web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta, në një kohë të afërt pritet të vizitojë Kosovën

18 Mars 2014, 16:11, Politikë CNA

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në një kohë të afërt pritet të vizitojë Kosovën. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të cilin e uroi për detyrën e re në krye të misionit diplomatik shqiptar në Prishtinë. Ambasadori shqiptar përsëriti dëshirën e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, për ta vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt, të cilën kryetari Krasniqi e priti me kënaqësi. Në takim, u bisedua edhe për tema të tjera të aktualitetit politik në Kosovë.





Lajmet e fundit nga