Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
(Ekonomia shqiptare ka rënë në një periudhë të gjatë lëngate, me norma stanjative rritjeje. Tani rreziku është që ekonomia e depresuar të kthehet në normalitetin e ri)
Rikthimi i rritjes ekonomike në terren pozitiv mund të ketë zgjuar optimizëm në sipërfaqje, por e vërteta është se numrat e tremujorit të tretë vetëm sa konfirmuan atë që qytetarët e ndjejnë prej kohësh; krizën. Çështja e thjeshtë. Që një ekonomi të rritet, rritja duhet të vijë nga diku. Por pikërisht tani të gjithë sektorët e ekonomisë duken të gjunjëzuar dhe në pafuqi për t’u ringritur. Prodhimi industrial, treguesi kyç i vitalitetit të një ekonomie është në trend të fortë ngadalësimi, bujqësia duket e pafuqishme për të gjeneruar rritje, ndërsa ndërtimi, përtej lojës sezonale që bëjnë shifrat, është tashmë një histori e mbyllur.
Në tremujorin e tretë varka e shpëtimit për ekonominë ishin shërbimet, përkatësisht rritja e jashtëzakonshme e tregtisë. Si asnjëherë tjetër më parë, sektori i tregtisë dhe aktivitetet e lidhura me të, u rritën në rend dyshifror duke gjeneruar më shumë se gjysmën e shtesës totale në Prodhimin Kombëtar. Por edhe pse një pjesë e saj është ndikuar ndoshta nga një ecuri më e mirë e turizmit, është naive të mendosh se aktiviteti tregtar mund të mbajë barrën e ringritjes ekonomike të vendit. Dy degët e tjera të shërbimeve, transporti dhe posta duken tashmë të maturuara. Ndërsa zëri i fundit i shërbimeve, ai që quhet si grupi i shërbimeve të tjera, më shumë se krijues i mirëqënies është konsumator i saj. Këtu përfshihet administrata publike, spitalet, arsimi dhe tregu financiar.
Gjendja apatike e sektorëve kryesorë dëshmon se ekonomia ka probleme të thella strukturore. Nga ana tjetër rritja prej 3.3 për qind në tremujorin e tretë më shumë se një gjallërim real i aktivitetit ekonomik është rezultat i një efekti statistikor. Një vit më parë në të njëtën periudhë Prodhimi Kombëtar u deklarua i tkurrur me 2 për qind. Kur baza e krahasimit është e ulët, krijohet i ashtuquajturi efekti i mbivlerësimit që në periudhën pasardhëse çon në një rritje statistikore më të madhe. Por këto deformime të përkohshme nuk mund të adresojnë kërcënimin më të madh që ka aktualisht ekonomia: rënien e saj në një periudhë të gjatë lëngate, me norma të papërfillshme rritje.
Vite më parë një skenar të tillë nuk mund ta çonte nëpër mend askush. Por tani rreziku që ai të materializohet është më shumë se evident dhe në rritje. Ky është viti i tretë me radhë kur ekonomia regjistron rritje stanjative, rreth nivelit 1 për qind. Gjasat janë që viti aktual të mos jetë më i mirë. Eurozona po rrëshqet sërish në reccesion, duke shtuar presionin nga ambienti i jashtëm. Nga ana tjetër, problemet e thella strukturore të ekonomisë mbeten të pazgjidhura, ndërsa rritja e taksave për të dytin vit me radhë mund të dekurajojë edhe më shumë konsumin dhe investimet e sektorit privat. Kjo në një kohë kur si politika fiskale ashtu dhe ajo monetare janë të ezauruara tashmë. Përballë nevojës për të tërhequr stimulin qeveria nuk ka më mundësi të kompesojë hendekun e kërkesës private, ndërsa përdorimi i politikës monetare për të nxitur kërkesën tashmë është faktuar si një përpjekje e dëshpëruar. Vitet kalojnë njëri pas tjetrit dhe rreziku që ekonomia e depresuar të kthehet në normalitetin e ri të Shqipërisë, rritet në proporcion. Kjo edhe për një arsye tjetër: e cila lidhet me të ashtuquajturat dëmet afatgjata të krizës.
Vetëm 6 apo 7 vjet më parë, makroekonomia ishte një subjekt shumë i ndryshëm nga ai që është sot. Para krizës financiare, ajo dominohej nga mendimi se rritja afatgjatë e një ekonomie ishte e përcaktuar dhe politikat kishin vetëm një detyrë; të reduktonin luhatjet e përkohshme të saj duke ruajtur stabilitetin e çmimeve. Me fjalë të tjera rritja afatgjatë e ekonomisë merrej si e mirëqenë. Por sot ky mendim ka rënë. Kriza e ka bërë të qartë se ajo që ndodh në afatshkurtër, ndikon fort trajektoren afatgjatë të rritjes ekonomike. Për të përmbysur pak Keynesin, nëse vdes sot nuk ka më të nesërme.
Përpara vitit 2008, të gjithë, përfshirë edhe konservatorët e FMN-së, vlerësonin se ekonomia shqiptare do të rritej me 5-6 për qind në vit, të paktën edhe për dy dekadat e ardhshme. Por, koha provoi se të gjithë ishin gabim. Ritmet 6 për qind të rritjes sot i përkasin së shkuarës. Tani rreziku është që Shqipëria mund të shndërrohet në ekonominë e 1%. Ashtu ngadalë, tremujor pas tremujori.
Klodian Tomorri
Atentatet brutale të terroristëve islamistë në Francë kanë ...
Duke parë avancimin me ritme të shpejta të teknologjisë, e g...
Paraditen e sotme në qytetin e Tiranës gjatë një kontrolli r...
Pas vetëm tre vjet jete qe nga koha e lindjes se shërbimeve ...
Kanë pushtuar popuj me miliona banorë, por kanë qenë rob i n...
Instagram është rrjeti social me rritjen më të shpejtë nga t...
“Kur shpif ndaj tjetrit, thua gjëra që i ke bërë apo je në g...
Amazon ka bërë dërgesa prej 5 miliard njësish dhe produktesh...
Ndahet nga jeta regjisori i njohur italian Francesko Rosi. K...
Ish-ministri i Financave dhe aktualisht deputet i Partisë De...
Prokuroria e qytetit të Vlorës con në akuzë 3 ish-drejuesit ...
Sot në lagjen e Kombinatit në Tiranë është aksidentuar një g...
Ish presidenti Alfred Moisiu u nderua nga bashkia Corovodë m...
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me kreun e OSHE ...
“Jam sot këtu për një mesazh të shkurtër. Dua t’i bëj të dit...
Zv.kryeministri Niko Peleshi inspektoi sot punimet në rrugën...
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka de...
“Elektra” e Sofokliut do të flasë shqip në teatrin “Aleksand...
Eksperti për sigurinë Ilir Kulla, në një intervistë ekskluzi...
Mbas Kryeministrit, Ministria e Shëndetësisë konfirmon filli...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...