Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Pas nje shkrimi te botuar sot ne te perditshmen Panorama ka reaguar Nen/drejtori I Pergjithshem I TVSH, Martin Leka, I cili prej gati 2 vitesh kryen funksionet e drejtorit te pergjithshem.
Leka ka shperthyer ne FB ?Nuk merem me kurva te sponsorizuara (nga kurvat). Ky eshte reagimi im per sot!?, ka shkruar gazetari Martin Leka. Jo vetem nje sulm I ashper ndaj autores se shkrimit por edhe ndaj botuesit te Panorames Irfan Hysenbelliu. Debati ka filluar per transmetimin e kampionatit Boteror Brazil 2014 dhe emisionin qe transmetohet ne TVSH.
Me poshte lezoni shrimin e gazetares Enkeleida Zeiko botuar sot ne gazeten Panorama.
ENKELEIDA ZEKO
Një shprehje e vjetër thotë që problemet e familjes nuk duhet të dalin kurrë jashtë saj. Por kur kjo familje nuk konsiderohet më e tillë dhe nuk respektohet asnjë anëtar i saj, atëherë veprimin tim e konsideroj mëse legjitim. Tani keni mbetur vetëm ?Ju? familja ime dhe si një bijë e devotshme do të rrëfehem në kultin e shenjtë. Nëse një gazetar do t?i shkruante Presidentit të SHBA, Kancelares gjermane Merkel, Mbretëreshës Elisabet apo ndonjë titullari tjetër, çfarë përgjigje do merrte? E nëse si gazetare profesioniste e një institucioni publik unë nuk marr përgjigje për këto që po shkruaj, sa mundësi keni ?Ju? të merrni përgjigje për shqetësimet tuaja? Nuk e di? por nuk dua të heq dorë nga besimi, do të ishte si të hiqja dorë nga vetja ime. Aq më tepër tani që në media gjithnjë e më shumë flitet për ligjin kundër korrupsionit, atëherë përse nuk ka përgjigje? Mos vallë këto janë vetëm demagogji? Apo mos vallë pritet që ligji të miratohet për të reaguar? Nuk dua të përmend asnjë term politik apo elektoral pasi unë ashtu si ?Ju? me vetëdije kemi dashur ta lëmë jashtë sportin nga politika, por nga ana tjetër sporti nuk bëhet pa politika. Nuk kam çfarë t?ju them për premtimet që ju ka bërë çdo drejtues apo këshill që ka drejtuar në RTSH, por di të jem e vendosur në rrugën time për t?ju mbrojtur ?Ju? e çdo interes tuajin dhe të institucionit që paguani. Në vitet që punoj në RTSH kam shumë kujtime të bukura, emocione, një koleksion magjik me sportin në arkiv, shumë çmime dhe vlerësime, madje edhe kritika të cilat më kanë rritur profesionalisht e më kanë bërë atë që ?Ju? keni të drejtë ta vlerësoni vetë qoftë nga ekrani e qoftë personalisht me mua. Jam e hapur për çdo lloj politike zhvilluese apo lobimi në shërbim të RTSH, por nga ana tjetër nuk përkrah asnjë lëvizje të fshehtë e nën rrogoz që dëmton imazhin e RTSH dhe punonjësit të tij me veprime dhe mosveprime të titullarëve, sado fuqi ligjore të kenë. Kohët e fundit shtëpinë time nuk po e njoh më. Rregullat e lojës nuk ekzistojnë dhe teoria ?peshku i madh ha të voglin? është praktika që kanë sjellë drejtuesit e rinj në detyrë me vendimet e tyre krejtësisht të gabuara, të pastudiuara e mbi bazën e interesave personale. Në qoftë se do të bëja një paralelizëm me një lojë futbolli, shumë prej jush do të thonë: ?Epo vërtet gjyqtari gaboi, por gabimi është njerëzor e lojën askush nuk e kthen mbrapa?. E pra, po ju them se unë nuk kthehem mbrapa më kurrë. Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i RTSH, z. Martin Leka dhe Këshilli Drejtues i këtij institucioni nuk mund të justifikohen me një gabim njerëzor, sepse njerëzorë jeni ?Ju? që çdo muaj sakrifikoni të ardhurat tuaja për të mbajtur këtë impiant mediatik që në drejtimin e këtyre njerëzve po pëson regresin më të shëmtuar të historisë në vite. E keni parasysh termin shkak ? pasojë. Në RTSH veprohet me teorinë që fillimisht vjen pasoja e pastaj mësohet shkaku. Pasoja është krijimi i Departamentit të Sportit, që si koncept është shumë i moderuar për njerëz të vjetruar në RTSH që strukturat nuk janë specialitete zhvillimi, por përfitimi personal, e nuk kanë nevojë për një drejtor ?mik të drejtorit? kur shihet që mungojnë regjisorët, operatorët, grafistët dhe elementet bazë të punës në Televizion. ?Ju? do të thoni: pse paragjykon? Nuk quhet me paragjykim kur ngjarjet dhe faktet janë dëshmitaret kokëforta që të japin të drejtë. Jo pa qëllim unë dhe sektori i sportit në RTSH e kundërshtuam këtë teori konspirative, e cila u ngrit nga një bisedë tavoline ose ëndërr europiane e ndonjë anëtari të Këshillit Drejtues dhe u bë shkatërrimi i sportit, punës shumëvjeçare dhe investimit të institucionit në burime njerëzore. Ndoshta ?Ju? keni parë çdo transmetim sportiv dhe emision televiziv më 2013, por drejtuesit e RTSH-së, të cilët ju siguroj që vetëm TVSH nuk ndjekin, nuk kanë bërë një analizë të përgjithshme të punës e aq me pak një studim për politikat sportive apo aplikimin dhe feet back që merret nga këto ndryshime të menjëhershme të strukturës. Pa e mbledhur asnjëherë sektorin të diskutojë për këtë çështje, të analizojë apo shkëmbejë eksperiencat, Këshilli Drejtues i RTSH dhe drejtori i Përgjithshëm përpara Kampionatit Botëror të Futbollit ?Brazil 2014? krijojnë Departamentin. Megjithatë, drejtori i Përgjithshëm kishte kohë që kërkonte nëpër kafene me drejtuesit e platformave private drejtorin e ri, apo aleatin që do ta përdorë si ?shkopin magjik?, jo të ndryshonte sportin, por të fshinte me një të rënë të lapsit të gjithë ata që kanë punuar deri tani. E meqë ka edhe nga ata si puna ime që nuk nënshtrohen kurrë dhe në jetë janë parimorë, si drejtori i Departamentit z. Bajram Hoxha, një gazetar e drejtues profesionist me eksperiencë 35-vjeçare në ekran, i cili ka qenë dhe pjesë e Sindikatës së Televizionit vite më parë, apo si gazetari Dëfrim Met?hasani, një njeri i ndershëm që ka punuar me pasion për vite të tëra, këta drejtues kanë të drejtë të na quajnë ?armiq të popullit?. Por populli jeni ?Ju?. Tani ka ardhur momenti të jeni ?Ju? juria e këtyre vendimeve mediokre që jo vetëm po shkatërrojnë institucionin, po prishin imazhin, por po prekin edhe cilësinë e programeve televizive, të cilat janë lënë tashmë në duar preferenciale dhe askush nuk kthen përgjigje, askush nuk merr mbi vete përgjegjësi. Më lejoni t?ju them se vendimin e krijimit të Departamentit të Sportit, unë si punonjëse e TVSH-së dhe si producente e programeve sportive, e mësova 5 ditë pasi ishte firmosur nga Këshilli Drejtues. Madje edhe një pjesë e vetë atyre që kishin votuar e mësuan pas meje, të paktën kështu u shprehën, e besoj prandaj e ?ngrinë? këtë vendim deri në datën 15 maj, duke e konsideruar të pastudiuar. Më thoni ?Ju? çfarë kuptoni nga kjo? Ngaqë dëgjoni për sistem gjyqësor të korruptuar apo për