Koalicion i madh kundër terrorit
59 shtete nga Amerika, Evropa, Lindja e Mesme dhe Azia duan ...
Një ligj i ri synon t’u lehtësojë të huajve pa leje qendrimi, qendrimin në Gjermani nëse janë në gjendje të mbajnë veten. Të tjerët i presin kohë të vështira. Kush ka kryer akte penale mund të dëbohet më lehtë.
Qeveria gjermane duket se kërkon tani të zbatojë shpejt reforma në të drejtën për të huajt. Fjala është për trajtimin e të huajve të cilët qendrojnë në Gjermani pa leje zyrtare. Ministria e Brendshme i paraqiti të mërkurën (03.12.2014) kabinetit një projektligj, me të cilin synohet të garantohet një e drejtë qendrimi në rastet e “integrimit të vazhdueshëm”. Projektligji, siç u bë e ditur nga qarqe të ministrisë, do të ketë edhe një sërë kushtesh që lidhen me dhënien e lejes së qendrimit: personat duhet të jenë prej tetë vitesh në Gjermani, të mund ta përballojnë vetë jetesën dhe të flasin mjaftueshëm mirë gjermanisht. Për prindërit mjafton të kenë kaluar gjashtë vjet në Gjermani. Ndër kushtet bën pjesë edhe pranimi i sistemit politik të Republikës Federale dhe respektimi i ligjeve. Edhe ardhja në Gjermani e familjarëve të refugjatëve, që plotësojnë këto kushte, mund të lehtësohet.
Ligji për shumë të huaj pa leje qendrimi përbën megjithatë një ashpërsim të ndjeshëm të situatës së tyre. Veçanërisht atëherë kur nuk kanë qendrim bashkëpunues apo kanë shkelur ligjet. Shumë prej tyre e kundërshtojë dëbimin nga Gjermania duke fshehur identitetin e tyre. Në këto raste autoritetet kanë të drejtë të kontrollojnë llogaritë e postës elektronike, telefonët mobilë apo të dhënat në kompjuter, për të zbuluar identitetin e vërtetë të refugjatit. Për refugjatët që kanë tashmë të drejtë qendrimi, do të bëhet më i lehtë dëbimi nëse për p.sh. ndaj tyre është dhënë një masë dënimi me heqje lirie ose për të rinjtë, prej të paktën një viti, apo kur klasifikohen si rrezik shtetëror.
Ndryshimi i së drejtës së qendrimit synon të zbusë diskutimin për refugjatët
Nga efektet pozitive të projektit të reformës, thuhet në qarqet e ministrisë, do të përfitojnë disa dhjetëra mijëra të huaj me duldung. Aktualisht në Gjermani janë rreth 150.000 të huaj pa një leje të vlefshme qendrimi. Rreth 30.000 njerëz të këtij grupi janë prej më shumë se tetë vjetësh në Gjermani dhe mund të përfitonin nga rregulli i ri, me kusht që të plotësojnë katalogun e gjatë të kritereve. Se sa është numri i atyre që do të preken nga paragrafët e ashpërsuar të ligjit, është e paqartë.
Projektligji i qeverisë gjermane nisi në sfondin e numrit në rritje të refugjatëve. Në partinë e kancelares Angela Merkel ka shqetësim për faktin që në të njëjtën kohë numri i dëbimeve ka mbetur në vend, rreth 10.000. Zëdhënësi për politikën e brendshme të grupit parlamentar të Unionit, Stephan Mayer, citohet nga agjencia e lajmeve Reuters me fjalët: “Ky numër është pa dyshim shumë i vogël.” Rregulli i ri është për të një “ekuilibër i mirë mes butësisë dhe ashpërsisë”. Por shërbimi i Jezuitëve për Refugjatët (JRS) përpiqet të zbusë shqetësimin për numrin e refugjatëve në Gjermani. “Vetëm 1% e gjithë refugjatëve në mbarë botën vijnë në Evropë”, thekson drejtori i Shërbimit për Refugjatët, prifti Frido Pflüger. Këtë vit në Gjermani kanë ardhur 140.000 refugjatë. “Kjo nuk e sforcon një vend të pasur si Republika Federale.”
Kritika ndaj ashpërsimit të situatës së refugjatëve
Opozita e ka kritikuar ashpër projektligjin nga Ministria e Brendshme. Politikani i gjelbër Volker Beck, përgjegjës për politikën e brendshme, foli për një “politikë të kulaçit dhe kërbaçit në ministrinë e de Maizière”. Kolegia e tij në komisionin për politikën e brendshme të Bundestagut, Ulla Jelpke nga partia “E Majta” është e zhgënjyer me imazhin e njeriut që dallon në projektligj: “Kush është i dobishëm dhe nuk shkakton kosto mund të qendrojë. Kjo është përbuzëse për dinjitetin njerëzor.” Jelpke sheh një ashpërsim të qartë të situatës pasi janë shumë të paktë refugjatët të cilët mund të vijnë në Gjermani pa shkelur asnjë rregull. Problematika e hyrjes së ligjshme është edhe për UNHCR shkak për shqetësim. Në një deklaratë të saj organizata e OKB-së paralajmëron për një shtim masiv të burgosjeve të refugjatëve.
59 shtete nga Amerika, Evropa, Lindja e Mesme dhe Azia duan ...
Para bisedimeve të reja për Ukrainën në Minsk, Presidenti fr...
Ankaraja shpreson për impulse të reja në marrëdhëniet Rusi-T...
Prodhimi i naftës i ka zhvendosur kohët e fundit edhe raport...
Ku marrin fund ambiciet e politikës së jashtme ruse? Me sa d...
Presidenti i SHBA, Barack Obama ka mbërritur në Brisbane për...
Një grup myslimanësh u ftuan të faleshin dje në Katedralen K...
Greqia, Qiproja dhe Egjipti duan të bashkëpunojnë më ngushtë...
Nobelisti i Paqes, Mihail Gorbaçov, e akuzon Perëndimin, e s...
Këtë të dielë separatistët katalanë denigruan demokracinë. T...
Rindërtimi i Lindjes thuajse është kryer. Në shumë fusha lan...
Dita e shekullit, dita e gjermanëve. Kjo e shumë më tepër se...
Rreth 150 studentë kurdë u mbajtën rob dhe u torturuan për m...
Franca dhe Italia janë bërë problem ekonomik për Evropën. At...
Fitorja zgjedhore e republikanëve do ta thellojë më tej poli...
Në SHBA, republikanët kanë marrë vende të mjaftueshme në zgj...
Ishte një moment madhështor i historisë së Gjermanisë: një f...
Sipas Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gati 15 mijë luftëta...
Vazhdon akoma beteja kundër virusit vdekjeprurës Ebola, i ci...
Luftëtarja kurde, e cila u bë vajza e posterave si simbol i ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...