Garuzhdja Fullani
Nga Bledi ManePublic Enemyfb.com/bledi.manetwitter.com/bledi...
Nga Mero Baze
Ka një fushatë të sofistikuar publike për të mbrojtur nga dorëheqja guvernatorin e bankës. Më e trashë dhe kërcënuese, është ajo e Berishës, që thotë se ikja e tij rrezikon sistemin bankar. Këtë nuk e tha as më 1997, kur VEFA ishte bërë bankë, por e thotë tani që banka ka shkuar tek VEFA. Ka të tjerë që e lidhin me procedurën parlamentare, fajësinë apo pafajësinë e tij, lidhjet politike etj. Dakord, i dimë të gjitha këto. E dimë që Edi Rama, Ilir Meta, dhe shumica kanë probleme me imazhin e zaptimit të institucioneve dhe duan ta shesin këtë si mungesë oreksi. E dimë që plot politikanë të tjerë kanë punësuar aty gratë, fëmijët, nipërit, kunatat e çfarë munden. E njohim dhe këtë ves nepotizimi të politikanëve tanë. Një pjesë e diplomatëve po ashtu është miqësuar me të. Nuk ka njeri më të ngeshëm dhe të gjendshëm, për të të qerasur, për të të ftuar në dreka dhe darka, për të shkuar për gjah apo për të treguar barcaleta. E vetmja punë e gabuar e tij është ajo e guvernatorit, të cilën ai e ka përfituar për shkak të veseve dhe jo meritave të tij.
Tani që dhjetra qytetarë dalin në rrugë kundër tij, nuk mungojnë as cinikët që tallen me numrin dhe organizimin e protestës. Këta tipa nuk mungojnë kurrë në Shqipëri.
Por, të dashur miq, po flasim për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Figura të tilla në botë ndërrohen rrallë, tejkalojnë disa mandate pushtetesh dhe në disa vende kthehen në faktorë real stabiliteti. Bankierët e famshëm të Federal Rezervë apo Enrico Cucci në Itali, kanë mbajtur gjallë shpresën tek shoqëria kur vendet e tyre hynin në krizë. Kjo ndodhte pasi ata ishin autoritete normale. Jetonin në shtëpi të thjeshta, kishin jetë prej asketësh, ishin figura që ngjallnin respekt dhe besim në shoqëri dhe kishin magjinë të shisnin besim, kur ai nuk ekzistonte, apo të zhduknin kriza kur ato kërcënonin shoqëritë e tyre. Ata shquhen për diçka, ose për gjithçka. Ishin super inteligjentë, ishin etalon ndershmërie, kishin karrierë akademike dhe profesionale të përsosura, nuk ua njihte njeri gratë apo fëmijët për shkak të orëve që kushtojnë mbi 2 milion euro, apo operacioneve plastike. Ata njiheshin si bankierë, çmoheshin si të tillë dhe mbronin shoqëritë e tyre nga kriza si të tillë.
Guvernatori ynë nuk ka asnjë lidhje me karrigen që ka blerë me veset e tij. Ai është i paaftë, i pandershëm, i pabesueshëm dhe i pambrojtshëm. Shfaqja banale e pasurisë së tij në publik, e paverifikueshme dhe e pajustifikueshme nga asnjë prokurori në botë, dhe vulgariteti i vjedhjes së bankës në mënyrë metodike, tregon se ne nuk kemi guvernator. Nëse sot Edi Rama bën sondazh, meqë shumë reforma i justifikon me sondazhe, do t?i rezultojë që 90 përqind e shqiptarëve, nuk besojnë tek Ardian Fullani si guvernator i bankës. Mund të jetë dhe më e lartë kjo shifër, pasi nëse e bën me votim të fshehtë, edhe Berisha, Rama apo Meta votojnë kundër tij.
Atëhere lind pyetja përse na duhet ky guvernator?
Ai nuk ngjall besim si profesionist. E ka nisur karrierën si ekonomist i beut të Saukut, i cili u pushkatua nga komunizmi si hajdut magazinash dhe po e përfundon si guvernator të cilit i vidhet banka sistematikisht. Ai ngjall dyshime të besueshme, se ka keqpërdorur Bankën Qendrore, për interesa politike dhe elektorale dhe ka lejuar operacione financiare të ndaluara në bankat e nivelit të dytë.