mitmarrje në Drejtësi, çfarë duhet të prisni nga një Këshill që i ka mbaruar mandati përpara 2 vitesh e vendimet i merr me biseda në korridor? Çfarë duhet të prisni nga ky drejtori i Përgjithshëm i RTSH, i cili kërkon dëshpërimisht mbështetjen e politikës sepse qorrazi shpreson se ajo do kënaqet nga veprimet e tij dhe do ta lërë në detyrë pas zgjedhjes së Këshillit të ri? E përpara këtyre objektivave, në vizionin e ngushtë të një gazetari që gabimisht i kanë lënë një vulë në dorë, ?Ju? prisni dixhitalizimin dhe ndryshimin e RTSH-së? ?Ju? prisni zbatimin e ligjit të ri apo statutit? Po sikur Skolari të ndryshonte komplet ekipin e Brazilit përpara ndeshjes me Kroacinë, çfarë do të mendonit? Që është komplet i çmendur? E pra, kështu veproi drejtori i Përgjithshëm përpara Botërorit, ndërtoi një skuadër të re, por me lojtarë të vjetër. Madje një pjesë e tyre janë e vjetra e hidhur e kohës së dështimit të madh të RTSH. E duke iu rikthyer ciklit që u ndoq, drejtori i Përgjithshëm e kërkoi aq dëshpërimisht këtë drejtorin e Departamentit, saqë nisi vetë të bëjë oferta jashtë institucionit, ndërsa modelet që iu paraqitën në konkursin e tij të paligjshëm në datën 13 maj 2014 treguan edhe një herë mungesën e profesionalizmit të tij si individ, por edhe si drejtues që me veprime të tilla shkel jo vetëm etikën, por edhe dëmton rëndë imazhin e këtij institucioni mediatik. E në fund, me sugjerim të Këshillit që ?papritur? nuk mbledh dot kuorumin vendimmarrës, drejtori i Përgjithshëm emëron në këtë detyrë drejtorin e Prodhimit, Genc Ymeraj, pa konkurs, por me meritën e veçantë që i jep statusi i ?Mikut? dhe bashkëpunëtorit të hershëm të tij në Radio Tirana. E vijmë te SHKAKU që ju përmenda më lart, ai është ky projekt shumëmilionësh që ju shikoni, i cili rrit koston e prodhimit 4 herë apo 400% më shumë nga edicionet e 2010-s dhe 2012-s dhe ul programin me 2 orë transmetim. Ndoshta ju do të habiteni me këto shifra, mund të ketë edhe nga ata që i konsiderojnë cikërrima përpara abuzimeve me më tepër zero, por për RTSH ju siguroj që këto janë shumë, madje marrin më tepër vlerë kur aludohet për abuzim. Përse drejtuesit e rinj paguajnë veten dhe stafin me projekte kur marrin rrogën për të bërë detyrën e kur ligji ua ndalon të gjithë punonjësve të RTSH të paguhen me honorare? Ky është misioni i drejtorit të ri të Departamentit të Sportit, sjell risinë e milionave, të cilat deri sot ishin konsideruar tabu dhe puna ishte bërë mbi bazën e ndershmërisë dhe profesionalizmit. Ky është drejtori që për të vënë veton komandohet edhe skenarist, edhe prezantues në projekt, dhe këtë të fundit e mban sekret nga stafi, i cili dy ditë përpara Botërorit nuk ka asnjë informacion se çfarë detyrash do të ketë. Ky është drejtori i cili në cilësinë e ?Mikut? nuk i jep asnjë informacion drejtoreshës së Televizionit, pavarësisht kërkesave dhe mbledhjeve të saj të shumta, duke u fshehur nën mburojën prej letre të drejtorit të Përgjithshëm e duke dëmtuar punën deri në dështim. Ja përse nuk miratohet projekti i sektorit të sportit që prej vitesh punon në TVSH, sepse është pa kosto financiare dhe nuk ndan benefite për grupet e interesit, por kërkon të ketë seriozitet, profesionalizëm, dinjitet deri në detajin më të vogël. Ky është