web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Letrat Tarot kanë fuqi hipnotizuese

12 Dhjetor 2014, 10:30, Lifestyle CNA

?Imazhi i letrave Tarot tregon simbolikën, ato letra tregojnë sekretin?, tregon Irina Krutitskaya, një studiuese e historisë së artit dhe pronare e një salloni magjie. ?Në esencë Taro është një sistem konceptesh mbi rregullat e fshehura që kontrollojnë universin dhe jetën e gjithë secilit nga ne?, thotë Krutitskaya.

Me disa përjashtime të vogla, kutia Tarot ka 78 letra, misteri i madh (22 letra) dhe misteri i vogël (56 letra). 22 letrat e misterit të madh janë lerat që ne përdorim. Imazhet e tyre simbolike në të shumtën e rasteve janë të bukura, shumëngjyrëshe dhe ndodhen në zemër të letrave Tarot.

Prototipat e fuqishëm, që janë të ilustruar në këto letra, janë të njohur në kultura të ndryshme. Ata përfshijnë budallain, atë që kërkon të vërtetën me çdo kusht; perandorin, figurën e mashkullit autoritar; hënën, simbolin e intuitës dhe dinakërisë.

Lexuesi i përzien letrat dhe i pret ato në tri pjesë. Më pas i vendos pjesët sërish bashkë dhe merret me letrat që do të lexojë, që janë zgjedhur ndërkohë nga i interesuari?, tregon Krutitskaya.





Lajmet e fundit nga