web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korçë, Dhuna në familje vazhdon të mbetet shqetësuese

14 Maj 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Dhuna në familje vazhdon të jetë një fenomen shqetësues në Rajonin e Korçës. Vetëm në raportin e sotëm të Policisë, janë marrë në mbrojtje 5 persona. Dhuna varion në forma nga më të ndryshmet, si fizike ashtu edhe psikologjike, nga dhuna e bashkëshortit mbi gruan apo dhuna e fëmijëve mbi prindërit. Fatkeqësisht çdo ditë në raportin ditor të policisë ka me mjaft raste të tilla.

Më konkretisht, ditën e djeshme, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasit me iniciale F.M 48 vjeç dhe B.M 17 vjeç, banues në Vërdovë (shtetasit janë babë e bijë). Kjo për arsye se djali i shtetasit F.M, 21 vjeçari A.L, banues në Vërdovë, në mënyrë te vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Po ditën e djeshme, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes edhe për shtetasen A.M 39 vjeç, banuese në Korçë, sepse bashkëshorti i saj shtetasi A.M, 61 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, dhe po vazhdon puna për kapjen e tij, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.





Lajmet e fundit nga