web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shefi i masoneve shqiptare: Edi Rama me ofroi 3.5 milion euro per ta bere mason.

23 Korrik 2014, 21:16, Aktualitet CNA

Masoneria  dhe masonet eshte nje teme shume inriguese, qe permban brenda vetes shume te fshehta. Shume ngjarje historike, me pasoja te keqija per njerezimin, akuzohen se shkaktare jane masonet. Qenia anetar, ne ate organizate konsiderohet si nje pakt me vete djallin. Por nga ana tjeter, edhe pse je peng dhe “kamikaz” i kesaj organizate, qenia anetar i Masonerise te hap shume dyer drejt majave te pushtetit e suksesit. Prandaj edhe shume veta tundohen dhe duan te antarsohen ne kete organizate.

Tashme eshte zyrtare qe edhe Shqiperia ka lozhen e vet, dhe titullin “Mjeshter i madh” per lozhen te masoneve shqiptare eshte Maksim Zotaj. Per Shqiperine, ai ka kompetencat qe ia lejon Masoneria boterore, te konvertoje dhe pranoje anetare te rinj qe deshirojne te behen masone.

Ne nje interviste kryemasoni shqiptar Maksim Zotaj, tregon se cfare eshte masoneria dhe gjendja e saj ne Shqiperi. Ai pretendon se politikane te majte dhe te djathte (te pakten ketu ka te drejte kur i klasifikon, jo si te majte e te djathte, por si hajduter), kur kane mesuar graden e tij si Mjeshter i madh ne masonerine boterore, i jane afruar qofte duke i ofruar rrushfet, ose presion per te antaresuar ata ose miqte e tyre si masone.

Pyetjes se gazetarit qe permend Berishen, Ramen, Meten apo Bashen, kryemasoni shqiptar pranon se te gjithe keta ne nje menyre ose tjeter kane tentuar te kontaktojne me te. Per kete ai ka bere nje kallezim penal ne prokurori me nje dosje te madhe, ku tregon eksperiencat e presionet e secilit prej tyre. 
Por gjithesesi ai u ndal ne 3 raste qe ka te beje me politikanet shqiptare:

1 – Lulzim Basha i ka kerkuar favor kryemasonit per te bere “princin” Leka II nje mason.
Vlen per t’u theksuar se Princi Leka, ka qene nje beniamin i Bashes, me te cilin ka punuar ne Ministrin e Jashtme, ate te Brendshme etj.
Dhe lind nje pyetje nese Basha (pa dyshim duke ia dashur te miren Princit Leka per ta bere mason), po vete eshte nje mason ?! Sepse duke menduar se eshte gje e mire te besh nje mik mason, atehere kete te mire fillimisht e kerkon per vete . Prandaj mund te dalim ne konkluzionin se ndoshta Lulzim Basha vete eshte nje mason, por jo ne graden te konvertoje te tjere.

2 – Edi Rama i ka ofruar 3.5 milion euro per ta bere mason. Edhe pse nuk e permendi me emer si ne rastin e Lulzim Bashes, kryemasoni Zotaj, permendi se nje politikan i njohur qe ia ka hapur namin vetes ne tere Shqiperine se eshte mason, i ofroi ate shume per te marre realisht anetarsine e masonit.
I vetmi politikan qe ka pretenduar me te madhe dhe qe ka dashur qe te tjeret ta konsiderojne si mason eshte Edi Rama.

3- Fatos Nano i ka ofruar 1 milion euro per t’u anetaresuar si mason

Maksim Zotaj ndalet vetem tek keto 3 raste, per me shume ai sugjeron t’i drejtohemi dosjes qe ai ka depozituar ne prokurori se aty ka detaje per cdo politikan.

Nje gje tjeter qe te ben pershtypje eshte emertimi si hajduter, nga ana e kryemasonit te te gjithe politikaneve shqiptare, qofshin te majte apo te djathte. Informacion qe ai ndoshta e ka me te detajuar meqenese ai si Mjeshter i madh i masonerise boterore ka akses ne informacionin e detajuar qe ata kane per cdo politikan ne siperfaqen e tokes.





07:33 Aktualitet

Masaker ne Fier

Ekzekuton dy vllezerit, kunaten dhe mbesen e tij dhe me pas ...

Lajmet e fundit nga