NSA paralajmëron: 'Sulme të tjera në Europë'
Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SH.B.A, paralajmëron sulme ...
Deputeti Strazimiri denoncon emërimet kriminale të Edi Ramës. ?Drini Bello ishte konsulli shqiptar në Romë dhe u largua nga Italia në vitin 2003, si ?non grata? pasi policia e vendit fqinj e survejonte për trafik droge e armësh. Vëllai i tij u kap dhe u dënua në Itali për trafik droge. Sot Bello është shefi i SHKB për Tiranën. Sekretari i Përgjithshëm i Edi Ramës, ka qënë avokati i cështjes në Itali. Në kuadrin e ?reformimit? të administratës shtetërore, dhe të ?rrugës së mbarë drejt Evropes? në të cilën po ecka vendi, Edi Rama dhe banda që sot drejton shtetin vazhdon të promovoje dhe të emëroje në pozicione kyce elemente me të kaluar kriminale.
Dhe me sa duket, meqënëse ?po shkojmë drejt Evropës?, kriminelët e emëruar zgjidhen me ?eksperience kriminale? evropiane? Kështu: Në vitin 2003, me kërkesë të shtetit italian, u largua nga detyra e konsullit shqiptar në Romë, Drini Bello. Ai survejohej gjatë gjithë kohës nga policia, pasi kishte dyshime të vazhdueshme për përfshirje në trafik droge dhe armësh, duke shfrytëzuar imunitetin diplomatik dhe faktin se makina e tij ishte e mbrojtur me targa CD.
Në përfundim të operacioneve të saj, policia italiane arrestoi vëllanë e konsullit, i cili edhe u dënua për trafik droge, ndersa konsulli Drini Bello i shpallur ?persona non-grata?, u shkarkua nga autoritetet tona. Ky rast është një nga skandalet e rënda të diplomacisë shqiptare që mbahet në dosjen e zezë të përfshirjes së funksionarëve tanë të jashtëm në afera e trafiqe. Cfarë ka ndodhur me ish konsullin? Me Edi Ramën, Drini Bello është rilindur sigurisht. Sot ai është shefi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për Tiranën, në strukturat e Ministrisë së Brendshme, me detyrën e mbikqyrjes së policëve shqiptarë që ?.të mos merren me drogë e trafiqe të paligjshme? Sipas standarteve të emërimeve të Edi Ramës, ky person ka pikërisht atë cka i duhet, ka lidhjet që i duhen, ka të shkuarën që i duhet, për të ushtruar këtë funksion kaq të rëndësishëm në policinë e shtetit. Caktimi në poste kyce i personave të lidhur me trafikun e drogës, është bërë sipas një skeme gjakftohtë e të mirëmenduar. Secilit vendin e tij, sipas llojit të krimit ku ka qënë më parë i përfshirë. Ky pra është inkriminimi.
Raste flagrante si këto e bëjnë të domosdoshëm dekriminalizimin dhe pastrimin e Policisë, të administratës, të Politikës. Por kjo kërkon vullnet. Për fat të keq, vullneti i Kryeministrit është në anën e kundërt, në afrimin e trafikantëve, kriminelëve, në frymëzimin e tyre, në ndarjen e pushtetit me ta, dhe në caktimin e tyre në poste kyce. Për ish-konsullin e përfshirë në skandalin e trafikut të drogës dhe armëve me makinën e tij CD, dhe që përdorte edhe konsullatën si bazë, si burim i vlefshëm informacioni për ?të painformuarin? kryeministër, mund të shërbejë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaci. Ai do t?i japë më shumë informacion, pasi ka qënë jo vetëm dëshmitar i ngjarjes, por avokat i vëllait të konsullit që u kap dhe u dënua nga drejtësia italiane për trafik droge.? Përfundon deklarata e deputetit të Partisë Demokratike Gent Strazimiri.
Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SH.B.A, paralajmëron sulme ...
Nga Spartak NGJELALord, what fools these mortals be! — O Zot...
Elvi FUNDOPolitika dhe krimi në Shqipëri janë të lidhura si ...
Policia bën me dije se në bashkëpunim me OSHE janë kryer 491...
Të paktën 19 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plago...
Më në fund po shuhen flakët në tragetin italian ‘Norman Alt...
Mësohet se është djegur një banesë në katin e 3 të një ndërt...
Ndoshta nuk e keni vënë re kurrë misterin e personazhit të a...
Bëhet fjalë për Hayat Boumeddiene, të fejuarën e terroristit...
Renaulti është duke krijuar një version të ri të makines së ...
Zv.kryeminstri Niko Peleshi , përmes një postimi në facebook...
Ish-Kryeministri i Kosovës, aktualisht ministër i Jashtëm, H...
Sot në qytetin e Matit është arrestuar shtetasi Agim Hoxha, ...
Kryetar, une qe po te shkruaj jam Populli.Te them te drejten...
Policia e Hamburgut ka njoftuar sot për një zjarrvënie të që...
Pak pas mesnate, rreth orës 1:30 mësohet se u janë vënë flak...
Arrestohet sot në qytetin e Vlorës i kërkuari Arsi Dajlani, ...
Policia është për të dytën natë rradhëzi në të gjitha akset ...
Policia e Tiranës arrestoi pak minuta më parë dy personat e ...
Nga Kastriot MYFTARAJNuk është e vështirë që të kuptohet se ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...