Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ambasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas, në cilësinë e Përfaqësuesit të Presidencës greke të BE-së shpreh mbështetjen për zhvillimet pozitive në Shqipëri, sidomos në angazhimin kundër krimit të organizuar.
?Do të doja të merret një vendim i rëndësishëm në qershor. Ne po ecim të fortë, jemi të vendosur të ndihmojmë jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por edhe Shqipërinë për ta ndihmuar këtë vend të avancojë sa më shpejt drejt familjes europiane atje ku i përket?, tha Rokanas duke shtuar se fati do të vërtetojë që kemi të drejtë.
Ambasadori grek Rokanas theksoi se ?Shqipëria ka treguar angazhim të fortë jo vetëm në politikë për të qenë pjesë e familjes europiane, jo vetëm në mënyrë kulturore, historike e aspekte të tjera, por e ka vërtetuar edhe në zhvillimin më të fundit për të luftuar krimin e organizuar, luftën kundër drogës që është shumë e rëndësishme?.
?Presidenca jonë deri tani gjykohet nga puna legjislative, puna ka avancuar , puna e bërë është objektive kemi pasur edhe zgejdhjet presidenciale, jam shumë krenar për kapitullin e zgjerimit që ka ecur shumë mirë, nuk mund të jetohet pa zgjerimin, jo vetëm politikisht por edhe ekonomikisht?, tha Rokanas.
Deklaratat e diplomatit grek u bënë gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare ?Presidenca Greke dhe Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor: Situata Aktuale?, e organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Ambasada e Greqisë në Tiranë, në partneritet me Fondacionin Helenik për Politikën e Jashtme dhe Europiane.
Duke folur për integrimin e vendeve në BE, Rokanas u shpreh se ?me integrimin kemi parë kontinentin europian duke avancuar më shumë se kushdo tjetër pas shkatërrimit të plotë, drejt zhvillimeve kryesore që janë ekonomia, drejtësia sociale dhe ndershmëria dhe zhvillimi i qëndrueshëm që është i fundit, por jo më pak i rëndësishëm?.
Gjithashtu, vijoi, Rokanas, ka avancuar paqja, eksperimenti më i madh në historinë e njeriut, stabiliteti dhe prosperiteti së bashku me prosperitetin euroatlantik.
?Këto janë qëllimet që ne si Presidencë greke dhe partnerët tanë në BE dëshirojmë që të avancojnë në zgjerimin e Ballkanit Perëndimor , paqja, siguria, stabiliteti, por edhe ekonomia, prosperiteti, drejtësia sociale, qëndrueshmëria. Sipas modelit europian këto janë qëllimet ku duam të shkojmë, edhe për Ballkanin kjo është ideja, pas zgjerimit. Zgjerimi nuk është një veprim antagonist, përkundrazi ato ndihmojnë njëra tjetrën dhe gjithashtu dëshirojmë siç bëri Zhan Mone, pajtim në këtë pjesë të botës që ka vuajtur?, theksoi Rokanas.
Qëllimi tjetër që kishte Zhan Mone, vijoi diplomati grek, dhe ajo që ne synojmë tani është zgjerimi në këto zona.
?Greqia, ka ndërtuar strategjinë e saj në këtë zonë me konceptin e zgjerimit me të gjitha vendet e rajonit dhe ka dëgjuar në mënyrë të vazhdueshme duke e mbështetur këtë politikë. Ju mbani mend konferencën e Selanikut në 2003 gjithashtu bëmë të njëjtën gjë edhe në 2009 dhe në presidencën e fundit ka qenë në mbështetje të zgjerimit, sepse zgjerimi është historia më e suksesshme e BE-së, është vërtetuar edhe në konferencën e Selanikut para disa muajsh edhe në Vjenë që u organizua nga Austria dhe mendoj se do të vërtetohet edhe gjatë presidencës italiane sepse jemi duke koordinuar punën me njëri tjetrin në të mirën e popujve të këtij rajoni?, tha Ambasadori grek Rokanas
Bushati: Marrja e Statusit, sinjal pozitiv për Ballkanin dhe Europën
?Marrja e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, pas pak ditësh, do të ishte një sinjal pozitiv jo vetëm për shqiptarët dhe për Ballkanin Perëndimor, por dhe për vetë Evropën, që e konsideron zgjerimin një sfidë të sajën?.
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare ?Presidenca Greke dhe Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor: Situata Aktuale?, e organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Ambasada e Greqisë në Tiranë, në partneritet me Fondacionin Helenik për Politikën e Jashtme dhe Europiane.
?Shqipëria i është përgjigjur kërkesave të Këshillit të Ministrave të BE-së në muajin dhjetor dhe nisur nga kjo do isha shpresëplotë që vendit tonë t?i jepej statusi i kandidatit. Kjo do të ishte jo thjesht një sinjal pozitiv për të stabilizuar situatën në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, por dhe vetë për Europën, e cila procesin e zgjerimit e konsideron një sfidë të sajën?, vijoi më tej Bushati.
Kreu i diplomacisë shqiptare tha se në procesin e marrjes së statusit me rëndësi është kredibiliteti i reformave të ndërmarra nga qeveria, që për ne është një proces stafetë, ku duhet të spikasë pulsi pozitiv i tyre.
?Por, dhe për vendet anëtare të BE-së është po aq me rëndësi që në marrjen e këtij vendimi të mos bien në kurthin e vendosjes së çështjeve bilaterale që nuk kanë lidhje me atë që është thelbi i procesi?, tha ministri i Jashtëm.
Gjosha: Afërsia me BE, na bën bashkëpunues
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka vlerësuar mbështetjen që Greqia i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë në procesin e integrimit Europian, duke theksuar se ?forca shtytëse që proçesi i integrimit jep për vendet që duan të anëtarësohen në BE është themelore, sepse kushtet e vendosura janë faktori më i rëndësishëm dhe për këtë patjetër mund të them se dhe Shqipëria, përballë gjitha kushteve të vendosura, ka përparuar?.
?Afërsia në Bashkimin Evropian na bënë gjithmonë të jemi bashkëpunues në të gjitha fushat dhe proçesi i integrimit na ka ndihmuar të thellojmë me tëj marrëdhëniet tona me të gjitha vendet anëtare të BE-së, duke konkluduar dhe ndihmuar në mirëqenien e shqiptarëve dhe të gjithë Ballkanit Perendimor. Dua të përmend këtu përmirësimin e klimës politike me të gjitha vendet e Ballkanit Perendimorë, dhe së fundmi edhe marrëveshja historike midis Serbisë dhe Kosovës është prova më e madhe e këtij bashkëpunimi?, tha Gjosha.
Komentet ministrja e Integrimit i ka bërë gjatë konferencës së organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Ambasada e Greqisë me temë ?Presidenca Greke dhe Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor: Situata Aktuale?.
Duke u ndalur në proçesin e integrimit për rajonin e Ballkanit Perendimor dhe në veçanti të Shqipërisë, Gjosha tha se ? ky proces ka ndikuar pozitivisht jo vetëm për rajonin por dhe më gjerë dhe më këtë frymë duhet të vazhdojmë përpara duke iniciuar nisma dhe projekte konkrete të cilat i shërbejnë aspiratës tonë Evropiane dhe të mirës tonë të përbashkët dhe jam e bindur se mesazhi më i mirë do të ishte dhënia e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë gjatë javëve në vijim?.
?Kjo konferencë, vjen në një moment tejet të rëndësishëm për Shqipërinë sepse pas pak ditësh vendet anëtare do të votojnë për dhënien e statusit kandidat. Që të jemi pjesë e kësaj familje të madhe Evropiane, duhet të transformohemi dhe të japim kontributin për forcimin e demokracisë brenda vendit tonë?, tha Gjosha.
Policia greke ka sekuestruar 257 kilogram marijuanë, që vint...
Pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit në Lazarat, kryeminist...
Banorët e Orikumit kanë dalë sot në një protestë për çështje...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në ku...
Një magazinë dhe tre dyqane janë përfshirë nga flakët në orë...
“Beteja” mes policisë dhe trafikantëve lazaratas e ka kthyer...
Roland Bejko, pedagogu i UT dhe ish-drejtues i lartë në Mini...
Policia e Shtetit, gjatë ditës së sotme vijoi operacionin e ...
I shume kerkuari i policise per ngjarjet e diteve te fundit ...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në përurimin e dy b...
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu i ka drejtu...
Pas deklaratës së PD-së reagon kryeministri Rama. Në një sta...
Ministri Federal për Çështjet Evropiane, Integrimin dhe Punë...
Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate për shtyp mbështe...
Ndërkohë që në Lazarat policia përballet me plumbat e disa p...
Skema e re e pensioneve, që pritet të hyjë në fuqi në datën ...
Holanda, një nga 5 vendet skeptike për dhënien e statusit pë...
Policia merr nën kontroll gjysmën e Lazaratit. Burime zyrtar...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Lumas të Pogra...
Sot në orën 13:00 mbërrin për herë të parë trageti nga Ohri ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...