Ai nuk ngjall besim me personalitetin e tij. Ai njihet si një qokaxhi servil, gallataxhi banal, bythëlëpirës politikanësh, njeri që rend pas interesit dhe që ka objektiva të qarta për kapjen e shtetit duke përdorur veset nepotike të politikanëve tanë. Ai është thjeshtë një person që po ta heqësh nga guvernator nuk gjen dot punë. Nuk ka shqiptar që ka ndonjë vlerësim për personalitetin e tij dhe as që ka shansin të kuptojë ndonjë gjë nga vlerat e tij.
Ai nuk ngjall besim as si qytetar i këtij vendi. Mjaftojnë orët në duart e të birit 20 vjeçar, njëra prej të cilave mund të shkojë edhe 500 mijë euro, pasi është e veshur e gjitha me gurë diamanti, për të kuptuar që ai është një baba i keq, një qytetar i padenjë i këtij vendi, pasi modeli i tij qytetar, nxit në shoqëri, vese hajdutësh, fëmijë që duan pasurimin e shpejtë, triumfin e njerëzve pa vlera që tallen me milionat e fituar padrejtësisht nga babi në bankë dhe mamaja në gjykatë.
Karriera e tij dhe gruas së tij, është tipike një karrierë e sponsorizuar politikisht, që mund t?i ngrejë nervat shqiptarëve, por s?mund t?u ngrejë kurrë besimin.
Tani banka është përpara një skandali të madh, të cilit sapo i është zbuluar peta e parë. Shqiptarët po ziejnë kundër guvernatorit. Politika dhe gjyqësori janë kthyer në gardian të tij. Që të mos ngatërrohemi me këmbët tona, duhet t?i përmbahemi një qëllimi, atij të rritjes së besimit tek sistemi ynë bankar. I vetmi person që e rrënon këtë besim në këto momente është Ardian Fullani. Nëse Berisha, Rama dhe Meta mendojnë vërtet se mbajtja e tij u jep shpresë shqiptarëve, atëhere duhet të rishikojnë objektivin e tyre, nëse duan vërtet të rrisin besimin tonë tek bankat, apo të rrisin besimin e Fullanit që është i paprekshëm. Nëse bankat humbasin besimin tek qyetarët, shkaku do të jetë tani e tutje Ardian Fullani . Qytetarët e thjeshtë dhe të revoltuar e kanë shkarkuar atë në mendjen e tyre si guvernator. Politika mund t?i japë atij vetëm rrogën dhe për ca kohë dhe bashkë me rrogën mund t?i japë dhe një dorë krizës së bankave. Punë e tyre. Por, Ardian Fullani ka vdekur si guvernator për shqiptarët. Në daç ta mbajnë, në daç ta lëshojnë, ai nuk është më guvernator, nëse ky post vlen për të pasur të gjithë besim tek sistemi bankar. Sa më shumë ta mbajnë, aq më shumë ka shanse t?i marrë me vete ata që e mbrojnë.
Nga Bledi ManePublic Enemyfb.com/bledi.manetwitter.com/bledi...
Shefi i Policisë së Kukësit, Edvin Dervishi, ka përfunduar n...
“Sipas opinionit tonë, pasqyrat financiare paraqesin në mëny...
Mes debatit se kush duhet të ketë përgjegjësi në ngjarjen e ...
Këngëtarja britanike muajin e ardhshëm do të rikthehet si an...
Në të bardha dhe e nxehtë! Megan Fox tregon këmbët e saj din...
Bledian Koka, moderatori dhe gazetari i News 24, keto dy dit...
Ka qënë një ndër të ftuarat e nderit në festën e ditëlindjes...
Ndarja e re administrative parashikon që organizimi administ...
Ashtu siç është paralajmëruar, protestat për largimin e Guve...
Ashtu siç është paralajmëruar, protestat për largimin e Guve...
Një 45 vjeçar në Urën Vajgurore të Beratit ka vrarë bashkësh...
Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hy...
Nga Erget CenolliNëse do të dorëhiqej kjo do të propagandohe...
“Mbyllja e universitetit SHLP “Hëna e plotë” (Bedër), që ish...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka ndrysh...
Rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm forca të ushtrisë dhe ...
Thellohet skandali i pasurise Fullani. Nje nga orat e koleks...
Nje nga orat qe mban ne dore Eriku, djali i Guvernatorit Ard...
1. -Mbi ç’bazë ke 20-fishuar shpenzimet në Bankën e Shqipëri...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...