LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë më të çuditshëm në botë

9 Janar 2023, 11:09, Trending CNA
Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë
Foto ilustruese

Ka një arsye pse shumë njerëz pëlqejnë të udhëtojnë. Të udhëtuarit mund të hapë dyert për shumë përvoja të reja por gjithashtu edhe për të shijuar pamje të mrekullueshme që do të ngelen gjatë në mendjen e kujtdo që viziton këto vende.

Pamja më e mrekullueshme e një vendi mund të jetë pika kufitare e tij. Më poshtë po ndajmë disa pamjet që vijnë nga kufijtë e vendeve të ndryshme të botës.

Suedia dhe Norvegjia

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Suedia dhe Norvegjia dhe janë dy vende të Evropës Veriore. Këto vende karakterizohen nga klima e ftohtë, sidomos në stinën e dimrit. Një fotograf ka ndarë një pamje nga kufiri mes Norvegjisë dhe Suedisë, ku tregon peisazhin me rrugën e gjatë ku gjithçka duket e bardhë nga bora.

Një tjetër pamje e shkrepur në kufirin Suedi dhe Norvegji, ku tregon linjën ndarëse të theksuar me të bardhë,  e cila tregon se në cilën anë të kufirit ndodhesh.

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Argjentina dhe Brazili

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Një tjetër kufi natyror që mahnit këdo që e sheh është ai mes Argjentinës dhe Brazilit. Në kufi ndodhet ujëvara më e madhe në botë “Ujëvara Iguazu”, e cila përbëhet nga 275 ujëvara të vogla.

Estonia dhe Rusia

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Ka disa mënyra se sim und të evidentohen kufijtë e një vendi. Shumë shtete identifikohen nga ndërtesa. Jo në çdo vend mund të ndodh që në kufirin mes dy vendeve të ketë dy kala.

Kufiri ndahet nga lumi Narva dhe në të dyja anët e lumit është Kalaja Ivangorod dhe Kalaja Hermann. Kalaja Herman është në Estoni ndërsa Kalaja Ivangorod është në Rusi.

Polonia dhe Sllovakia

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Kufiri mes dy vendeve ka një peisazh tërësisht malor.  Të dy vendet ndahen nga malet e larta Tatras. Këto male janë në Parkun Kombëtar të Tatras së Lartë, i cili ndodhet kryesisht në Sllovaki - megjithëse një pjesë e parkut ndan një pjesë të zonës së tij edhe me Poloninë.

Brazili dhe Uruguai

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Nuk do ta besoni, por kufiri mes Brazilit dhe Uruguait është aq i padukshëm sa papritur, duke parkuar makinën mund ta gjeni veten në një vend tjetër pra ose në Brazil ose në Uruguai.

Laos, Mianmar dhe Tajlandë

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Ky është rasti kur në një kufi takohen tre vende. Këta tre vende takohen dhe pika ndarëse identifikohet me një trekëndësh. Ana jeshile shënon Myanmarin, e kuqja, Laosin dhe e verdha Tajlandën.

Argjentina, Brazili dhe Paraguaj

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Një tjetër kufi i trefishtë shtrihet midis Argjentinës, Brazilit dhe Paraguait. Është shumë më e lehtë ta shohësh atë në një pamje ajrore si kjo. Një lumë copëton pak kontinentin, duke gdhendur tre peizazhe të ndryshme që shihni në foto.

Austria dhe Gjermania

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Duke u kthyer në Evropë, Austria dhe Gjermania ndajnë gjithashtu një kufi të paharrueshëm. Kjo është veçanërisht interesante për vendosjen e tij. Vila malore “Purtschellerhutte”, e cila është një vend tërheqës nën majën e Hoher Goell. Kur hyni brenda, shënohet edhe kufiri. Duke ecur nga një dhomë në tjetrën, mund të vizitoni Gjermaninë ose Austrinë.

