Debati për zonat e mbrojtura/ Rasti Ria Formosa dhe Revolucioni Portugez i Turizmit
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Pascal Boniface
Drejtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë
Bilanci i vitit 2014 nuk është aspak ngazëllues. 2014 ishte një vit gjeopolitik shqetësues. Kemi patur më shumë lajme të këqia se sa dritë shprese. Konfliktet që u shfaqën në vitin 2014 do të duhet të menaxhohen në vitet e ardhshëm
Kriza ukrainase
Kriza ukrainase, si dhe përballja që e pasoi, midis Perëndimorëve dhe Rusisë, janë në mënyrë të pamohueshme pikat më shqetësuese të vitit që shkoi. Një ndryshim territorial i paligjshëm: u ndërhy në Evropë me aneksimin e njëanshëm të Krimesë nga qeveria ruse. Ky nuk është sigurisht ndryshimi i parë territorial në Evropë: pas një ndërhyrje ushtarake, Kosova fitoi pavarësinë e saj në vijim të një konflikti të armatosur, por ajo nuk u pushtua nga një fuqi e NATO-s. Sot jemi në një situatë e cila para së gjithash qëndron si një rezultat i luftës së ftohtë: Perëndimorët dhe rusët nuk kanë arritur të gjejnë mënyrën të mbajnë marrëdhënie të normalizuara.
Nuk do të mundet megjithatë të qëndrojmë përjetësisht në këtë situatë sepse Ukraina rrezikon të zhytet akoma më tepër në krizë dhe do të duhet që dikush të rregullojë notën. Rusia dhe Perëndimorët janë në detyrimin të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre, por në mënyrë paqësore dhe në barazi. Thelbësore është që Moska të shihet si një partnere dhe jo si i munduri i luftës së ftohtë, dhe që ajo të ndërpresë privilegjimin e zgjidhjeve të forcës.
Konflikti izraelo-palestinez
Konflikti izarelo-palestinez nuk u qetësua gjatë vitit 2014, përkundrazi arriti kulmin me luftën në Rripin e Gazës gjatë kësaj vere, që popullsia civile palestineze e pagoi me çmim të lartë. Ky zjarr i ri ishte dështimi i rrugës së negociatës, sepse ne pamë që bisedimet diplomatike qysh prej vitit 2001, janë për qeverinë izraelite një mjet për të fituar kohë dhe të maskojë vullnetin e saj për të ruajtur mundësisht një pjesë sa më të madhe të territoreve palestineze.
Me të drejtë mund të pyesim nëse komuniteti ndërkombëtar do të vendosë më në fund të lëvizë. Sigurisht që kemi mundur të shohim një valë të njohjes së Palestinës, por derisa Shtetet e Bashkuara nuk do të lëvizin, izraelitët nuk do të ndryshojnë vijën e sjelljes. Ka gjasa që viti 2015 të jetë pesimist.
Mund të synohet që një qeveri izraelite më djathtas të dalë nga zgjedhjet legjislative të marsit 2015. Në afat shkurtër, Izraeli nuk i trembet asgjëje, por kjo rrezikon të jetë mjaft e ndryshme në afat gjatë, për të cilën izraelitët ? sigurisht për fat të keq pakicë ? janë të ndërgjegjshëm.
Viti 2014 shënoi gjithashtu një pikë kulmore në mungesën e popullaritetit për Izraelin. Akoma dhe një herë Shteti Izraelit ka fituar luftën në planin ushtarak, por imazhi i tij në planin ndërkombëtar është përkeqësuar. Thirrjet e antisemitizmit për të shpjeguar degradimin e imazhit të Izraelit nuk përkrahen: një divorc i vërtetë ndodhi midis opinioneve publike dhe qeverisë izraelite. Nëqoftëse qeveritë ende nuk janë ndarë nga kauza e tij, megjithatë dallojmë që mbështetja e tij pranë opinioneve publike po shkrin si bora në diell.
Shkallëzim i tensioneve midis Kinës dhe Japonisë
Gjatë vitit që kaloi patëm frikën e një shkallëzmi të tensioneve midis Kinës dhe Japonisë, nga përplasja e tyre për kontrollin e ishujve Senkaku. Në nëntor megjithatë mundëm të shohim një afrim të favorshëm midis dy palëve, në sajë të mbledhjes së Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik të vëndeve të Azisë dhe Paqësorit (APEC), midis presidentit kinez dhe kryeministrit japonez. Kryeminstri japonez duhet të bëjë kujdes që të mos i nxisë tensionet duke vazhduar projektin e tij të rishikimit të Kushtetutës japoneze dhe nenit të saj nr. 9, gjë që do të rrezikonte të krijonte një rreth vicioz dhe do të sillte rudhje të reja me Kinën, por gjithashtu me Korenë e Jugut.
Lulëzimi i organizatës të Shtetit islamik
Më në fund lulëzimi i organizatës të Shtetit islamik është në mënyrë të pamohueshme një nga pikat qëndrore të vitit 2014: u pagua çmimi i luftës së vitit 2003 kundër Irakut si dhe të luftës civile siriane. Megjithatë duhet të kujdesemi të mos ekzagjerojmë rrezikun që ky grup përfaqëson: ai është një kërcënim për popullsinë e rajonit, por nuk përfaqson një rrezik aq të rëndësishëm për vendet perëndimore. Eshtë e mira që të analizohet në mënyrë më gjakftohtë shtrirja e kërcënimit terrorist./bota.al
Letra e Nasho Jorgaqit: Përgjigje rrëfimit me qen, shkrimtar...
Nga ELTON DONOKORÇË – Sheshi para teatrit “Andon Zako Çajupi...
Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme pritet që të shkojë në...
Produktet teknologjike janë ato të cilët e mbajnë njeriun në...
Shefi ekzekutiv i BlackBerry-t njoftoi të premten se po bash...
Ndonëse Krishtlindjet janë një festë paqeje për të gjithë, p...
Merr një tjetër drejtim hetimi për vjedhjen e Bankës së Shqi...
Samsung ka nisur prodhimin në masë të çipeve të hapësirës 20...
Bashkim Hoxha, avokati i arrestuar rreth dy javë më parë nga...
Enti Rregullator i Energjisë pritet të zyrtarizojë të premte...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ballsh kur një shofer ësht...
Djali i kryebashiakut të Durrësit, Vangjush Dako, është aksi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uroi Krishtlind...
Huawei prezantoi zyrtarisht telefonin inteligjent Ascend GX1...
Kompania kineze Xiaomi, që merret me prodhimin e telefonave ...
Ekspertja politike gjermane, ish-zv/presidente e Bundestagut...
Ndërkohë që Krishtlindja është parë tradicionalisht si një k...
Dosjet e ish-¬Sigurimit të Shtetit duket se do të hapen për ...
ZOTI kishte mare nje vendim, per t’ja bere te njohur njerezi...
Të hapen dosjet, por të mos krijojmë gjueti shtrigash. Kësht...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...