Votimi farsë - referendumi në Kataloni
Këtë të dielë separatistët katalanë denigruan demokracinë. T...
Nobelisti i Paqes, Mihail Gorbaçov, e akuzon Perëndimin, e sidomos SHBA-në, se nuk i kanë mbajtur premtimet e tyre pas vitit 1989.
Mihail Gorbaçovi, ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, i cili gjendet në Gjermani për veprimtaritë kushtuar rënies së Murit të Berlinit drejtoi akuza të rënda kundër Perëndimit. “Bota është në prag të një lufte të re të Ftohtë. Disa madje thonë se ajo ka filluar tashmë.” – tha ai të shtunën gjatë një debati në lidhje me konfliktin e Ukrainës. Nobelisti i Paqes e akuzoi Perëndimin, e veçanërisht SHBA-në, se nuk i kanë mbajtur premtimet e tyre pas vitit 1989.
Gorbaçovi pritet sot (10.11) nga kancelarja Angela Merkel. 83-vjeçari tha se do të shkojë tek kancelarja si përkrahës i kreut të Kremlinit Vladimir Putin.
Dështim i Evropës perëndimore
Mihail Gorbaçovi
“Politika evropiane dhe ndërkombëtare ka dështuar në rinovimin e strukturave në një botë të globalizuar, pas Luftës së Ftohtë. Ne duhet të pranojmë se ne që nga krijimi i kushteve të reja në fillim të këtij shekulli, kurrë nuk kemi qenë në një mjedis kaq të tensionuar dhe të rrezikshëm. Gjakderdhja në Evropë dhe Lindjen e Mesme në sfondin e prishjes së dialogut mes fuqive të mëdha – është shkak për brengosje të madhe, ne jemi në prag të një Lufte të re të Ftohtë, dhe disa thonë madje se ajo tashmë ka filluar ” – tha ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov.
Moska nuk merrej seriozisht
Për një kohë të gjatë Perëndimi ndjehej fitimtar mbi Bashkimin Sovjetik dhe Moska nuk merrej seriozisht si një partner i plotë. Kjo sjellje tani po hakmerret në krizën e Ukrainës. Vetëm tani që Putini ka nisur një kurs të rrezikshëm dhe të suksesshëm konfrontimi me Europën, ai po trajtohet si njeri i të njëjtit nivel. BE-ja duhet t’i sinjalizojë Moskës se e ka kuptuar mesazhin. Nga ana tjetër, Putini duhet t’i rikthehet përsëri politikës konstruktive. Pas kësaj kriza aktuale mund të jetë pikënisje për një bashkëpunim të ri, të barabartë. – shkruan gazeta Stuttgarter Zeitung.
Kufiri ndarës i Evropës
Hans-Dietrich Genscher
Edhe ish-ministri i Jashtëm gjerman Hans-Dietrich Genscher, tha në një intervistë me Deutsche Wellen: “Ekziston një shqetësim i madh, për shkak se sipas mendimit tim nga shanset dhe mundësitë që ofroi viti 1989-1990, nuk u bë ajo që mund të bëhej. Asokohe ne u përpoqëm për të krijuar një Evropë të re. Sot, unë nuk jam i sigurt nëse ne të gjithë në lindje dhe në perëndim e shohim këtë gjë kështu. A nuk ka shumë vetë në perëndim që thonë se kjo nuk i dha fund ndarjes, por se kufiri ndarës u zhvendos nga qendra në kufirin perëndimor të Rusisë. Por te kufiri perëndimor i Rusisë fillon Evropa Lindore dhe jo Azinë Prändimore. Kjo do të thotë se ne duhet të investojmë energji të reja në përpjekjet që të mbajmë Evropën të bashkuar dhe që Karta e Parisit e vitit 1990, për shtëpinë e përbashkët evropiane, si thotë Gorbaçovi, të mund të bëhen realitet. Ne kemi nevojë për një fillim të ri. Ne kemi përsëri nevojë për të ringjallur këtë arritje të madhe, këshillin NATO-Rusi. “
Këtë të dielë separatistët katalanë denigruan demokracinë. T...
Rindërtimi i Lindjes thuajse është kryer. Në shumë fusha lan...
Dita e shekullit, dita e gjermanëve. Kjo e shumë më tepër se...
Rreth 150 studentë kurdë u mbajtën rob dhe u torturuan për m...
Franca dhe Italia janë bërë problem ekonomik për Evropën. At...
Fitorja zgjedhore e republikanëve do ta thellojë më tej poli...
Në SHBA, republikanët kanë marrë vende të mjaftueshme në zgj...
Ishte një moment madhështor i historisë së Gjermanisë: një f...
Sipas Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gati 15 mijë luftëta...
Vazhdon akoma beteja kundër virusit vdekjeprurës Ebola, i ci...
Luftëtarja kurde, e cila u bë vajza e posterave si simbol i ...
Në muajt e fundit ka rënë dukshëm çmimi i naftës. Kjo dëmton...
Në fund të mandatit të tij Presidenti i BE kritikon edhe një...
Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës takohet për Pl...
Deputetët e Bundetagut injorojnë shumë zëra të mjekësisë pal...
Pse u rrëzua në korrik, mbi Ukrainën Lindore një avion pasag...
Në Barcelonë demonstrojnë sërish dhjetëra mijëra vetë për pa...
Qeveria gjermane ka korrigjuar prognozat ekonomike. Berlini ...
Policia në vendet e Bashkimit Europian po përpiqet që nga e ...
As shtimi i sulmeve ajrore të SHBA nuk e ka ndalur përparimi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...