Arka e Noes, intervista me Anthony Hopkins dhe Russell Crowe
Kolossal-i biblik që ka kushtuar 200 milionë dollarë, mes po...
Në Hollywood duhet të jesh shumë i kujdesshëm, që të mos e ekzagjerosh me të vërtetën. Sepse e vërteta është e fuqishme dhe mund të frikësojë?. Oliver Stone, flet në mënyrë specifike, për filmin e tij mbi Martin Luter Kingun, që nuk do ta shohim asnjëherë (?Ia dorëzova skenarin producentëve, dhe paratë për ta xhiruar u zhdukën menjëherë, mërzita vërtetë?), por mund të flasë për dokumentarin e tij me disa pjesë. (?SHBA, historia sic nuk e keni dëgjuar asnjëherë. Folësi është vetë Stone). Stone, bashkë me autorët, përshkon ?shekullin amerikan?, nga aerodromët e Luftës së Dytë Botërore, deri në post-11 shtatorin e në ditët e sotme, tek Presidenti Obama, të cilin dikur Stone e kish mbështetur shumë, por sot është shumë i zhgënjyer.
Dokumentarët historikë janë një projekt tek i cili Stone fokusohet shumë. ?Eshtë ai lloj zhanri i historisë që do të doja të studioja që i ri në moshë, dhe jo versioni plot ngjyra që më mësuan në shkollë dhe që, për dekada të tëra jam përpjekur ta kapërcej, duke lexuar dhe duke u informuar vetë, me rrugët e mia?, thotë Stone.
Dhe shpjegon që paradoksalisht, historia që studionte ai, në vitet pesëdhjetë, tani po rishfaqet në kinema dhe në telefilma, e riparë dhe e korrigjuar prej Hollywood-it. ?Që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kinemaja amerikane dhe televizioni kanë një pikë të përbashkët, që është glorifikimi i Shteteve të Bashkuara dhe paraqitja e këndvështrimit amerikan si i vetmi që është i drejtë dhe i vetmi i mundshëm. Nuk them që bëhet gjithmonë me qëllim të keq, por në këtë mënyrë Hollywood-i është shndërruar në një lloj qershisëze mbi tortën e propagandës. Mendoj për shembull për seriale si ?Homeland? apo ?24?, mes të tjerëve: CIA dhe fircat e armatosura do të na shpëtojnë kundër të këqinjve që duan të na vrasin. Problemi është se tashmë Amerika, e lindur për të qëndruar larg luftërave dhe grindjeve europiane, duke zhvilluar një perandori që nga fundi i viteve 800 e këtej, ka pësuar një ndryshim të thellë?. Si? Përmes një militarizimi që Stone, pas Vietnamit, e sheh pa aspak romanticizëm. ?Tani Amerika ka nevojë konstante për një armik me përmasa hitleriane, për të mbajtur të mobilizuar popullsinë në favor të ndërhyrjeve ushtarake, duke bërë që cdo lloj humbjeje e lirisë (dhe këtu Stone e konsideron Eduard Snoudenin, njerin që zbuloi sekretet e spiunimit të qindra mijëra vetëve nga NSA një ?hero?), të konsiderohet një cmim i drejtë për t?u paguar, për hir të sigurisë sonë?.
Gjithcka filloi me Luftën e parë të Gjirit, në vitin 1991, sipas Stone: ?U vetëdijësuam që lufta e transmetuar diekt në televizion funksiononte, që ngjante shumë ?cool?. Pamjet e avionëve gjuajtës, aeroplanmbajtëseve dhe armëve të tjera rrisnin audiencën. Dhe kinemaja e viteve nëntëdhjetë ka bërë pikërisht këtë, që nga ?Shpëtoni ushtarin Rajan? e deri tek ?Bllek Houk Doun?: shumë histori heroizmi, shumë armë të fotografuara me një fetishizëm të hapur. Të duket sikur Amerika kishte humbur busullën në një botë të ndryshuar dhe që e kish të vështirë të kuptonte, dhe pastaj e rigjeti busullën nëpërmjet luftës?.
