web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi në Vatikan/ Jahjaga: I dhurova Papa Franceskut një kristal nga Trepça

21 Janar 2015, 16:51, Aktualitet CNA

?Papa Françeskut i dhurova një kristal të nxjerrë në thellësi 900 metra nga Trepça, me dheun e Kosovës për ta bekuar atdheun tonë të shenjtë?. Kështu shkruan presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në faqen e saj në Facebook, pas takimit që pati në Vatikan me Atin e Shenjtë.

?Në një takim mbi 40 minutësh dhe shumë të përzemërt, Presidentja Jahjaga i shprehu Papa Franceskut mirënjohjen për pritjen duke e vlerësuar si një gjest të besimit dhe të njohjes së përpjekjeve të Kosovës për të forcuar harmoninë ndërfetare si dhe të ambicieve për të jetuar në paqe dhe liri të një shoqërie të qytetarëve?, thuhet në deklaratën e Presidencës. Jahjaga I ka kërkuar Atit të Shenjtë që Vatikani t?u bashkohet shteteve që kanë njohur Kosovën.





Lajmet e fundit nga