Me thirrjet kundër qeverisë/ Vijon protesta para Kryeministrisë
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Partia Demokratike organizon konferencën për shëndetësinë, ku u analizua puna e 300 ditëve c’ka ka treguar mashtrimin për shëndetësi falas dhe përkeqësim të situatës. Korrupsion, mungesë kompetence në drejtim dhe shërbimi ndaj qytetarëve në ditën më të keqe.
Partia Demokratike zhvilloi sot Konferencën ?300 ditë mjerimi në Shëndetësi? ku u analizuan me ekspertë, profesorë dhe grupet e interesit të fushës së shendetësisë, politikat e qeverisë dhe në vecanti premtimet e parealizuara për shendetësi falas.
Tritan Shehu duke analizuar politikën e qeverisë për shendetësi falas, e cilësoi atë si spekulim dhe aspak konkret nga ana e qeverisë. ?Qeveria kërkon të spekullojë dyfish me qytetarët që ata të mos ta kuptojnë që po paguajnë, apo ta konsiderojnë shëndetësinë ?dhuratë socialiste?. Qeveria kërkon të bëjë çfarë të dojë me taksat e tyre. Një praktikë, kjo e përdorshme në vendet afrikane por qytetarët nuk gënjehen më. A do të ketë shëndetësia falas më 2017?! Kjo është absurde! Reformat e mëdha realizohen që në vitin e parë elektoral. Përfundojnë nga i treti, për t?u marrë rezultatet tek i katërti. Qeveria po bën të kundërtën sepse duan veçse të fitojnë kohë?, tha Shehu.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se premtimi i qeverisë për shëndetësi falas është një mashtrim dhe i parealizueshëm. Ai i kërkoi maxhorancës të tërhiqet nga ky premtim.
?Po trajtojmë modelin e shëndetësisë që kemi, modelin që është premtuar, atë që po bëhët dhe atë që duam të kemi. U ndalëm tek shëndetësia falas që në fakt është një absurditet. Thënia e njohur anglosaksone ?nuk ka asnjë drekë falas? e tregon se sa i lartë është koefiçienti i mashtrimit kur pretendon që shëndetësinë ta kesh falas, shërbimin më të shtrenjë dhe kompleks që ka krijuar qytetërimi njerëzor. Është e qartë se është mashtrim elektoral, pa asnjë bazë, pa asnjë premisë realizimi. Në këto kushte nëse premtimi për shendetësi falas do të orientohej thjeshtë nga një dëshirë naive për të paraqitur si një arritje të një force politike apo të një qeverie, ofrimin e një shërbimi pa kontribute specifike, kjo do të ishte gjysma e së keqes. Këtu do të mjaftonte thirrja tërhiquni nga ky premtim?, tha Basha.
Eksperti për politikat shëndetësore Gazmed Koduzi analizoi politikat në sistemin parësor që sipas tij është duke përjetuar probleme të mëdha nga politikat e qeverisë në këto 300 ditë. ?Sistemi parësor gjatë 300 ditëve është goditur në shtyllat e tij kryesore: financimi, menaxhimi dhe motivimi i personelit shendetesor. Këto sjellin: rritje të centralizimit, rritje të korrupsionit dhe ulje të cilësisë së shërbimit për qytetarët. Janë pacientët që vuajnë duke paguar më shumë, marrin shërbime shëndetësore më pak cilësore dhe janë më pak të shëndetshëm?, tha Koduzi.
Ndërsa dr. Luftar Zebi analizoi shërbimin spitalor duke e përkufizuar si në udhëkryq nga politikat e qeverisë aktuale. ?Gjatë kësaj qeverisjeje është vërejtur: drejtim dhe menaxhim spitalor jo kompetent, centralizim dhe Megakorrupsion si sindroma e vitit zero. Shpenzime jo në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimit për pacientët si dhe rrënim i financave të pacientëve. Sistemi është më pak i aksesueshëm nga qytetarët dhe më i shtrentë pasi vendimarrja është e përqendruar dhe e politizuar dhe ka sjellë uljen e cilësisë së shërbimit për qytetarët?, tha ai.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Vokshi, analizoi shërbimin farmaceutik në vend. Ajo u shpreh se qeveria bëri emërime nepotike në këtë sistem.
?Emëruan në krye të Drejtorisë Farmaceutike një person me lidhje nepotike, me arsim të dyshimtë, që ka ngelur dy herë në provimin e shtetit, dhe nuk gëzon të drejtën e ushtrimit të profesionit. Emëruan në krye të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave (QKKB) një person të akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumetacioni, zhdukje të mostrave të barnave, dhe 1 milion dollarë dëm të shkaktuar shtetit me skadimin e barnave në QSUT?, tha Vokshi.
Ajo shtoi se qytetarët po vuajnë nga mungesa e barnave pasi ata janë centralizuar, një pjesë e tyre janë shtrenjtuar ndjeshëm. ?Më ka shkruar një qytetar, z Ferhati, i cili vjen nga Cërriku që të bëjë një gjilpërë në QSUT sepse vetëm atje ka?, tha Vokshi. Deputetja e PD denoncoi edhe tenderat e ilaçeve. ?Ka mungesë totale transparence, afera të hapura korruptive në tendera, klientelizëm, korrupsion dhe diskriminim në procesin e regjistrimit, riregjistrimit dhe dhënies së pullave të barnave nga QKKB. Po shkatërrohet zinxhiri i import-shpërndarjes, humbet kontrolli mbi listën e rimbursimit – rritje fiktivitetin dhe korrupsionin, klientelizëm në hartimin e listës së barnave të rimbursuara si dhe cënim i pavarësisë së enteve publike?, tha Vokshi.
