“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Një biografi e Maks Velos (1)
Ndonëse Maks Velo ka shkruar madje edhe një libër të hollësishëm biografik, ai nuk rrëfen në të veçse kalimthi për origjinën e familjes së tij. Shkaku është se në Dardhë të Korçës, fshatin ku ka lindur i ati i Maksit, nuk ekziston fisi Velo. E thënë shkurt, Maksi nuk ka pasur kushërinj nga babai me mbiemrin ?Velo?, as në Dardhë, dhe as të tillë që të jenë zhvendosur në Korçë, Tiranë apo në qytete të tjera të Shqipërisë. Kjo për faktin se familja e Maks Velos nuk është me origjinë nga Dardha por e ardhur nga Greqia. Për gjyshin e tij nga babai, Velo shkruan në kujtimet e tij: ?Gjyshi im kish qenë sharrxhi në malet e Janinës. Kish pyje të dendur dhe ata prodhonin qereste. Jeta ish e vështirë, në vetmi dhe me një punë të rëndë. Babai më tregonte se kalonte verën te sharrat. Sharrxhinjtë dhe qymyrxhinjtë rronin bashkë.?(Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 112)
Maksi nuk e saktëson se në cilët male pikërisht punonte gjyshi si sharrtar, apo sharrxhi siç thotë ai me një turqizëm. Në malet në veri, në jug, në lindje apo në perëndim të Janinës? Ndonëse Maksi nuk e thotë, kuptohet se puna e sharrtarit, e cila në atë kohë ishte e pandarë nga ajo e qymyrxhiut, ishte një traditë e familjes së tij dhe këtë punë e kishin bërë edhe babai i gjyshit të tij, stërgjyshi i Maksit dhe të parët e tyre. Si ndodhi që në kohën kur banorët e Dardhës, deri edhe ata të cilët kishin pasur si traditë familjare punën e sharrtarit apo të qymyrxhiut, tashmë shkonin në emigracion në Amerikë dhe në Australi, gjyshi nga babai i Maks Velos shkoi të punonte si sharrtar-qymyrxhi në malet përreth Janinës? Këtu qartësisht ka diçka që nuk shkon. Në kohën që gjyshi i Maksit punonte sharrtar në malet përreth Janinës, aq shumë e kishin humbur dardharët traditën e punëve të fshatit, saqë në Korçë tashmë përdorej proverbi ?I bie me sopatën e dardharit? dhe që përdorej për një njeri që e bënte punën me ngut, pa mjeshtëri. Kjo nuk do të thotë se dardharët i bënin të gjitha punët me ngut, pa mjeshtëri, por vetëm punët fshatarake, kjo për arsye se ata tashmë praktikisht qenë shndërruar në qytetarë.
Gjyshi i Maksit nuk ishte një dardhar i cili shkoi të punonte si sharrtar në malet përreth Janinës, por ishte një banor i maleve përreth Janinës të cilit i ndodhi që të shkonte të punonte disa kohë në Dardhë. Atje gjyshi i Maksit hyri kollovar, siç thuhet në Dardhë, domethënë ai u martua me një vajzë vendase, duke mos e marrë nusen në shtëpinë e tij, por duke shkuar ai si dhëndërr të banonte në shtëpinë e nuses. Që gjyshi i Maksit ka qenë një kollovar në Dardhë, kjo kuptohet edhe nga fakti se, ndonëse Maksi ka shkruar shumë për Dardhën, ai nuk flet aspak për shtëpinë e të parëve të tij në Dardhë, se ku gjendet dhe kur është ndërtuar ajo. Dardha është një fshat ku nuk janë shkatërruar shtëpitë e vjetra, por përkundrazi janë rindërtuar dhe mirëmbajtur ato. Familja e Maksit nuk trashëgoi një shtëpi në Dardhë as nga martesa e gjyshit me një vajzë dardhare, për arsye se në atë kohë vajzat që martoheshin merrnin prikë, që ishte një shumë parash, si dhe sende të ndryshme (në Dardhë në atë kohë jepeshin deri edhe sende luksi, si gramafonë). Një sharrtar-qymyrxhi i ardhur nga pyjet e Janinës as që do të guxonte të ëndërronte të martohej me vajzën e një familjeje dardhare, përveçse në rastet kur vajza kishte bërë ndonjë ?të pabërë?, siç thuhej në Dardhë dhe në Korçë, dhe familja pranonte që ta jepte qoftë edhe te një sharrtar-qymyrxhi për të ruajtur në dukje nderin e familjes.
Gjyshi i Maksit mori prikën dhe jetoi në shtëpinë e nuses, por nuk u bë pronar i kësaj shtëpie. Familjet dardhare e ruanin me fanatizëm shtëpinë dhe shumë rrallë ndodhte që ta shisnin edhe kur kishin një problem të madh familjar për zgjidhjen e të cilit u duheshin para.
Një provë e sigurt se familja e Maksit nuk është me origjinë dardhare është ajo se Dardha nuk është fshat vlleh, por shqiptar i pastër, gjë që duket që nga emri i fshatit që është emër shqiptar sa më s? bëhet: ?Dardhë?. Madje unë që kam lindur në qytetin e Korçës dhe që i kam shëtitur mirë ato vise, në vitet tetëdhjetë kam dëgjuar me veshët e mi një plak shtatëdhjetëvjeçar dardhar, i cili duke folur me krenari për një gramafon të madh e të fuqishëm që kishte sjellë nga Amerika babai i tij në vitet tridhjetë tha se kur hapej ai muzika dëgjohej në zonën: ?Ç? përmban Dardhëria?. Duke qenë se rotacizmi, pra ndryshimi i ?n? në ?r? është një dukuri gjuhësore jo më shumë se njëmijë vjeçare, atëherë del se kjo zonë dikur është quajtur Dardhëni.
Maks Velo, nga ana e babait është vlleh dhe këtë gjë ai e ka pohuar vetë tërthorazi. Kur flet për njohjen me studiuesin Theofan Popa, në vitet pesëdhjetë, në Tiranë, Maksi thotë: ?Theofani ishte besimtar i madh, kish bërë seminarin bashkë me Migjenin dhe shkonte çdo të diel rregullisht në kishën e vllehëve, afër bashkisë. Kështu, sa herë shkonim në kishë, takoheshim me Elin dhe Theofanin.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 20)
Nga këto fjalë të Maksit kuptojmë se ai dhe familja e tij frekuentonin kishën e vllehëve në Tiranë. Në Tiranë në atë kohë kishte disa kisha ortodokse. Vllehët ortodoksë, si në Tiranë, ashtu dhe në Korçë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, nuk frekuentonin kishat ortodokse ku shkonin besimtarëte tjerë, por kanë pasur kishën e tyre, të veçantë. Gjyshi i Maksit, Spiroja ishte kucovlleh i ardhur nga malet përreth Janinës. Kucovllehët e Pindit, ndryshe nga vllehët e tjerë, të cilët qenë të vendosur me banim në qytete dhe fshatra, qenë nomadë. Ata jetonin në male me bagëtinë, dhe përveç punës së bariut bënin e shumta edhe punën e druvarit dhe atë të qymyrxhiut, për nevojat e bashkësive baritore. Në Korçë këta vllehë nomadë quheshin nga banorët vendas me një fjalë përçmuese ?sarakaçanë?, që e kishte prejardhjen nga një fjalë turke ?karakaçan?, që në shqip do të thotë ?i arratisur? (ikës), i zi (i nxjerrë jashtë ligjit). Nga fjala ?kaçan? ka dalë fjala ?kaçak?. Turqit i quanin kështu këta vllehë nomadë pasi ata duke qenë se jetonin në malet e larta i shmangeshin pagimit të taksave. Sarakaçanët përbuzeshin deri edhe nga vetë vllehët rezidentë në fshatra dhe në qytete, të cilët nuk bënin martesa me sarakaçanët.
Sarakaçanët shtegtonin me bagëtinë e tyre në vjeshtë në zonat e ulta për të gjetur kullota dhe riktheheshin në male në pranverë. Sipas atyre që tregojnë në Dardhë, gjyshi i Maksit ishte një djalë i ri sarakaçan, i cili e kishte gënjyer prijësin e një bashkësie sarakaçane, duke ia marrë paratë dhe duke mos e furnizuar me qereste për ndërtimin e staneve. Pas kësaj, Spiroja, gjyshi i Maksit, braktisi bashkësinë sarakaçane gjatë një shtegtimi dhe u fsheh në pyjet përreth Dardhës, ku më në fund përfundoi si kollovar.
Është interesante se ndonëse Maksi ka lindur në kryeqytetin e Francës në Paris, dhe ka jetuar gjithë jetën e tij në qytet, në fillim në Korçë e pastaj në Tiranë, në një familjen e një mjeku, megjithatë baza formuese sarakaçane e karakterit dhe e sjelljes së Maksit është shumë e fuqishme dhe madje dominuese te ai. Për këtë është provë ky rrëfim i tij për lojërat e fëmijërisë në Korçë: ?Kam një përshtypje të vagullt por gjithsesi të sigurt, se tërë gungat, vrimat, uljengjitjet, kurrizet, luginat, tërë lektisjet, tërsëllëmat dhe fundosjet e koshiencës sime artistike vijnë nga ashikët. Ashikët janë kocka të vogla lidhëse në nyjet e gjunjëve të deshëve a deleve. Shkonim i kërkonim te kasapët ose i nxirrnim në shtëpi pasi hahej mishi i pjekur. Po blinim dhe me shkëmbime. Shkëmbimet bëheshin me detka, foto artistësh ose pulla. Kish ashikë të mëdhenj dhe të vegjël, të lehtë dhe të rëndë. E bile për t? i rënduar më tepër iu derdhnim nga ana e barkut në gropën e vogël plumb të shkrirë. Me ashikët gjuhej në shenjë. Shenja ishte ashiku tjetër i hedhur nga lojtari kundërshtar në erë në distancë. Po të mos e ciknje të gjuante ai. Po kish dhe ashikë kryesorë që nuk jepej bashashik, dhe kur ciknje shoku të jepte një ashik tjetër nga rezervat.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 15)
?Ashik? është një fjalë turke, më saktë osmane. ?Bashashik? do të thotë në turqisht kryeashik. Për këtë arsye mund të thuhet me siguri se loja e ka origjinën në tributë nomade turke të barinjve, qëkurse ato jetonin në Azinë Qendrore, para se të vinin në Anadoll. Këto tribu e sollën lojën në Ballkan me pushtimin osman dhe duket se sarakaçanët e morën këtë lojë me entusiazëm. Unë që kam lindur dhe jam rritur në të njëjtin qytet me Maksin, në Korçë, mund të dëshmoj se kjo lojë luhej gjerësisht edhe në fëmijërinë time, por nga fëmijët me origjinë sarakaçane. Ne fëmijët e tjerë, duke përfshirë edhe vllehët të cilët iu përkisnin familjeve vllehe që ishin vendosur me banim në Korçë që prej disa brezash, e përçmonin këtë lojë si lojë sarakaçanësh.
Në kohën e fëmijërisë së Maksit, fëmijët e familjeve me prindër që kishin studiuar në Perëndim, siç ishte babai i Maksit, ushtronin lojëra si të thuash oksidentale. Përveç lojërave me top, ata luanin pingpong, si dhe lojëra të tjera me sende që ua kishin blerë prindërit në Perëndim. Fakti që Maksi ishte kaq i pasionuar pas lojës me ashikë tregon se sa sipërfaqësor kishte qenë oksidentalizmi në familjen e tij sarakaçane. Formimi i Maksit është sarakaçano-osman dhe kjo gjë ka krijuar një komplikim sadomazohist në natyrën e Maksit, se ai nga njëra anë kërkon t? i ikë këtij komplikimi, nga ana tjetër e pohon atë me një sinqeritet cinik. Maksi bën një pohim mazohist kur thotë: ?Po të doni të shpjegoni artin tim, shikoni me kujdes ndonjë ashik kur të hani ndonjë copë mish këmbe? Tërë jetën jam munduar të arrij përsosmërinë e formës së një ashiku dhe nuk po e arrij dot? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 15-16)
Kjo nuk ka kuptim tjetër përveç atij se arhetipi artistik i Maksit është osmani, madje ai nomad i Azisë Qendrore, para ardhjes në Anadoll, jo ai i Anadollit. Arhetipi artistik i Maksit është si një medalje me dy anë ku ana tjetër është sarakaçani. Kjo kuptohet kur Maksi thotë: ?Sa herë pyes veten pse e dua kaq të zezën, pse e përdora tërë jetën, në brendësinë time jam i sigurt se përgjigjia është qymyri. Dhe unë jam një qymyrxhi i imazhit.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 112)
Këtu është qymyrxhiu sarakaçan Spiro, gjyshi i Maksit, i cili flet me gojën e ?piktorit? Maks Velo. Maks Velo, në librin e tij me kujtime, dhe në raste të tjera kur ka rrëfyer për veten dhe familjen në intervista apo në artikuj të ndryshëm, çuditërisht nuk tregon asgjë për familjen e nënës së tij. Maksi, në librin e tij me kujtime nuk flet për të afërmit nga nëna. Madje ai nuk tregon as mbiemrin e saj të para martesës. Këtë Maksi e ka bërë qëllimisht, se ai ka dashur që të krijojë përshtypjen se, meqënse ai ka lindur në Paris, nëna e tij është franceze. Në të vërtetë nëna e Maksit ishte nga fshati Dardhë, nga familja Poro. Ajo ishte një grua shtëpiake, e cila shoqëroi burrin e saj në Paris, kur ai shkoi për studime pasdiplomike.
Gjyshi i Maksit, sipas traditës sarakaçane, nuk do t? i kishte çuar fëmijët e tij as në shkollën fillore, por këtë gjë e bëri gruaja e tij, nëna e fëmijëve, e cila ngulmoi që të shkolloheshin të dy djemtë, Sotiri, babai i Maksit dhe Jani. Greqia, e cila i shikonte sarakaçanët si një grup që mund ta përdorte për qëllimet e saj në Shqipëri, sa bëhej ndonjë djalë sarakaçan me shkollë fillore, i jepte atij bursë për në shkollën e mesme, që sipas sistemit arsimor që kishin në atë kohë Greqia, Shqipëria dhe vende të tjera europiane, niste pas shkollës së mesme. Kështu babai i Maksit mundi ta kryejë gjimnazin në Janinë dhe pastaj studimet universitare në Athinë, ku diplomoi për mjekësi. Shteti shqiptar i kohës së Monarkisë duke e ditur politikën e Greqisë ndaj sarakaçanëve, përpiqej që të tregonte kujdes për ta me sa mundte. Prandaj të atit të Maksit iu dha një bursë shtetërore për të kryer studime pasdiplomike në Francë. Me këtë rast lindi Maksi në Paris, në 31 gusht 1935.
Maksi në kujtimet e tij pohon se ai ia helmoi pleqërinë babait të tij, duke e fajësuar atë si shkaktarin që ai (Maksi) jetoi në Shqipërinë e izoluar komuniste dhe jo në Francë, ose në Greqi. Maksi shkruan për këtë në kujtimet e tij: ?Unë ia hidhja fajin atij, që në dy raste zgjodhi të vinte dhe të qëndronte në Shqipëri. Kur mbaroi specializimin profesori që e udhëhiqte Terrien i tha të shkonte të punonte dy vjet në Algjeri që të merrte nënshtetësinë franceze, por ai tha ?jo? do të kthehem në Shqipëri. Hera e dytë ishte në dyzetekatër, kumbari, nga të Bimblit iu lut që me kamionin e fundit të largonte familjen dhe vetë për në Selanik. Dhe atëherë babai refuzoi. Ai ish fajtori, që na mbajti këtu, vuajti vetë po vuanim edhe ne, por prapë nuk e meritonte t? ia bëja me pabesi, se ai vetë ish i ndershëm dhe i hapur. Po të arratisesha do të isha i lumtur vetë, por do të bëja të vuanin pjesëtarët e tjerë të familjes. Ish vera e 69-ës.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 47)
Maksi kishte bindjen se nëse do të kishte jetuar jashtë Shqipërisë, ai do të ishte bërë një piktor i madh. Kur lexon rreshtat e mësipërme të kujtimeve të tij, të krijohet ideja se ky artist i madh mezi po priste hapjen e Shqipërisë që të shkonte të jetonte në Perëndim për të shkëlqyer atje si piktor. Ai e pohon këtë gjë kur thotë në kujtimet e veta për dëshirën që kishte për t? u arratisur në vitet gjashtëdhjetë: ?Në këtë periudhë dëshira për t? u arratisur ishte më e fortë se kurrë. E shihja qartë se këtu i kisha të mbyllura përgjithmonë rrugët për artin tim, ish e pamundur që të më kuptonin, sepse niveli i përgjithshëm dhe ai i artistëve ish shumë i ulët.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 46)
Por kur Maksi do të ishte në gjendje që të shkonte lirisht në Perëndim, pas vitit 1990, dhe ai udhëtoi shumë herë atje, doli se perëndimorët nuk e çmuan artin e tij si me ndonjë vlerë të veçantë, siç do të tregoj më tutje.
Maksi ka bërë një konfuzion të madh sa i përket ardhjes së familjes së tij në Tiranë. Në një intervistë për revistën italiane të arkitekturës ?DOMUS? në vitin 2006, që është publikuar edhe në librin e tij ?Betonizimi i demokracisë?, Maksi thotë: ?Unë kam lindur në Korçë dhe atje kam kaluar gjithë fëmijërinë. Pastaj babai im u transferua në kryeqytet dhe e bëra gjimnazin në Tiranë.? (Maks Velo, ?Betonizimi i demokracisë?, Botim i UET press, Tiranë 2013, f. 196)
Sipas këtyre që thotë Maksi del se babain e tij e kanë transferuar me punë në Tiranë pas vitit 1944, në kohën e regjimit komunist, kur ishte shteti ai që vendoste se ku do të punonin mjekët dhe gjithë të tjerët që kishin diploma universitare. Në të vërtetë babain e Maksit nuk e transferuan zyrtarisht në Tiranë. I ati i Maksit vazhdoi të punonte si mjek gjithandej Shqipërisë, por jo në Tiranë. Maksi thotë në librin e tij me kujtime për zonat ku punoi i ati pas vitit 1944: ?Babanë e transferuan në Bilisht, Burrel, Këlcyrë, Përmet. Kur kthehej ish gjithnjë i heshtur, i trembur, mbyllej në shtëpi derisa nisej.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 216)
I ati i Maksit kishte arsye për të cilat të ishte i trembur dhe të mbyllej në shtëpi kur vinte në Tiranë, se ai e kishte sjellë familjen e tij ilegalisht në Tiranë. Vetë Maksi thotë në intervistën e sipërpërmendur për revistën italiane: ?Në këtë periudhë nuk ishte i lejuar qarkullimi i lirë, Tirana u rrit pak që nga 1945, por njerëzit nuk kishin të drejtë të vinin e të banonin në Tiranë.? (Maks Velo, ?Betonizimi i demokracisë?, Botim i UET press, Tiranë 2013, f. 196)
Kjo që thotë Maksi është e saktë. I ati i tij nuk kishte të drejtë që të vinte të banonte me familjen në qytetin e Tiranës, nëse Ministria e Shëndetësisë nuk e emëronte me punë në Tiranë. E megjithatë, i ati i Maksit e solli familjen me banim në Tiranë, në vitin 1951, kur djali i tij i madh Piroja do të niste studimet për mjekësi në Tiranë. Dy vite më pas do të ishte Maksi ai që do të niste studimet universitare në Tiranë, dhe familja nuk donte që ata të bënin jetën e konviktit. Prandaj familja shkoi të banonte në Tiranë, ku mori një shtëpi me qera. Ardhjen në Tiranë në 1951 e pohon Maksi në kujtimet kur thotë: ?Ishte viti 1951. shokët e klasës së tretë të Gjimnazit më thanë se atë natë mund të shihnim se si shpoheshin dervishët e teqesë së pazarit të vjetër?. (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 16)
Familja e Maksit jo vetëm që banonte pa leje në qytetin e Tiranës, por banonte madje në atë pjesë të qytetit të njohur si Tirana e Re, që me shtrirjen hapësinore që kishte qyteti në atë kohë, në atë zonë, do të thotë se banonte fare pranë lagjes rezidenciale të udhëheqjes komuniste të vendit. Banimin në Tiranën e Re e pohon Maksi kur thotë: ?Pallatet ?Agimi? u ndërtuan në vitet 1953-1955. Atë vit unë fillova inxhinierinë e ndërtimit, banoja në Tiranën e Re dhe kaloja përditë aty.? (Maks Velo, ?Betonizimi i demokracisë?, Botim i UET press, Tiranë 2013, f. 140)
Si guxonte në atë kohë një mjek i diplomuar në Greqi, kur Shqipëria komuniste nuk kishte marrëdhënie diplomatike me Greqinë, dhe e quante këtë vend armik monarko-fashist, që ta sillte familjen me banim ilegal në kryeqytet, fare pranë Bllokut të udhëheqjes komuniste?! Dhe për më tepër si nuk kishte pasoja për këtë gjë. Në atë kohë në Tiranë ishte veçanërisht i ndaluar, me rreptësi, banimi ilegal në Tiranën e Re. Madje në vitin 1951 kishte pamundësi praktike për ta bërë këtë gjë. Në të gjithë qytetet e Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tiranën ishte në fuqi sistemi shtetëror i racionimit të ushqimeve dhe të veshjeve, sipas të cilit çdo familje pajisej çdo me kupona nga shteti, të cilët quheshin triska dhe me këto pastaj familja mund të furnizohej me ushqimet, veshjet, lëndët djegëse, që i nevojiteshin për jetesë, në sasi sipas numrit të anëtarëve të saj dhe punës që bënin ata. Familja e Maksit kishte vetëm një njeri të punësuar, babain e Maksit. Nëna e Maksit nuk ishte e punësuar, ndryshe ajo nuk mund të shkonte të banonte ilegalisht në Tiranë. Prindërit e Maksit kishin katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Në 1951, kur familja erdhi në Tiranë, djali i madh ishte 17 vjeç, djali i vogël Maksi, ishte 16 vjeç, ndërsa dy vajzat qenë 9 dhe 5 vjeç. Familja e Maksit merrte vetëm një triskë prej të rrituri, atë të babait të Maksit, por edhe ky e merrte triskën në vendin ku punonte, jo në Tiranë, dhe atje kishte të drejtë të furnizohej me ushqime, veshje, lëndë djegëse. Nëna e Maksit nuk merrte triskë, se ishte shtëpiake. Nga të tre fëmijët, vetëm djali i madh kishte të drejtë të merrte triskë si student në Tiranë, nëse do të banonte në konviktin e shkollës, dhe do të ushqehej në mensën e studentëve. Por meqënëse ai do të banonte jashtë konviktit, nuk do ta përfitonte këtë trajtim. Të tre fëmijët e tjerë kishin triska me sasi të tilla ushqimesh të cilat qenë të pamjaftueshme edhe për fëmijët. Kështu ishte për të gjithë fëmijët, jo vetëm për ta. Por edhe triskat e tyre mund të përdoreshin vetëm në qytetin ku ata qenë të regjistruar me banim zyrtarisht, pra në Korçë. Ato nuk mund të përdoreshin në Tiranë. Sistemi i triskëtimit vazhdoi deri në vitin 1957, kur Maksi përfundoi studimet universitare.
Si jetoi familja e Maksit në këtë periudhë në Tiranë? Me çfarë u ushqye kjo familje? Me mitën (rryshfetet) që merrte babai i Maksit nga pacientët? Por çmimet e ushqimeve, veshjeve, lëndëve djegëse në tregun e zi qenë aq të larta saqë nuk mund të përballoheshin të gjithë shpenzimet mujore për ushqime, veshje e lëndë djegëse me të ardhurat abuzive. Se Sotir Velo sigurisht që tregohej i kujdesshëm që të mos e tepronte shumë me abuzimet e tij. Kuptohet se familja e Maksit ka pasur edhe një të ardhur tjetër, dhe kjo nuk ishte nga të afërmit e saj. Maksi në kujtimet nuk thotë që familjen e tij ta kenë ndihmuar të afërm nga jashtë vendit. Edhe sikur të donte xhaxhai i Maksit që banonte në Greqi ta ndihmonte familjen e vëllait në Tiranë kjo nuk kishte e mundur deri në vitin 1971, kur regjimi komunist lejoi dërgesat e parave dhe sendeve nga Greqia, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Prindërit e Maksit nuk do të kishin mundur që ta regjistronin atë në gjimnaz në Tiranë, dhe as dy motrat e Maksit në shkollë fillore në Tiranë, meqënëse nuk kishin leje banimi në Tiranë.
Por në çdo rast, një familje e tillë nuk do të lejohej që të banonte në kryeqytet. Regjimi komunist kishte një kontroll kapilar të shumëfishtë të territorit, jo vetëm me anë të rrjetit të informatorëve të Sigurimit të Shtetit, që shtrihej në çdo lagje e bllok banimi lagjeje, por edhe me anë të këshillit popullor të lagjes, organizatës së partisë të lagjes, organizatës së Frontit Demokratik të lagjes, të cilat qenë të gjitha në shërbim të oficerit operativ të Sigurimit të Shtetit për zonën, të cilit i shërbenin si burime informacioni shtesë. Nëse familja e Maksit nuk kishte një mbështetje nga ndonjë zyrë speciale e regjimit, brenda javës atë do ta kishin zhvendosur në Korçë, madje mund ta kishte pësuar edhe më keq, duke u internuar për atë që kishte bërë. Edhe në qytetin e Korçës familja Velo kishte pasur probleme me strehimin, çka kuptohet kur Maksi shkruan në kujtimet e tij: ?Kishim ndërruar disa shtëpi private në Korçë.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 216)
Maksi nuk rrëfen në kujtimet e tij as për atë se si e lejuan familjen e tij të jetonte në Tiranë, as se si e përballoi jetesën e familja e tij në kryeqytet në ato kohë të vështira. Në të vërtetë, në Korçë e njihnin mirë këtë histori dhe unë e kam dëgjuar që në fillim të viteve tetëdhjetë. Nëna e Maksit kishte krijuar miqësi të madhe me Mihallaq Ziçishtin, i cili në vitet pesëdhjetë ishte gjeneral i Sigurimit të Shtetit dhe Zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Mihallaq Ziçishti, i cili ishte me origjinë nga fshati Ziçisht i Korçës (Devollit), në atë kohë vinte shpesh në Korçë, për shkak të detyrave të tij. Ishte Mihallaqi Ziçishti ai që e ndihmoi familjen e Maksit që të vendosej me banim në Tiranë, por pa e emëruar babain e Maksit me punë në Tiranë. Merret vesh, që doktori të ishte më të shumtën e kohës larg shtëpisë.
Në atë kohë Sigurimi i Shtetit kishte një problem. Shumë familje të pasura në Shqipëri, në kohën që nisën konfiskimet e pasurive nga ana e shtetit komunist, i shpërndanë një pjesë të madhe të sendeve të tyre, veçanërisht ato të luksit, në shtëpitë e njerëzve të njohur, me idenë që t? i rimerrnin në një kohë më të përshtatshme. Ne atë kohë kishin ardhur në Shqipëri shumë familje sovjetike të oficerëve dhe specialistëve sovjetikë që ishin dërguar këtu. Sovjetikët, sidomos gratë e tyre, kishin në duar shumë para shqiptare, për shkak se paguheshin me para shqiptare me rroga që ishin sa shumëfishi i kolegëve shqiptarë dhe nuk dinin se çfarë të bënin me këto para. Ushqimet i merrnin në dyqane të posaçme me çmime të ulta. Sovjetikët, sidomos gratë e tyre, me paratë që u tepronin kishin shumë dëshirë që të blinin në Shqipëri sende luksi perëndimore të cilat nuk mund t? i gjenin në vendin e tyre. Në Shqipëri në atë kohë shumë familje kishin sende luksi të blera në Perëndim para vitit 1944. Sovjetikët në Shqipëri kërkonin dhe blinin sende të prodhimit perëndimor si gramafonë, aparate fotografike, radio, aparate telefonike, hekura për të shtrirë rrobet, abazhure, makina qepëse, ora, pajisje kuzhine, servise per ngrënie, bizhuteri, stilografë, syze dielli etj.
Shteti komunist, i cili donte t? i kënaqte sa më shumë sovjetikët që vinin në Shqipëri, hapi të ashtuquajturat dyqane me komision ku njerëzit mund të çonin sende të cilëve u caktonin çmimin dhe paratë i merrnin kur shitej sendi. Por shumë njerëz kishin frikë t? i çonin sendet e tyre në këto dyqane, se mendohej që ata qenë nën kontrollin e Sigurimit të Shtetit dhe kjo nuk ishte një ide e gabuar. Prandaj Sigurimi i Shtetit nisi të përdori disa njerëz si pika kontakti për të ndërmjetësuar midis shitësve dhe blerësve. Një pikë e tillë kontakti ishte nëna e Maksit. Asaj ia dërgonin sendet në shtëpi zotëruesit e tyre, të cilët caktonin edhe një çmim fillestar të diskutueshëm, dhe pastaj ajo priste në shtëpi blerësit që në pjesën më të madhe qenë gra sovjetike. Ky biznis duhet të ketë ecur mirë se familja e Maksit pas disa viteve bleu një shtëpi të madhe për kohën në Tiranë, e cila është ajo ku Maksi banon edhe sot e kësaj dite së bashku me dy motrat e tij të pamartuara.
Duket se ka qenë me porosi të Mihallaq Ziçishtit që nëna e Maksit guxoi të krijonte miqësi në Tiranë me disa familje të rusëve të bardhë që kishin mbetur ende në Shqipëri. Këto familje emigrantësh antikomunistë rusë të cilat qenë vendosur në Jugosllavi pas fitores së bolshevikëve në Rusi, erdhën në Shqipëri në vitin 1924, kur u vunë në shërbim të Zogut dhe qëndruan të jetojnë këto. Pas ardhjes në pushtet të komunistëve në Shqipëri, në 1944, njerëzit u rrinin larg këtyre familjeve ruse të bardha se ato shiheshin me dyshim nga regjimi komunist që ishte aleat i Bashkimit Sovjetik. Maksi në kujtimet e tij thotë se nëna e tij kishte miqësi të madhe me Viktoria Puzanovën, një emigrante ruse e ardhur në Shqipëri me rusët e bardhë që solli Zogu në 1924, në Shqipëri. Maksi shkruan në kujtimet: ?Mamaja kishte bërë një lakror me presh e gjizë, dhe kur e kish ndarë kish ruajtur disa pjesë. Mbështolli pjatën me picetë dhe më tha t? ia çoja Puzanovës. Shkova për vizitë si zakonisht, dhe i lashë mbi raft pjatën?. (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 21)
Merret vesh, ky afrim me këtë familje ruse të bardhë bëhej me porosi të Sigurimit të Shtetit. Në sajë të mbështetjes së Mihallaq Ziçishtit, familja Velo mundi të merrte katër të drejta studimi universitare për të katër fëmijët, duke u bë kështu ndër familjet e rralla në Shqipëri së cilës iu bë ky privilegj. Madje familja Velo ishte ndër familjet shumë të pakta në Shqipërisë komuniste, dy fëmijëve të së cilës, djalit të madh dhe njërës nga vajzat iu dha e drejta e studimit universitare për mjekësi.
Është interesante se Maks Velo e ka mbrojtur Mihallaq Ziçishtin në kujtimet e tij kur flet për prishjen e kishës ortodokse të Shën Gjergjit në Korçë, në kohën e diktaturës komuniste, në vitin 1970. Velo shkruan: ?Shëngjergji ka qenë jo vetëm katedralja më e bukur e Korçës, por edhe godina më madhështore dhe unikale në Shqipëri, e ndërtuar totalisht me gurë? Diktatura komuniste duke dashur ta godasë qytetin në zemrën e tij, prishi Shëngjergjin , mbrojtësin e tij. Propozimin për këtë e bëri sekretari i dytë i PPSH për qytetin, T.L., i cili propozoi ndërtimin e Bibliotekës së qytetit.?(Maks Velo, ?Betonizimi i demokracisë?, Botim i UET press, Tiranë 2013, f. 28)
Në të vërtetë ideja ishte e Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë për Rrethin e Korçës, Mihallaq Ziçishtit, gjë të cilën Maksi e di mirë, dhe jo e vartësit të tij, Sekretarit të Dytë, Todi Lubonjës, të cilin Maksi e përmend vetëm me akronim, si T. L. Mihallaq Ziçishti, të cilin e kishin transferuar në Korçë që nga Ministria e Punëve të Brendshme, bënte gjithçka për t? u dukur sa më militant, me shpresën se kështu do ta rikthenin në Tiranë. Duket se Maksi i është mirënjohës Mihallaq Ziçishtit që megjithëse familja e tij nuk ishte e lidhur me regjimin komunist në atë mënyrë të posaçme që kërkohej në atë kohë, pra që një familje të kishte qenë e lidhur me Partinë Komuniste që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, megjithatë, atij iu dha e drejta e studimit universitare një vit pasi vëllai i tij i madh e kishte marrë këtë të drejtë, një gjë kjo shumë e rrallë në familje të tilla. Maksi dëshironte që të studionte për pikturë, por në atë kohë në Shqipëri nuk kishte një shkollë të lartë picture. Prandaj Maksi u detyrua që të pranonte të studionte për inxhinieri ndërtimi. Maksi shkruan në kujtimet e tij: ?Në vitin 1953 hyra në Institutin Politeknik, nuk ishte krijuar akoma Universiteti. Në Institutin Politeknik ishte Fakulteti i Ndërtimeve ku kishim profesorë shqiptarë dhe rusë?. (Maks Velo, ?Betonizimi i demokracisë?, Botim i UET press, Tiranë 2013, f. 196)
Duket se Mihallaq Ziçishti e ngarkoi edhe Maksin me misione speciale qëkurse ky ishte student. Kjo kuptohet kur Maksi thotë se në në vitin e dytë të studimeve universitare, në 1955, ai shoqëronte Viktori Puzanovën në ekspeditat zyrtare që ajo bënte nëpër Shqipëri si punonjëse e Institutit të Shkencave (paraardhësi i Akademisë së Shkencave) nëpër kishat dhe manastiret ortodokse të vendit. Maksi shkruan në kujtimet: ?Instituti i Shkencave kish vetëm një makinë të vogël për ekspedita. Ish një GIP amerikan nga të UNRRA-s, që ua kishte dhënë Beqir Balluku, nga rezervat e ushtrisë. Me këtë GIP Puzanova filloi të udhëtojë nëpër Shqipëri dhe bëri tërë ekspeditat e saj. Me këtë GIP shkova dhe unë me ekspeditën e parë me zonjën në Berat më 1955. Aty fillova vizatimet e para me laps, tush dhe akuarel. Punova kishën e shën-Mëri Vllahernës dhe rrugicën në kala.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 27)
Puzanova ishte ruse e bardhë (antibolshevike) që kishte refuzuar të kthehej në Bashkimin Sovjetik pas vitit 1944 kur Shqipëria u bë satelit sovjetik. Pra ajo dhe burri i saj, ish-oficer perandorak, shiheshin me dyshim nga regjimi komunist shqiptar, ndonëse regjimi përdorte aftësitë e saj si specialiste e ikonografisë. Si guxonte Maks Velo të shkonte me të, kur nuk ishte punonjës i Institutit të Shkencave? Maksi e dinte mirë se çfarë rrezikonte, aq më tepër që ai kishte lindur në Paris. Një guxim të tillë Maksit mund t? i vinte vetëm se e kishin ngarkuar me mision që të shkonte pas Puzanovës dhe ta survejonte atë. Si shpërblim, Maksin e pranuan në kursin e arkitekturës. Ai thotë për këtë: ?Në Institutin Politeknik dy ose tre studentët më të mirë specializoheshin në arkitekturë, të tjerët merreshin me ndërtime, por disa përzgjidheshin për t? u arsimuar si arkitektë: unë, Petraq Kolevica, Ilia Papanikolla kemi studiuar arkitekturë.? (Maks Velo, ?Betonizimi i demokracisë?, Botim i UET press, Tiranë 2013, f. 197)
Por Maksi gënjen kur thotë se ai ishte një ndër dy tre studentët më të mirë të brezit të tij. Maksi ka qenë vetëm një student mesatar dhe atij nuk i pëlqente as inxhinieria e ndërtimit dhe as arkitektura. Pasioni i vërtetë i Maksit ishte piktura. Ai u specializua në arkitekturë vetëm për të fituar më shumë para, se projektet e arkitektëve shpërbleheshin mirë për kohën.
Në atë kohë, studentët e porsadiplomuar emëroheshin në rrethe të largëta të vendit. Me Maksin nuk ndodhi kështu. Me t? u diplomuar në 1957, ai u emërua me punë në qytetin e Tiranës, çka ishte vërtet një privilegj. Maksi, i cili u diplomua si inxhinier ndërtimi, i specializuar dhe si arkitekt, ai nisi punë në Ndërmarrjen Shtetërore të Ndërtimeve të qytetit të Tiranës. Këtë ai e ka pohuar kur thotë se ku punonte para se të emërohej në Institutin e Projektimeve, në 1963: ?Deri atëherë punova në byronë e projektimit të parqeve në komunalen e Tiranës.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 74)
?Komunale? quhej në zhargon, edhe në vitet e regjimit komunist, Ndërmarrja Shtetërore e Ndërtimeve e qytetit, sipas një termi të kohës parakomuniste, që shenjonte ndërmarrjen e punëve publike të komunës (bashkisë).
Sigurisht që një privilegj i tillë mund të bëhej vetëm me ndërhyrjen e një protektori të fuqishëm, i cili nuk mund të ishte Koço Mihoja. Në intervistën e tij për revistën arkitekturore italiane ?Domus?, Maksi thotë: ?Unë u dënova me burg sepse unë nuk kisha ndonjë njeri që të më mbronte mua.? (Maks Velo, ?Betonizimi i demokracisë?, Botim i UET press, Tiranë 2013, f. 194)
Sipas kësaj logjike, ka qenë dikush që e mbështeti Maksin kur ai u emërua me punë në Tiranë, në 1957. Dhe ky njeri nuk mund të ketë qenë veçse protektori i familjes, Mihallaq Ziçishti. Duket se me mbështetjen e Ziçishtit Maksi tolerohej që të merrej më shumë me pikturë se me punën për të cilën paguhej nga shteti. Vetë Maksi pohon në kujtimet e tij se ai madje fitoi të drejtën që të çelte ekspozita personale pikture njëra pas tjetrës. Ai shkruan: ?Në fund të prillit 1959 çela në Klubin e Lidhjes, një ekspozitë personale, ish e para në Tiranë mbas asaj të Majit të 1958 në Toreja e Durrësit. Ekspozova 60 punime në tush dhe akuarel? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 96)
Ndonëse Maksi nuk e thotë në librin e tij me kujtime, ai në vitin 1960 hapi dhe një ekspozitë pikture në Bashkimin Sovjetik, në kryeqytetin e Armenisë, Erevan. Ky ishte një privilegj i madh edhe për faktin se Maksi në atë kohë nuk ishte ende anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. I tillë do të bëhej në vitin 1969. si piktor Maksi nuk u shqua për ndonjë arritje të vecantë, jo më në kohën e diktaturës komuniste, por as pas saj.
Ndonëse midis vitit 1957 dhe 1963, Maksi nuk ishte shquar për ndonjë arritje të veçantë as si arkitekt, kur u krijua Instituti i Projektimeve në Tiranë, në 1963, Maksi u punësua atje, pra hyri në elitën e arkitektëve të zgjedhur, në moshën 28 vjeç. Në atë kohë Shqipëria kishte shumë arkitektë të të diplomuar në Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera komuniste të Europës Lindore, përveç atyre të cilët kishin studiuar në Shqipëri si Maksi. Kështu që konkurenca ishte e fortë dhe përzgjedhja e Maksit jobindëse, përveçse nëse është bërë për shkaqe jashtë profesionale. Maksi shkruan për këtë emërim të tij dhe për punën që bëri atje: ?Në 1963, kur u krijua Instituti i Projektimeve në Tiranë, nisa punë atje. Drejtor ishte Koço Miho. Nga 1963 deri në 1973 kur u dënova, bëra projekte në Tiranë: bëra parkingun e Parkut të Delegacioneve, pastaj një shkollë, më pas bëra pallatin në Rrugën e Dibrës ku banonte Ismail Kadare??(Maks Velo, ?Betonizimi i demokracisë?, Botim i UET press, Tiranë 2013, f. 197)
Nga këto që thotë Maksi del se ndonëse ai nuk kishte eksperiencë, i janë besuar projekte shumë të rëndësishme për regjimin komunist, siç është ai në Parkun e Delegacioneve. Kështu quhej parku special në Tiranë për automjetet që përdoreshin nga delegacionet e huaja që vizitonin Shqipërinë. Sa për pallatin në Rrugën e Dibrës, ku do të banonte Ismail Kadareja, që u ndërtua në fillim të viteve shtatëdhjetë Maksi gënjen kur thotë se është ai projektuesi. Projekti i këtij pallati u ble nga regjimi komunist në një studio arkitekturore në Francë, ku Kadare e kishte parë këtë pallat dhe e kishte pëlqyer.
Në të vërtetë, të gjitha projektet arkitektonike në kohën e regjimit komunist, me të cilat mburret Maksi, i ka bërë në bashkëpunim me arkitektë të tjerë, të cilët bënin punën, ndërsa Maksin e pranonin të detyruar, si bisht që ia ngjiste projektit Sigurimi i Shtetit.
Në vitin 1965, Maksi nisi një aventurë, e cila e kompromenton atë si agjent special të Sigurimit të shtetit. Ai u ngarkua me detyrë që të shoqëronte një vajzë franceze e cila kishte ardhur në Shqipëri që të studionte gjuhën dhe kulturën shqipe, në kuadrin e bashkëpunimit kulturor franko-shqiptar, pas konventës kulturore që ishte miratuar mes dy vendeve një vit më parë. Kjo vajzë ishte Odile Daniel. Maksi shkruan për këtë gjë:
?Odilën e njoha në vitin 1965 në sallat e Bibliotekës Kombëtare, në rrugën e Elbasanit, ish francezja e parë që njihja dhe për mua kish interes qoftë si person dhe po ashtu për të folur gjatë me një franceze. E dija që Sigurimi do të më ndiqte, bile një ditë të diel në kodrat e liqenit artificial, nga ana e Pallatit të Brigadave, duke shëtitur u takuam me grupin e Sigurimit dhe pak më mbrapa edhe me vetë Enver Hoxhën. Nuk bëja asgjë të fshehur, shkoja në restorante, në kafene, e kisha ftuar për vizita dhe për drekë në shtëpi. Bile si i mora leje e çova një mbasdite dhe tek Ismail Kadareja. E pashë që Ismaili u çudit pak, por prapë nuk më pyeti gjë. Të gjitha këto nuk shiheshin mirë nga Sigurimi i Shtetit. Dhe Odilën e survejonin dhe e kontrollonin sidomos në Hotel ?Dajti?, por unë vazhdoja ta takoja sa herë që ajo vinte në Shqipëri. Gjatë viteve 75-78 ajo erdhi pesë herë. Në hetuesi më pyetën për të, bile hetuesi donte të më akuzonte si agjent të francezëve, por unë i thashë se librat e artit dhe bojërat që ajo më sillte nuk ishin spiunazh. Në fakt ata kishin 13 vjet që e kontrollonin dhe ajo ishte sjellë korrekt, kështu që nuk insistuan në akuzën e spiunazhit.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 65)
Maksi me këto që thotë mund të gënjejë vetëm ata të cilët nuk kanë jetuar në kohën e diktaturës komuniste. Në atë kohë askush nuk mund të shoqërohej qoftë edhe për një ditë të vetme me një të huaj, me të cilin nuk ishte i autorizuar nga shteti të komunikonte. Nusen e djalit të nr. 2 të regjimit komunist, Kryeministrit Mehmet Shehu, e akuzuan si agjente të spiunazheve perëndimore vetëm se kishte folur për pak sekonda me një diplomat francez, i cili kishte ledhatuar fëmijën e saj në barin e Hotel ?Tirana?. Por kjo nuk do të thotë se Maksi gënjen në këto që thotë. Ai nuk gënjen aspak sa i përket shoqërimit me vajzën franceze. Maksi vetëm sa harron të thotë se ai kishte marrë detyrë nga Sigurimi i Shtetit që të shoqërohej me vajzën franceze. Në fakt, Maksi, duke qenë se dinte frëngjisht, e cila ishte gjuha që flitej në familjen e tij, u ngarkua nga Sigurimi i Shtetit që ta shoqëronte vajzën franceze kur ajo erdhi në Shqipëri dhe t? i mësonte asaj gjuhën shqipe. Maksi, duke e ditur se njerëzit të cilët e kanë jetuar kohën e diktaturës komuniste, nuk do ta besojnë kurrë që Sigurimi i Shtetit ta ketë lënë të qetë atë në shoqërinë e francezes, thotë se Sigurimi u përpoq ta rekrutonte pikërisht për shkak të shoqërimit me francezen. Maksi e thotë këtë jo në atë pjesë të kujtimeve ku tregon për shoqërimin me francezen por shumë më vonë kur tregon për kohën e lirimit nga burgu. Ai shkruan: ?Dy ditë para se të lirohesha, në Gurr-Spaç më thirrën tre oficerë të Sigurimit, të cilët vazhdonin ?ofertën? që përsërisnin prej gati 20 vjetësh, nga ?67 kur më thirrën për herë të parë (se bëja dashuri me një franceze) dhe deri më ?86. Kjo pra ishte hera e shtatë. Si dhe herët e tjera refuzova, por këtë herë kërcënimi ishte serioz. Ata ma premtuan pafajësinë, dëmshpërblimin, futjen në projektim po të bashkëpunoja me ta. Mbas refuzimit më thanë do të endesh punëtor tërë jetën dhe se në rastin më të vogël të agjitacionit nga ana ime do të më internonin. Premtimin e mbajtën, kështu këshilli i lagjes më çoi punëtorin në ndërmarrjen abrasive dhe atje më caktuan në kategorinë më të ulët, të parën megjithëse ligji ish që kuadrove të larta (me arsim të lartë- K.M.) u jepej me njëherë kategoria superiore.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 207)
Sipas këtyre që thotë Maksi del se Sigurimi i Shtetit paska pritur dy vite (Maksi më parë ka thënë se ai kishte nisur të shoqërohej me francezen në 1965), për ta marrë atë në pyetje për këtë sjellje të tij dhe për t? i kërkuar që ta rekrutonte si agjent! Në të vërtetë, nuk do të kalonin as dy ditë nga shoqërimi me një të huaj, para se Sigurimi i Shtetit ta merrte në pyetje personin që ishte shoqëruar me të. Maksi refuzoi që të bëhej bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në 1967 dhe si ?shpërblim? në 1969 u bë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Dhe pas vitit 1967, kur Maksi refuzoi të bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit, ky i fundit megjithatë e lejoi që të shoqërohej me francezen edhe për njëmbëdhjetë vite deri në 1978, siç e kam cituar më lart të thotë Maksi se deri ku u shoqërua ai me francezen, pra deri në vitin kur Maksi u arrestua.
Kur Sigurimi i Shtetit ngarkonte një bashkëpunëtorin e vet me një mision special, për ta nxitur këtë njeri, si rregull i jepej një shpërblim i posaçëm. Kështu ndodhi me Maksin, i cili pikërisht në vitin 1965, kur u ngarkua që të survejojë vajzën franceze, mori dhe një ngritje në karrierë. Maksi shkruan për këtë gjë: ?Në Byronë e projektimit të Tiranës më 1965 më tërhoqi Koço Mihoja.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 74)
Por dikush tjetër i sugjeroi Koço Mihos që ta merrte Maksin në Byronë e projektimit. Një tjetër arsye për të cilën Sigurimi i Shtetit e përzgjodhi Maksin si njeriun që do të shoqërohej me francezen ishte se donte t? i tregonte kësaj, e nëpërmjet saj edhe autoriteteve përkatëse franceze të cilëve ajo do t? u fliste për eksperiencën e saj në Shqipëri, se si trajtoheshin në këtë vend familjet e intelektualëve të shkolluar në Francë. Maksi si një njeri i lindur në Paris, arkitekt, dhe piktor, duhet të shërbente si shembull i trajtimit të mirë që i bënte shteti komunist kësaj kategorie njerëzish. Me rastin që Maksi u ngarkua të shoqërojë francezen, të cilën do ta priste dhe në shtëpinë e tij, familja e tij u ndihmua që të blerë dhe shtëpinë luksoze për kohën, në Rrugën ?Hoxha Tahsin? ku Maksi banon edhe sot e kësaj dite.
Maksi pretendon se në 1968, një vit pasi ai refuzoi ofertën e Sigurimit të Shtetit për ta bërë bashkëpunëtor, ai refuzoi kërkesën e organeve të pushtetit të lagjes që shtëpia e tij të bëhej qendër votimi në zgjedhjet që do të mbaheshin atë vit në Shqipëri. Maksi e rrëfen kështu këtë histori në kujtimet e tij: ?Koços i jam gjithashtu mirënjohës për mënyrën se si e trajtoi mbledhjen e byrosë më 1968, kur shqyrtohej dhe analizohej akti im pasi nuk kisha pranuar që shtëpia ime të bëhej qendër votimi në zgjedhjet. E mbylli me një vërejtje. Bile as Sigurimi i Shtetit nuk e dinte këtë ngjarje, e cila nuk u shënua as në akt-akuzën e dënimit tim më 1979.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 75)
Por Sigurimi i Shtetit merrte dijeni edhe për një njeri që nuk votonte në skutën më të humbur të Shqipërisë, jo më për një person që refuzonte të lejonte që shtëpia e tij të shërbente si qendër votimi në mes të qytetit të Tiranës! Sigurimi i Shtetit nuk e ka përmendur këtë fakt në gjyqin e Maksit njëmbëdhjetë vite më vonë se nuk donte që ta rëndonte pozitën e të pandehurit. Nëse do të përmendej edhe ky fakt, atëherë Maksi do të dënohej shumë më rëndë, duke u akuzuar se ai donte që të sabotonte zgjedhjet me porosinë e mikeshës së tij franceze. A do të guxonte një njeri që shoqërohej me një të huaj të refuzonte që shtëpia e tij të shërbente si qendër votimi? Kjo nuk duket e besueshme. Maksi me siguri që do ta kishte pësuar pas refuzimit që shtëpia e tij të shërbente si qendër votimi, në rast se nuk do të kishte mbrojtjen e Sigurimit të Shtetit. Kështu, Maksi mund t? i ketë thënë Sigurimit se francezja kishte thënë se do të vinte në shtëpinë e tij pikërisht në ditën që do të mbaheshin zgjedhjet, dhe kuptohet se ai nuk mund ta priste nëse shtëpia e tij do të ishte shndërruar në qendër votimi atë ditë.