Belgjika, Gjermania dhe Holanda

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Ne kemi parë disa monumente dhe piketa që shënojnë kufirin në këtë pikë. Megjithatë, disa nga këto pamje janë pak të vështira për t'u arritur dhe shijuar. Ky kufi është me flamujt e të gjitha vendeve që takohen.

Argjentina dhe Kili

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Nëse shkoni në kufirin midis Kilit dhe Argjentinës, do të gjeni një pllakë të vogël që shënon se në cilin vend jeni. Nëse qëndroni në këtë pikë kufiri, ata kanë një shenjë mjaft të zgjuar të dyanshme. Nëse ndodheni në anën e Kilit tabela do t’iu tregojë se si të shkoni në Argjentinë, ndërsa e kundërta ndodh kur jeni në Argjentinë, tabela tregon se si të shkoni në Kili.

Kufiri Azi-Evropë në Rusi

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Ky kufi është pak më ndryshe sepse nuk është një kufi midis vendeve. Ky kufi shtrihet brenda një vendi të vetëm,  Rusisë.

Egjipti dhe Arabia Saudite

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Disa kufij nuk fillojnë aty ku toka takohet me tokën. Ndonjëherë, kufiri është pak më i gjerë, duke e bërë të vështirë për të parë të dyja anët në të njëjtën kohë.

Në pamje të parë, ju mund të mendoni se ky është vetëm një plazh, por ju mund të shihni anën tjetër të kufirit në distancë. Këto dy pjesë toke i përkasin Egjiptit dhe Arabisë Saudite. Vija ndarëse mes tyre është Deti i Kuq.

Austria, Hungaria dhe Sllovakia

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Ky është një vend tjetër i mrekullueshëm nëse doni të shihni tre vende të takohen në një kufi të vetëm. Këtu mund të pushoni edhe për një moment. Kufiri këtu është vendi ku Austria, Hungaria dhe Sllovakia takohen me njëri-tjetrin dhe është shënuar me një tabelë.

Kenia dhe Tanzania

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Ky gur në pamje të parë mund të mos tregojë asgjë po në fakt është kufiri mes Kenias dhe Tanzanisë.

Kina dhe Vietnami

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Krijimi i një kufiri tjetër natyror është linja midis Kinës dhe Vietnamit. Një nga pikat historike midis këtyre dy vendeve është një grup ujëvarash të bukura. Ujëvarat i përkasin ujëvarës Ban Gioc në lumin Quay Son, e cila shtrihet në kufirin midis vendeve, por kryesisht bie në Vietnam. Si të tilla, ato njihen si ujëvarat më të gjera të Vietnamit, plot 300 metra, me tre nivele të dallueshme.

Spanja dhe Portugalia

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Mes Spanjës dhe Portugalisë, kufiri është pak më argëtues, si një vend ku mund të praktikosh sportet ekstreme. Kështu mund të hipni në një zipline për të vizituar njërën anë të kufirit ose tjetrën. Sigurisht, që kjo kërkon pak guxim.

Hungaria dhe Sllovakia

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Ka mjaft kufij në mbarë botën që mbështeten në veçoritë natyrore të ujit për të copëtuar tokën. Një i tillë është edhe për Hungarinë dhe Sllovakinë.

Nuk është e nevojshme të notosh për të kaluar nga një vend në tjetrin. Në këtë foto, ju mund të shihni Hungarinë në të majtë dhe Sllovakinë në të djathtë.

Austria dhe Sllovenia

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Nëse nuk keni ndonjë veçori ujore rreth kufirit, pikat e tjera referuese funksionojnë mirë. Vargmalet malore janë shpesh ndarës të dukshëm. Vargu malor i paraqitur këtu nuk është tjetër veçse Alpet.

Bahreini dhe Arabia Saudite

Pamjet që do t’iu lënë pa frymë/ 20 kufijtë

Nëse keni frikë nga urat, kjo mund t’iu lërë pa frymë. Ky kufi është një nga projektet më të suksesshme inxhinierike. Ura e gjatë lidh të dy vendet dhe është jashtëzakonisht e gjatë - pak më shumë se 15 milje e gjysmë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga