Reforma administrative dhe ajo zgjedhore
Ekspertë të pavarur mendojnë që, edhe pse zgjedhjet vendore ...
Nga Mero Baze
Në vitin 1990, kur kishin nisur aktet e hapura të disidencës në Shqipëri, u fol për një revoltë dhe heqje të bustit të Stalinit në Shkodër. Lajmet në Tiranë vinin si jehonë. Disa thoshin që e kanë rrëzuar dhe e kanë hequr zvarrë, dikush thoshte kanë tentuar, dikush thoshte është bërë nami në arrestime, por askush nuk kishte një version zyrtar.
Unë isha mes atyre të sapodiplomuarve studentë, që merreshim me gazetari dhe ndaja kohën mes Tiranës dhe Martaneshit, ku më kishin emëruar si inxhinier, dhe ishim sy e vesh se ç?do thuhej në shtyp ato ditë. Dikush më tha që do ketë ?Zëri i Rinisë? një artikull të fortë për këtë punë. Të shtunën mezi e prita diku në Martanesh. Dhe në fillim nuk u zhgënjeva. Artikulli ishte në faqe të parë, përafërsisht me titullin: ?Çfarë po ndodh në Shkodër??. I përpiva rreshtat e parë dhe më ra si rrufe në kokë zhgënjimi. Fliste për arritjet e kooperativës së tipit të lartë të Dajçit në Shkodër, që kishte marrë 130 kv për hektarë misër.
Ky episod m?u kujtua sot, ndërsa reporterët e medies shqiptare, që janë më të sinqertët dhe të devotshëm në angazhimin kundër Guvernatorit, prisnin daljen e tij publike në mes të stuhisë mediatike dhe publike kundër tij lidhur me vjedhjen e Bankës së Shqipërisë. Dhe Fullani doli. Shenjat e para nuk ishin zhgënjyese. Guvernatori doli i djersitur, me frymëmarrje të rënduar, i hutuar paksa nga kamerat, me shikim të shpërqendruar dhe me duar që nuk i komandonte dot. Tamam si njeri në hall. Epo do të japë dorëheqjen, thashë më në fund. Por njësoj si dikur, zhgënjimi ishte goditës. Foli për normat e interesit të Bankës dhe situatën makroekonomike që po lulëzonte.
Tani se ç?bënte shtypi në vitin 1990, kur ishte ende komunizëm, e kuptoj, po përse duhet të dilte Guvernatori në mes të stuhisë për të na treguar diellin që e shikon vetëm ai, këtë vështirë se e kupton njeri.
Kur pyeta disa kolegë të mi gazetarë në atë kohë përse e vendosi gazeta atë titull, më thanë se ishte një lloj provokimi të testonin situatën, të shikonin a prisnin gjë njerëzit nga Shkodra.
Edhe Adrian Fullani m?u duk i tillë sot. Doli para kamerave si një njeri i pafuqishëm, që nuk di asgjë se çfarë ndodh rreth tij, që nuk i hap njeri telefonin dhe nuk i shpjegon askush se çfarë do bëhet me të. Ai doli para gazetarëve me shpresë se do të kuptonte nga reagimi i tyre se ç?mund t?i ndodhë atij, a do ta heqin, a do ta shkarkojnë, a do t?i kërkojnë dorëheqje, a do të çojnë për ndjekje penale? E gjitha përse doli para kamerave, ishte kjo. I izoluar prej një muaji, i paqartë për mesazhet e Ramës, Metës dhe Bashës, i frikësuar nga mbështetja e Berishës se mos ia marrin për ters, i paqartë për arsyet përse shtypi nuk kontrollohet dhe blihet i gjithi, i pasigurt përse njerëzit e Lulzim Bashës udhëheqin protestën, ai donte të merrte një përshtypje direkt nga terreni. Zhgënjimi i gazetarëve kur ai filloi të flasë për normën e interesit dhe më pas pyetjet rreth skandalit, besoj e kanë sqaruar se çfarë presin njerëzit prej tij.
Por ai është tipi që nuk shqetësohet shumë për njerëzit dhe opinionin publik. Si njeri që gjithë jetën e ka rregulluar me qoka dhe ndere, ai është i hutuar vetëm nga një fakt, nga fakti që askush nga ata që kanë në dorë fatin e tij në Kuvend, nuk janë konfident me të, nuk e marrin në telefon dhe nuk i japin siguri. Dikush flet për heqje Këshilli, dikush për padi ndaj tij, dikush për dorëheqje, dikush si Basha hesht dhe lëshon njerëzit e tij në rrugë? E gjithë kjo e shqetëson dhe e fut në makth, i shkakton djersë, hutim, dridhje duarsh dhe e nxjerr instinktivisht para gazetarëve me shpresë se do të kuptojë se çfarë kanë ata në të vërtetë me të.
Kaq është i gjithë motivi pse Fullani doli sot para mediave. Mos u lodhni as ta shani si hipokrit dhe as ta konsideroni si njeri me garanci të mëdha. Doli se nuk e mban vendi. Si çdo njeri që e di se ç?ka bërë.
Ekspertë të pavarur mendojnë që, edhe pse zgjedhjet vendore ...
Disa deputete kane pushtet dhe trafik influencash deri ne ke...
Nga Astrit PATOZIAksioni antikanabis i policise ne Dukagjin,...
Me poshte gjeni videon ku koordinatori i PD, Ervin Salianji,...
Ish kreu i qeverise, Sali Berisha ka pershendetur nepermjet ...
Partia Demokratike do të kërkojë në Kuvend heqjen e mandatit...
Partia Demokratike pret vetëm një reagim të thjeshtë ndjese ...
Skandali i përfitimit të dhjetëra milionëve para nga fondet ...
Nga Oerd BYLYKBASHIRruspat e pushtetit po kerkojne te fshijn...
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka dhënë sot n...
Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar për të gjashtin vi...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë shtypi para ...
Nga Sali BERISHADokumenta autentike te botuara ne mediat e s...
Nga Sali BERISHANe modelin e regjimeve diktatoriale, Edvin K...
Shoqata e Komunave i kërkon Partisë Demokratike që të jetë e...
Nga Spartak NGJELAShumë zhurmë dhe shume kundërshti ka për r...
Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po con p...
Nga Spartak NgjelaGjendja e drejtësisë shqiptare është në kr...
Deklarate për mediat e deputetes Esmeralda ShkjauPartia Soci...
Nga Sali BERISHADy dite me pare, piktori deshtak deklaroi ne...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...