Maksi pretendon në kujtimet e tij se mikesha e tij franceze e nxiste vazhdimisht atë që të arratisej nga Shqipëria dhe të shkonte të banonte me të në Paris.
?Që kur njoha francezen Odile Daniel, i thashë që nuk bëhet fjalë për largim nga Shqipëria, por mbas tre vjetësh, kur vjen përsëri në ?68 ajo ma hedh fjalën larg e larg: ?sikur të tentosh?nga vendet socialiste arratisen shumë të rinj.? Unë i thashë Jo nuk mundem. Asnjëherë dhe asnjë njeriu nuk i kam folur për këtë. Në këtë periudhë dëshira për t? u arratisur ishte më e fortë se kurrë. E shihja qartë se këtu i kisha të mbyllura përgjithmonë rrugët për artin tim, ish e pamundur që të më kuptonin, sepse niveli i përgjithshëm dhe ai i artistëve ish shumë i ulët. Përveç kësaj tani ish shtuar dhe një tjetër arsye e fortë, mundësia reale për të jetuar aty ku kisha lindur, në Paris.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 46)
Nëse Maksi do të ishte i sinqertë, ai do të thoshte se, pasi Sigurimi i Shtetit vuri re që marrëdhëniet e Maksit me francezen u thelluan shumë dhe të dy u dashuruan, atëherë Sigurimi i Shtetit vendosi që ta shfrytëzonte këtë lidhje për të krijuar një bazë në Francë, siç thuhej në gjuhën e tij. Pra, të legjendohej (kështu quhej në në gjuhën e Sigurimit diçka që bëhej në mënyrë të rreme) arratisja e Maksit nga Shqipëria dhe pastaj ai të shkonte në Paris ku të martohej me francezen dhe të bëhej resident i shërbimit të fshehtë të Shqipërisë komuniste në kryeqytetin francez. Ndonëse nuk përjashtohet që të ketë qenë vajza franceze, e cila nga dashuria për të ta ketë hapur e para bisedën për arratisjen e tij, siç pretendon Maksi. Për kohën se kur Maksi bëri planin për t? u arratisur, ai thotë në kujtimet e tij: ?Ish vera e 69-ës.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 46)
Në atë kohë Maksi ishte 34 vjeç, pra nuk ishte nga ata të rinjtë naivë që bënin përpjekje për t? u arratisur, duke kryer veprime të tilla që i çonin drejt e në duart e Sigurimit të Shtetit. Megjithatë del se Maksi ka vepruar në mënyrë shumë naïve. Ai thotë në kujtimet: ?Atëherë bëra planin, që do të arratisesha nga deti, për në Korfuz, do të shkoja në Athinë ku do të kërkoja familjen e xhaxhait, Jani Velos. Prej andej do të lajmëroja Odilen në Paris. Pa i thënë gjë para se të nisej, kur më tha çfarë do të të dërgoj, iu përgjigja një dyshek plazhi. Ajo më nisi me pako një dyshek gome.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 46)
Në Shqipërinë e kohës, në rast se një shtetasi shqiptar i cili shoqërohej me një femër franceze e cila vinte shpesh në Shqipëri, i vinte me postë nga Franca një dyshek gome për përdorim në plazh, Sigurimi i Shtetit i cili i kontrollonte të gjitha dërgesat postare nga jashtë vendit dhe me siguri kishte ardhur në dijeni për këtë, do të mendonte se ky person në Shqipëri kishte bërë plan për t? u arratisur. Menjëherë Maksi do të vihej nën survejim të rreptë, aq më tepër që sipas tij ai kishte refuzuar të bëhej bashkëpunëtor i shërbimit të fshehtë komunist. Kështu që kur të shkonte në Sarandë me dyshekun e plazhit ai me siguri që do të binte në kurthin e Sigurimit të Shtetit sa të shkonte aq thellë në det sa të mund të akuzohej se ishte duke u arratisur në Greqi. Maksi nuk mund të mos i mendonte të gjitha këto, kur porositi dyshekun e gomës si mjet arratisjeje. Por Maksi nuk u shqetësua se arratisja e tij do të legjendohej nga Sigurimi i Shtetit. Maksi pretendon se ai hoqi dorë nga ideja e arratisjes, për shkak se, siç thotë ai në kujtimet: ?Po të arratisesha do të isha i lumtur vetë, por do të bëja të vuanin pjesëtarët e tjerë të familjes.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 47)
Në të vërtetë, Sigurimi i Shtetit, fare mirë, mund ta akuzonte dhe ta arrestonte Maksin se kishte bërë plan me të dashurën e tij franceze për t? u arratisur nga Shqipëria, thjesht për faktin që Maksi mori dyshekun e gomës të cilin ajo ia dërgoi me postë nga Franca. Me praktikën e Sigurimit të Shtetit, këto ishin prova të mjaftueshme për ta akuzuar për tentativë arratisjeje, që dënohej njëjtë si arratisja. Maksi i dinte të gjitha këto në atë kohë. Nuk ishte Maksi ai që hoqi dorë nga ideja e arratisjes, por ishte Sigurimi i Shtetit ai që hoqi dorë nga plani për ta dërguar Maksin si agjent në Francë, për arsye që ne nuk mund t? i dimë sot. Gjithsesi, është kërshërore që pikërisht në vitin 1969 Maksin e pranuan anëtar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve!/
Dhjetra automjete presin rradhët e gjata për të shkuar drejt...
Rihanna është fotografuar me një bebe në dorë në vendlindjen...
Prokuroria nuk do te heqë dore nga përpjekja per te rikthyer...
Disa dhjetra femra kanë protestuar në Shkodër për lirimin ng...
Një gardiane burgu ka përfunduar në pragnat e policisë për g...
Aktualisht e gjithë shoqëria është e bazuar në informacionet...
Me sa duket shumë njerëz janë shumë të ngazëllyer për modeli...
Fotot jane mare dy dite me pare ne nje nga qendrat shendetes...
Ministri Erjon Veliaj i cili u martua nje jave me pare vazhd...
Ish- ministri i Mbrojtjes, përmes ish- Sekretarit të Përgjit...
Një nga figurat më të njohura të televizionit italian, moder...
Për herë të parë në Gjermani mbahet një proces kundër një pj...
Gjykata e Apelit vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” p...
Vizita e Papa Françeskut në Tiranë po afron.Koordinatori i k...
Dy nxënës janë arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës ...
Rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes së djeshme, automjeti i ...
Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur vendosur masën e sigurisë...
Nga Artan HOXHASapo dola nga shtepia sot ne mengjes u hodha ...
Nga Mero BazeÇfarëdo vendimi që të marrë Gjykata e Apelit li...
Nga Kastriot MyftarajSipas Kushtetutës së Shqipërisë, një gj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...