykata e Rrethit Fier ka dhënë masën e sigurisë “arrestit ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...