motivi thelbësor i ngritjes së strukturës së re, që drejtuesit e rinj të RTSH e përdorin si mbulesë për përfitime personale në kurriz të televizionit dhe taksapaguesve shqiptarë. Kështu ata mundohen paturpësisht të justifikojnë veten me teori tashmë të dala nga moda se ?gjoja? do bëjnë ndryshime. Ndryshimi i vetëm që është ndier në këta muaj është ulja e moralit të TVSH përpara konkurrentëve të drejtpërdrejtë pasi drejtori i Përgjithshëm u dha aq shumë akses këtyre rivalëve, saqë ata jo vetëm morën në dorë transmetimet sportive në RTSH, por shkuan deri aty sa të favorizonin vetën në raport me institucionin për të drejtat e Kampionatit Botëror të Futbollit. E në vazhdën e gafave që pasonin njëra-tjetrën, ku vetë drejtori i Përgjithshëm zgjidhte ndeshjet e kampionatit pasi unë refuzova të bëhem pjesë e këtyre aferave, termi ekskluzivitet u zhvlerësua deri në masën kur komentatorët e TVSH u larguan edhe nga stadiumet për të komentuar nga studioja. E ku bëhet më fjalë për profesionalizëm në këto kushte? ?Një sy qorr e një vesh shurdh? edhe në mbledhjet kur stafi përmendte këto problematika, derisa situata arriti aty sa takimet tona u bënë aq të rralla, derisa u zhdukën bashkë me të drejtat tona. Nuk na u vunë asnjëherë në dispozicion kontratat që institucioni ka lidhur dhe sa ka shpenzuar për aktivitetet sportive. Vendimet e Këshillit Drejtues mbahen në kasaforta krejtësisht të fshehta dhe nuk i jepen askujt, a thua se janë vendime jetike të Byrosë Politike të dikurshme e jo të ?Parlamentit të Televizionit?, që i detyrohet shpjegim çdo shqiptari e jo më vetë punonjësve të RTSH. Tashmë filloi Kampionati Botëror i Futbollit e unë ju zbulova vetëm majën e ajsbergut, pasi problemi i RTSH është aq i thellë e i padukshëm, saqë vera e nxehtë dhe ritmet ?Samba? që kanë marrë përsipër të kërcejnë ?Drejtuesit e Rinj? nuk e shkrijnë dot.
Gjatë aksionit të zhvilluar sot nga INUK në ishujt e Ksamili...
Pasditen e sotme rreth orës 17:15, në aksin rrugor Korçë – P...
Policia e Shkodrës arrestoi një 31 vjeçar i cili kishte rrah...
Fitim Alla, i cili vrau komisarin Musa Skura në Mat, u dënua...
Një 16- vjeçare e zhdukur 10 ditë më parë në qytetin e Shkod...
Kreu i OMONIA-s Vasil Bollano iu ankua krerëve të shtetit gr...
Pas daljes së përgjigjeve të provimit të Letërsisë dhe Gjuhë...
Policia italiane kapi 1 ton drogë me vlerë 10 milion euro në...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa mohoi tha...
Bashkia e Tiranës ka prishur sot 16 bunkerë në Sharrë, të nd...
Ministri Për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ka zhvilluar sot n...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e ina...
Policia e Përmetit ka asgjesuar ditën e sotme dy parcela me ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në Mirditë. 52...
Një 38 vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur si pasojë e një at...
Policia e Korçës, bën me dije se ditën e djeshme ka filluar ...
Numri i bizneseve debitore te tatimet është shtuar ndjeshëm ...
Është zhvilluar dje një ceremoni festive me rastin e 23 vjet...
Policia greke ka shkatërruar ditën e sotme një grup kriminal...
Presidenti i Bujar Nishani u ka dërguar një mesazh të gjithë...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...