web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tahiri: Nuk jap dorëheqjen, sot u kemi dëshmuar shqiptarëve se jemi më të fortë

10 Maj 2014, 22:00, Politikë CNA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dalë në një konferencë shtypi për të dhënë sërish sqarime për avionin e kapur në Divjakë. Tahiri ka thënë se kapja e avionit tregon se shtetit sot është duke e luftuar seriozisht trafikun e drogës.

Ai ka akuzuar opozitën se po përpiqet të kriminalizojë një ngjarje e cila në fakt ka qenë goditje kundër trafikut të drogës.

?Avioni i ulur në Divjakë dhe makina e kapur nga policia me drogë, ashtu si dhe dy të arrestuarit, kanë qenë në një sipërmarrje bashkëpunese për trafik të lëndëve narkotike.

Shetasi italian ka qenë më parë i proceduar në Itali, ndërsa shtetasi shqiptar nuk ka qenë ndonjëherë i proceduar në asnjë vend.

Hetimet për këtë trafik janë shumëdinesionale dhe të plotë.

Kjo ngjarje mbeti në tentativë falë punës së koordinuar të shtetit shqiptar.

Përtej hamendësimeve dua t?u them se nuk ka dhe nuk ka pasur asnjë avion fantazëm, por me leje për të hyrë dhe të dalë nga shteti shqiptar, sipas ligjeve në fuqi. Avioni u zhduk në një moment dhe për këtë arsye ne jemi vënë në lëvizje.

Të gjitha sistemet e kontrollit dhe pikave kufitare kanë qenë dhe janë në punë dhe Policia e Shtetit është në këmbë dhe në krye të detyrës, ashtu si të gjitha institucionet.

Policia ka kohë që ushtron kontrolle të shpeshtuara në kufi. Është kjo arsyeja që sasia e kapur gjatë kësaj kohe që ne jemi në krye të detyrës është shumë fish më e lartë se sa në kohën e këtyre që tashmë ulërasin për trafikun e drogës.

Deklaroj me përgjegjësi të plotë se historia e kësaj ngjarje është mënyra se si politika shqiptare nxit kriminalitetin dhe trafikun e drogës.

E them me bindje se sot jemi shumë herë më të fortë se u kemi dëshmuar shqiptarëve dhe autoriteteve ndërkombëtare, se qeveria shqiptare siguron një standart për shqiptarët, deri dje të paimagjinueshme.

Ndaj dua të falenderoj punonjësit e policisë për punën e bërë.

Ata që synojnë të bëjnë shqiptarët të verbër dhe të shurdhër dhe që kanë kurajon të thonë se ky ishte një dështim i policisë, apo një konfirmim i asaj që kanë deklaruar. Bëjnë më mirë të heshtin, pasi policia nuk përkulet në vendosjen e ligjit.

Opozita sot do t?i bëjnë shqiptarët të kuptojnë se kur policia kap drogë, ka trafik droge, ndërsa në kohën e tyre nuk ka pasur trafik droge, pasi nuk kapej.

Drog aty ka qenë në fakt, por nuk kapej nga policia. Deklaratat e bëra nga ish-kryeministri janë qesharake dhe kriminale.

Hetimi i çështjes konkrete vijon, ndërsa detaje të tjera do të bëhen me dije më vonë, ndërsa dua t?u bëj thirrje edhe juve që të thoni të vërtetën?, tha Tahiri.

Ndërkohë, pyetjes së gazetarëve për të dhënë dorëheqjen, Tahiri iu përgjigj në këtë mënyrë:

?E pres jo pa humor pyetjen tuaj, pasi e kam vënë re që edhe opozita do të nxjerrë përgjegjës për arritjet e shtetit. Ne sot jemi më të fortë pasi sigurojmë një standart sigurie që deri dje as mund të mendohej. Ju sot duhet të vlerëson policinë për punën dhe angazhimin e vet, që qeveria e djeshme nuk e kishte. Nëse doni t?i drejtoni dikujt një pyetje të tillë, do bënit mira t?ja bënit atyre që deri dje drejtonin Ministrinë e Brendshme dhe qeverinë, pasi ajo që kemi bërë këto muaj, tregon se deri dje ata flinin gjumë. Ka një të vërtetë në deklaratat e opozitës: po ndodh e paimagjinueshmja, pasi ajo që deklaronte Berisha për trafik me avionë, u ndalua nga policia. Kjo do të thotë që kanë dijeni kur kanë qenë në detyrë dhe nuk e kanë bërë detyrën siç sot po e bën kjo qeveri?.

Gazeta Tema





Lajmet e fundit nga