Arrestohet shefi i rendit ne Kukes per pengmarje
Shefi i Policisë së Kukësit, Edvin Dervishi, ka përfunduar n...
Nga Bledi Mane
Public Enemy
fb.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
1./Hani derra, pini derra?
Si mundet vallë një familje obeze nga mendja, tahmaja, stomaku, makutëria në vazhdën e skandaleve me vjedhje e shpërdorime të mos lakohej edhe për abuzime në kuzhinë aty ku gatuhet e hahet? Ka njeri në këtë tokë shqipfolëse këto ditë mes vapës së skandaleve me abuzimet e parasë publike të mos imagjinojë se familja Fullani, të mos kenë vjedhur e shpërdoruar?
E ta dëgjosh babin si mburret lart e poshtë për gatesa me finesa, menu nga çdo qoshkë e planetit, shtiret si të jetë chef i restoranteve ekskluzive a?la carte dhe njohës e testuesh verërash. E ka fiksim të ftojë për tu mburrur e të mburret duke ftuar politikanë, diplomatë, artistë e ndërkohë që i gostit i shfrytëzon këto qoka për të blinduar rehatinë ashtu siç duket ashiqare edhe tani që po e mbrojnë lapanjozët. Dhe le të kthehemi te e ngrëna sepse po e ndjej që edhe ju të dashur lexues keni uri. Zyrtarisht guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk di e nuk ka gatuar kurrë. Askush në atë familje dembelësh nuk di sesi ndizet soba apo si qërohet patatja. Investigimi ynë i radhës kësaj here na çoi në rrugën e Elbasanit, në një restorant me emër të frikshëm.
Mes subjekteve Banka e Shqipërisë dhe restorantit të sipërpërmendur qysh nga dhjetori i vitit 2014 e deri më tani egziston një marrëveshje e fshehur. Përveç drekave, darkave dhe pritjeve zyrtare, kuzhina e këtij restoranti gatuan çdo ditë edhe për familjen Fullani. Ushqimi shërbehet i ngrohtë e me class në zyrat e bankës, në gjykatën e lartë ku punon zonja Fullani, në qendrën tregëtare TEG ku ka dyqanin e saj zonjusha Fullani, në shtëpitë e tyre në rrugën ?Ibrahim Rugova? në Bllok ose te vila e tyre gjigante në Lundër. Problem paraqet vetëm Riku, djali nopran i cili ha rreth 7 herë në ditë dhe kurrësesi vetëm por do shoqe e shokë pranë. Të gjitha këto i faturohen çdo muaj zyrës së financës së BSH-së dhe mesatarja ditore është rreth 180 mijë lekë të vjetra pa pije alkoolike apo lëngje të ndryshme. E llogaritur përgjatë 10 viteve rezulton se Banka e Shqipërisë i ka paguar restorant në fjalë rreth 540 milionë lekë të vjetra. Dashuria e guvernatorit me pronarin e restoratit duket se fillon nga stomaku e pastaj përfundon si gjithmonë te portofoli.
2./Derkuc me pordhë
Të bëjmë ca muhabete intelektualësh se u lodhëm me pjata, garuzhde, aragosta e karkaleca?
Le të flasim pak për librat dhe botimet. Le të iluminohemi pak.
Banka e Shqipërisë njihet për botimet e saj të shpeshta por një prej best seller-ave të saj mbahet libri ?Një pension për derkuc Çufon?. Ekskluzivisht ky libër u botua për fëmijët si të njihen e të edukohen me paranë por imagjinoni tani pas vjedhjes, sa shëmtuar tingëllon fjala ?xhaxhi Fullani? i cili mund të ngjajë me derkucin e përrallës nga trupi dhe mendja por kurrësesi nuk krahasohet dot nga oreksi se xhaxhi Fullani e përlan jo vetëm Çufon por edhe kush e ka bërë Çufon?
Banka e Shqipërisë çdo vit për nevojat e saj printon e boton një listë me tituj dhe mijëra kopje të tyre ku përfshihen Raporti Vjetor, Raporti i Stabilitetit Financiar, Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes, Buletini i Bilancit të Pagesave, Raporti i Politikës Monetare, Buletini Zyrtar, Buletini i BSH, Kërkime dhe materiale diskutimi, Vrojtime, Kolana juridike dhe rregullative
Publikime edukative, Kuizi ? Bankier i Merituar, Publikimet sipas viteve, Edukimi ekonomik dhe financiar si dhe kalendarë, kartolina, ftesa apo materiale të tjera për studentë dhe banka të nivelit të dytë.
Pa humbur kohë po drejtojmë jo një por dy pyetje rrufe:
1-Sa është shuma e parave që Banka e Shqipërisë shpenzon për këto botime?
2-Gjeni se cila shtypshkronjë shpallet tre herë fituese në vit qysh prej vitit të mbrapshtë 2009?
Përgjigjet po ua sjellim rrufe porsi pyetjet. 1.2 milionë euro buxheti i BSH-së për këto publikime dhe shtypshkronja fituese është?
Lefterinë e njihni? Lefteri Lleshin kryetare e KQZ-së, shoqja e ngushtë e Jozefina Topallit?
Lefteria pra që ditën është e divorcuar nga burri dhe natën bashkohet me të për të ndarë krevatin dhe fitimet e biznesit. Shtypshkronja në pronësi të bashkëshortit të Lefterisë Arjan Lleshi është ortakja e Bankës së Shqipërisë në shtypje librash, ata libra që nuk u lexuan kurrë por qëndrojnë ende të heshtur brenda kutive ku deri dje flinin gjithë ankth paratë tona të shkreta!
Shefi i Policisë së Kukësit, Edvin Dervishi, ka përfunduar n...
“Sipas opinionit tonë, pasqyrat financiare paraqesin në mëny...
Mes debatit se kush duhet të ketë përgjegjësi në ngjarjen e ...
Këngëtarja britanike muajin e ardhshëm do të rikthehet si an...
Në të bardha dhe e nxehtë! Megan Fox tregon këmbët e saj din...
Bledian Koka, moderatori dhe gazetari i News 24, keto dy dit...
Ka qënë një ndër të ftuarat e nderit në festën e ditëlindjes...
Ndarja e re administrative parashikon që organizimi administ...
Ashtu siç është paralajmëruar, protestat për largimin e Guve...
Ashtu siç është paralajmëruar, protestat për largimin e Guve...
Një 45 vjeçar në Urën Vajgurore të Beratit ka vrarë bashkësh...
Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hy...
Nga Erget CenolliNëse do të dorëhiqej kjo do të propagandohe...
“Mbyllja e universitetit SHLP “Hëna e plotë” (Bedër), që ish...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka ndrysh...
Rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm forca të ushtrisë dhe ...
Thellohet skandali i pasurise Fullani. Nje nga orat e koleks...
Nje nga orat qe mban ne dore Eriku, djali i Guvernatorit Ard...
1. -Mbi ç’bazë ke 20-fishuar shpenzimet në Bankën e Shqipëri...
Ja cfare shkruan Edison Ypi ne faqen e tij ne FB:“E ruajt Zo...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...