Për Oliver Stone, i cili e ka rrëfyer gjithmonë luftën si një tragjedi, ky është ?një proces irracional: kinemaja që, në vend të përpiqet të kuptojë realitetin, u bie thjesht daulleve të luftës?. Nga një njeri që në tridhjetë vite ka fituar tre cmime Oscar dhe ka sjellë për producentët e tij miliona dollarë fitime, do të pritej një raport më i qetë me makinën hollywoodiane. ?Mua nuk më intereson biografia prej shenjtori, dhe filmi im që fliste për tre vitet e fundit të jetës së Martin Luter Kingut (protagonisti do të ishte Jamie Foxx) mund ta demonstronte, por producentët, kur panë skenarin, u trembën dhe tërhoqën financimet. Ndoshta donin një King si shenjtor, pa u folur asnjëherë për pozicionin e tij pacifist kundër ndërhyrjes në Vietnam. Në ata tre vite ai bëri armiq më të pushtetshëm nga sa kish bërë më parë. Sot King ? mjafton të lexosh deklaratat e tij ? do të konsiderohej një socialist dhe një pacifist radikal. Pastaj, sigurisht, janë të dokumentuara tradhëtitë e tij bashkëshortore. Do të kisha folur në film, edhe për to. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm e të mos e ekzagjerojmë me të vërtetën?.
Tensioni mes dy vizioneve të ndryshëm për Amerikën ekziston që në kohët e baballarëve themelues të kombit. ?Por Xhorxh Uashingtoni këmbëngulte për mospërfshirjen në luftërat jashtë vendit dhe Xhon Kuinci Adams thoshte se Amerika nuk bredh nëpër botë, në kërkim të monstrave për t?i shkatërruar?.
Dhe Stone i ndan në të mirë dhe në të këqinj presidentët e shekullit të fundit. Të këqinj Uilson (gënjeu për të na futur në Luftën e Parë Botërore) dhe Truman (krijoi një Shtet të sigurisë kombëtare për të luftuar Luftën e Ftohtë dhe tradhëtoi trashëgiminë e Ruzveltit), të mirë Ruzvelt dhe Kenedi si dhe zëvendësi i Ruzveltit, Henri Uollas, që u braktis nga elita e partisë për t?i bërë vend Trumanit, që ishte më konservator. Nuk është fans i Xhorxh Bushit, natyrisht, por nuk zgjedh ai se cili është presidenti që shënoi pikën e kthesës drejt militarizimit imperial, që aq shumë e përbuz. ?Pika e kthesës? Ndoshta vendimi i Uilsonit, për t?u zgjedhur me një platformë pacifiste, ndërkohë që më pas na coi të luftojmë në llogoret e Luftës së Parë Botërore?.
bota.al
Kolossal-i biblik që ka kushtuar 200 milionë dollarë, mes po...
Shtetasit A.Cako dhe A.Bahani Policia janë arrestuar në flag...
Familjarët e Ardjan Duriçit të cilit dy ditë më parë ju ve...
Në Elbasan mbrëmjen e djeshme është ekzekutuar me armë zjarr...
Janë sekuestruar 445 kilogram marijuanë në banesën e një shq...
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta dhe thirrje a...
Ditën e djeshme, nga strukturat e policisë Korçë, u bë arres...
I ftuar në emisionin e së hënës “Njerëz në Fokus” në News 24...
Në jo pak biznese në qytetin e Koçës, faturat tatimore nuk j...
Policia greke ka sekuestruar 445 kilogram marijuanë në banes...
Një person i dënuar për vrasje është ndaluar nga policia e G...
Një person është vrarë me armë zjarri dhe një tjetër ka mbet...
Një konflikt mes dy nxënësve në shkollën e mesme “Aleks Buda...
Librazhdi është tronditur sot nga një ngjarje makabre. Një f...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin G...
Një pedagog i universitetit “Aleksandër Moisiu”, në Peshkopi...
Një 50 vjeçar nga fshati Grizhë i komunës Gruemirë në Malësi...
Një aksident me pasojë katër të plagosur ka ndodhur para pak...
Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit...
Ditën e sotme, nga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Polic...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...