Në panel diskutuan edhe ekspertë dhe profesorë të mjekësisë në vend. Prof.dr Isuf Kalo u shpreh se studimet e bëra në vendet e tjera në lidhje me sistemin tregojnë se sistemet që janë të mbështetura tek modeli Bismark, pra tek kontributet, kanë një ndikim më të mirë tek pacientët. ?Duhet kuptuar që sistemi është një rrugëtim dhe duhet përmirëusar. Por sistemi me kontribute është vërtetuar nga studimet si më i miri për qytetarët. Duhet të kuptojmë që shërbimi shëndetësor është një e mirë publike dhe nuk është pronë e një partie politike?, tha Kalo.
Nga ana e saj, ish-ministrja e Shëndetësisë dhe mjekja Anila Godo analizoi sistemet e shëndetësisë ndërsa vlerësoi sistemin gjerman me kontribute, dhe sugjeroi se ky sistem duhet të vazhdojë duke kërkuar zgjerimin e bazës së kontributeve dhe ruajtjen e shtresave sociale. ?Për cfarë arsye duhet të kthehemi mbrapa e të humbim kohë?! Të humbim asistenca, burime njerëzore dhe të dëmtojmë shendetësinë?! Nuk mund të kthehemi mbrapa dhe ti vëjmë një x të gjithë asaj që kemi arritur. Skema që kemi ka ecuar në mjaft vende të zhvilluara të botës dhe nuk e kuptoj pse qeveria nuk kërkon të vazhdojmë me këtë skemë. Jam dakord që shëndetësia falas është një iluzion?, tha Godo.
Ndërsa prof.dr Fedhom Meksi u shpreh se vendi ka një sistem parësor të mjeruar dhe kërkoi që të ketë më shumë vëmëndje në sistemin arsimor. Prof.dr Edmond Kapedani u shpreh se shëndetësia nuk mund të trajtohet sikur ka nisur çdo gjë nga zero dhe kërkoi që politika të mbështesë dhe inkurajojë mjekët. Ai kritikoi sistemin aktual edhe për mungesën e ilaçeve ndërsa kërkoi decenralizim dhe mbështetjen e shërbimit parësor. ?Mendimi im është se sot ne nuk jemi asgjëkundi. Ato 5 gjëra që u bënë me të gjitha mekanizmat e mundshme mundohen të transformohen dhe po fillojnë nga viti 0. Ajo që më shqetëson më shumë është se këto nuk mund të bëhen me urdhëra partie. Drejtuesit duhet të jenë njerëz kompetentë, njerëz që të mbrojnë elitën mjekësore. Kërkohet që shefat e shërbimeve ti caktojë Kruqi i Kuq shqiptar. Është absurditet i madh. Është si dekanin e arteve figurative ta caktojnë punonjësit e dekorit?, tha Kapedani. Ndërsa eksperti Gramoz Dudushi tha se rrezimi i çdo gjëje të arritur në sistemin aktual do të ketë një kosto të madhe dhe kërkoi që sistemi të liberalizohet.
Grupet e interesit të urdhërit dhe shoqatës së farmacive u shprehën kundër projektligjit të qeverisë ndërsa kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh. Në panel foli edhe gazetarja Egla Bardhi e cila us hpreh se ka një mungesë informacioni nga dikasteret e shëndetësisë dhe kritikoi mungesën e barnave.
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka hedhur akuza të ashpra ndaj K...
Kuvendi miraton me shumicë të cilësuar votash disa projektli...
Ministri i Energjitikës i është përgjigjur në Kuvend kreut t...
Deklaratë e deputetes te PD Eleina QiriciTre javë heshtje, ...
Shpjegim i përmbledhur i të dhënave që përmbajnë dokumentat....
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Luan Ram...
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Kryetari i Partisë Demokratike denoncon mega skandalin e neg...
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri prezantoi në Ku...
Tre fshatrat që iu hoqën Livadhjas për t’iu bashkuar Konispo...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e ka cilësuar si vjedhjen e shek...
Sot eshte mbledhur seanca e fundit parlamentare e cila po zh...
Në një editorial të publikuar mbrëmjen e djeshme në faqen on...
Nga Mero BazeShumica do të miratojë sot në Kuvend tre ligje ...
Prononcim i deputetit Ristani, pas takimit me Avokatin e Pop...
Partia Demokratike e Sarandes, ka dale me nje qendrim ne lid...
Nga Sali BerishaNe fundjave, Koço Kokedhima me urdher te Edv...
Nga Artan Hoxha….edhe njehere per vjedhjen e Bankes se Shqip...
Qeveria vendosi në mbledhjen e saj të rradhës mbylljen e 4 p...
Ish-kreu i Qeverise Sali Berisha shkruan ne FB se deshmitari...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...