web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentat në Tapizë, vriten dy persona

3 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

FUSHË KRUJË- Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Tapizë në Fushë Krujë. Njëri nga viktimat është identifikuar si Gjin Nika i cili merrej me biznes në fushën e kromit, ndërsa viktima e dytë është Fabio Xhunga 33 vjeç, nga Kamza. Atentati ka ndodhur në rrugën nacionale, ndërsa dy viktimat po udhëtonin nga Fushë-Kruja në drejtim të Tiranës. Nga ana e policisë bëhet e ditur se Nika vetëm para dy muajsh kishte dalë nga burgu, pasi dyshohej si autor i vrasjes së dy personave pak kohë më parë në Tiranë. Ndërkohë vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen dhe për kapjen e autorëve.





Lajmet e fundit nga