web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tiranë, goditen me gurë 4 autobusë

14 Mars 2014, 15:43, Aktualitet CNA

3 autobusë që bënin linjën Tiranë-Elbasan dhe  autobusi i linjës Tiranë-Korçë janë goditur me gurë mesditën e sotme, teksa udhëtonin në afërsi të zonës së Mulletit. Autobusi i linjës Tiranë-Korçë,  ishte i mbushur me pasagjerë në momentin e goditjes. Mësohet se nga goditja me gurë e autobusëve janë thyer xhamat e tyre por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Policia bën me dije se ende nuk ka identifikuar personat që qëlluan në drejtim të autobusëve. Ndërkohë që në vendngjarje kanë nisur tashmë hetimet.





Lajmet e fundit nga