web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korça mirëpret Karnavalet

7 Qershor 2014, 17:38, Aktualitet CNA

Sot Korça mirëpriti karnavalet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të tyre. Në to morën pjesë 30 grupe nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Festivali filloi me paradën e grupeve përgjatë Bulevardit ?Republika? duke vazhduar me performancën e çdo grupi tek sheshi para katedrales të qytetit.

Për t?i paraprirë kësaj feste dje u zhvilluan Karnavalet e Fëmijëve, ku Fëmijë të shumtë, nga kopshte të ndryshëm të qytetit të shoqëruar nga prindërit e tyre, janë argëtuar të veshur me kostume shumëngjyrëshe duke personifikuar personazhet e animuar të preferuar.

Shumë bare organizojnë party, me maska,e cila prej vitesh po kthehet në një traditë. Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve ka përkuar edhe me çeljen e sezonit turistik 2014-të në qytetin e Korçës.Prej ditësh qyteti kishte një pamje festive me posterat e vendosura nëpër rrugë, dhe atmosferën e krijuar.





Lajmet e fundit nga