web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutohet biznesmeni në Fier, dyshohet për hakmarrje

15 Maj 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Biznesmeni Agron Ymeraj, 53 vjeç pronar i një firme hidro-sanitare është ekzekutuar me armë zjarri brenda në automjetin e tij mëngjesin të sotëm në qendër të qytetit të Fierit. Dyshohet se autorët i kanë zënë pritë dhe në kohën që 53-vjeçari është futur në makinë është qëlluar me breshëri plumbash. Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 12 gëzhoja. Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, pasi dy djemtë e viktimës rreth një vit e gjysmë më parë u akuzuan për vrasjen e inxhinierit të naftës Kol Veshi, por për mungesë provash ata u liruan. 





Lajmet e fundit nga