web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Edi Rama "nderon" Charlie Hebdo me simbolin e 3 lapsave me ngjyrë

12 Janar 2015, 11:58, Kosova & Bota CNA

E përditshmja britanike ,The Independent i ka kushtuar një hapsirë të vecantë  kryeministrit Edi Rama. ?Kur ju mendoni se keni parë simbolin me lapsa, si një simbol i fjalës së lirë dhe unitetit në prag të sulmeve të Charlie HEBDO , kryeministri shqiptar Edi Rama mban me mjaf delikatatesë në xhepin e tij  tri lapsa?-shkruan The Independent . Politikani që është  vetë një artist dhe shkrimtar, ka ecur në marshimin në Paris duke mbajtur  lapsa blu , të bardhë dhe të kuqe në xhepin e tij të lartë , duke nënkuptuar ngjyrat e flamurit francez.

Më shumë se tre milionë njerëz morën pjesë në protestë, duke përfshirë 40 udhëheqës botërorë që lidhen duart para mbështetësve.

?Parisi është kryeqyteti i botës së sotme, e cili pa pjesëmarrjen më të lartë në historinë e vendit ?-tha lideri francez Francois Hollande.

Presidenti Hollande theksoi se ajo u organizua me shpresën për të treguar se terrorizmi nuk do të tolerohet dhe se liria nuk mund të grimcohet , pas sulmeve në revistën Charlie HEBDO dhe një supermarket.





15:36 Kosova & Bota

Një vit divergjencash

Në vitin e ardhshëm, “divergjenca” do të jetë një temë kryes...

Lajmet e fundit nga