web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtëpia e Bardhë, Obama pret Yatsenyuk

12 Mars 2014, 23:00, Kosova & Bota CNA

Presidenti amerikan Barack Obama ka mirëpritur kryeministrin e përkohshëm të Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë, si dhe u angazhua për ?të qëndruar në krah të Ukrainës? në tensionet e saj me Rusinë.
Ai paralajmëroi presidentin rus, Vladimir Putin, se komuniteti ndërkombëtar ?do të detyrohet të aplikojë kostot? e veprimeve ruse, nëse Rusia nuk tërheq ushtarët e saj nga Krimea. Më herët, edhe liderët e grupit të kombeve G7 lëshuan të njëjtin kërcënim.
Kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, duke folur përpara takimit me Obama-n, tha se Ukraina ?nuk do të nënshtrohet kurrë? para Rusisë. ?Është absolutisht e papranueshme të gjenden trupa ruse në tokën ukrainase në shekullin e 21, gjë që shkel të gjitha marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare?, tha ai.





Lajmet e fundit nga