Vrau efektivin e policisë dhe plagosi një tjetër/ Kush është autori i ngjarjes në Maliq
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...
Gjatë fjalës së tij në seancën e radhës plenare, ish-kryeministri Sali Berisha ofendoi partneren e ministrit Erjon Veliaj, gjë që detyroi kreun e Kuvendit, Ilir Metën, të ndërpriste seancën e më pas të mblidhte Byronë Parlamentare për të marrë vendimin e pezullimit të Berishës për 10 ditë nga veprimtaritë e Kuvendit.
?Duke u nisur nga fyerjet e papranueshme, me kërkesën e krerëve të grupit parlamentar të PS-së dhe LSI-së, mblodhëm Byronë e Kuvendit dhe vendosëm pezullimin 10-ditor nga punimet e Kuvendit të deputetit Sali Berisha?, tha Zoti Meta.
Berisha: Do mbroj të vërtetën me vendosmëri
Në një konferencë për shtyp të thirrur në orën 14:00, deputeti demokrat Sali Berisha nuk i tërhoqi fjalët e tij, por këmbënguli se gjithmonë do të thotë të vërtetën në mënyrë që, sipas tij, të mbrojë ?dinjitetin e qytetarëve të shkelmuar nga kryeministri?.
?Edvin Rama, një neo-bllokmen, zgjodhi të më përjashtojë nga Parlamenti, por unë do e mbroj të vërtetën me vendosmërinë më të madhe. Në Parlament ka pasur incidente më të rënda se i sotmi, sharje brutale ndaj deputeteve të opozitës dhe përdorim kaishi, por asgjë nuk ka ndodhur?, tha ish-kryeministri.
Më tej, ai shtoi: ?Rasti i sotëm ishte dramatik. Siç është marrë vesh nga mediat, në një darkë private, pasi shpërtheu ndaj Adi Krastës, dy zonja të pranishme në darkë hynë për të qetësuar situatën. Ai i shau këto zonja dhe burrat ulën kokën pa thënë asgjë. Do i them Edi Ramës: fjalët që i ka thënë atyre t?i mbash për vete! Një ofendim i tillë publik ndaj një zonje nuk duhet bërë kurrë! Sa herë që të desekuilibrohet, unë do ja kthej në fytyrë Ramës, në emër të atij që nuk flet dot. Do mbroj dinjitetin e qytetarëve të shkelmuar nga kryeministri.?
Veliaj: Berisha, një palaço!
Ministri Erjon Veliaj i komentoi kështu deklaratat e Berishës: ?Është taksirati jonë ta durojmë, ashtu siç ka qenë taksirati i shqiptarëve që e kanë duruar për 23 vite. Nuk është mosha e tij që më bën ta distancoj veten, por kemi marrë një përkushtim që të mos zhgërryhemi në këtë baltë.?
?Të shpifësh për gjëra të pavërteta është e shëmtuar. Unë jam shumë krenar për bashkëshorten time dhe refuzoj të bëhem pjesë e një kulture ku merresh me gratë e të tjerëve dhe me fëmijët e të tjerëve. Kjo është një kulturë e ndyrë e një plaku palaço! Ai nuk është bërë kurrë fisnik edhe pse ka zbritur prej kohësh në qytet. Si shoqëri jemi pjekur dhe nuk shkojmë më pas banaliteteve?, shtoi ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Debatet mbi Lazaratin
Seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë, ashtu siç pritej, u dominua nga debati mbi Lazaratin. Deputeti socialist, Taulant Balla, akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për lidhje me Gate Mahmutajn, të arrestuarin kryesor të operacionit të policisë që ka nisur para disa ditësh.
?A ka biseduar Saliu pak minuta para dorëzimit me Gate Mahmutajn? Si shpjegohet që në telefonat e të arrestuarve, numri kryesor ishte i Saliut? Si ka mundësi që PD-ja e Gjirokastrës nuk ka folur fare??, ishin pyetjet e deputetit socialist.
Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, u përgjigj: ?Gate Mahmutajn nuk e njoh personalisht, por ta dini që kapobandat janë në Tiranë, në këtë sallë. Ndërsa kapobandat e Lazaratit u njoftuan një ditë përpara të largoheshin. Ne kemi mbështetur forcat e rendit që luftojnë narko-trafikun, por nuk mbështesim deklaratat e ministrit që duket se kërkon gjakderdhje duke folur me maskat mbrapa. Po nxirren nga shtëpitë e tyre banorë të pafajshëm të Lazaratit dhe këtë nuk e pranojmë. Aty janë 5000 banorë që nëse do të ndihen të kërcënuar, do të dalin të mbrojnë veten. Nuk mund të presim që narko-trafiku të luftohet nga këta dy njerëz (Rama dhe Tahiri). Asnjë deputeti të PD-së nuk i ka dalë emri në Lazarat.?
Në fjalën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha, tha se qeveria po mashtron shqiptarët me aksionin e Lazaratit: ?Policia po qëndron në periferi, aty ku shumë herë ka shkuar pa asnjë mundim dhe pa asnjë përleshje. Magazina e Gate Mahmutajt nuk është brenda në Lazarat dhe ju e paraqisni në media çdo ditë duke mashtruar shqiptarët. Të ndërpriten urgjentisht të shtënat pa objektiv. Policia ka të drejtë t?i kthejë zjarrin me precizion cilitdo që i kthen armët kundër, por është marrëzi që policia të qëllojë njësoj si grupet kriminale duke terrorizuar popullatën. Të qëllohen kriminelët është e drejtë, të qëllohet në ajër është turp.
Deputeti demokrat Eduard Halimi i kërkon Kryetarit të Kuvend...
Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë dhe deputet...
Në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demok...
Hariz Mema është kandidati që fitoi zgjedhjet në degën e Par...
Dega e Partisë Demokratike të Lushnjës është përcarë, pasi z...
Një pjesë e deputetëv e të LSI-së do t’i kërkojnë kryeminist...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëru...
Në intervistën për televizionin francez “France24″, kryemin...
Kryeministri Edi Rama dhe stafi i Kryeministrisë iu bashkuan...
Partia Demokratike ka nisur mbajtjen e kuvendeve zgjedhore n...
Partia Socialiste drejtohet nga mafia që ka larguar socialis...
Sot shënohet 23 vjetori i krijimit të Partisë Socialiste. Kr...
Në një intervistë për TV RFI në Francë, Kryeministri Edi Ram...
Kuvendi u përfshi sot nga debatet dhe akuzat gjatë seancës p...
Ish-kreu i qeverise deklaroi nepermjet rrjetit social Facebo...
Kryeministri Rama u takua sot në Paris me presidentin france...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi sot përfa...
Kryeministri Rama nga Franca tha se e ardhmja e Shqipërisë ë...
Ministri i Brendshëm Tahiri tha se Shërbimi i Kontrollit të ...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministri i Jasht...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...