“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

I dërguari i Presidentit Joe Biden për klimën, John Kerry, thotë se është investuar kaq shumë në energjinë e pastër, sa nuk mund të ketë kthim mbrapa, duke shtuar se vazhdojnë përpjekjet për dhënien fund të ndotjeve të shkaktuara nga çlirimi i dioksidit të karbonit. Deklarata e zotit Kerry vjen në prag të takimit në Japoni të 7 vendeve më të industrializuara të botës. Ndër temat kryesore të takimit është edhe energjia e ripërtrishme dhe mbrojtja e mjedisit. Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit ka bërë thirrje për standarte të reja për të eleminuar ndotjet që shkaktojnë makinat. Propozimet cilësohen si disa prej kufizimet më agresive në historinë e vendit, duke vënë objektivin tek shtimi i prodhimit të makinave elektrike. Materiali në vazhdim tregon se çfarë ndikimi do të ketë tek konsumatorët plani i ri.
Alex Brown ka dhjetë vite që zotëron një makinë elektrike.
Pasioni i zotit Brown për makinat elektrike rrjedh nga dëshira e tij për të luftuar ndryshimet mjedisore.
“Kur lindi fëmija i parë dhe sapo kisha blerë shtëpinë e re fillova të mendoja për të ardhmen e tij dhe isha vërtetë i shqetësuar për mjedisin”, tha Alex Brown që është edhe nënkryetar i Shoqatës së Makinave Elektrike në shtetin Nju Xhersi.
Disa ditë më parë, Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit njoftoi synimin e saj për të vënë kufizime në sasinë e ndotjes që çlirojnë
makinat dhe kamionët në Shtetet e Bashkuara. Synimi është përmirësimi i cilësisë së ajrit në të gjithë vendin.
Administrata e Presidentit Joe Biden pretendon se propozimet do të eleminojnë gati 10 miliardë ton emetime të dioksidit të karbonit, sasi kjo e barabartë me mbi dyfishin e emetimeve të gazeve gjatë vitit 2022.
“Mendoj se është lëvizje në drejtimin e duhur. Është turp që nuk kemi bërë më shumë”, tha më tej zoti Brown.
Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) vlerëson se deri në vitin 2032 rreth 67% e tregut të makinave të reja duhet të jenë elekrike
Aktualisht makinat elektrike zënë rreth 7% të tregut.
“Është qëllim ambicioz, por ne kemi nevojë për këto lloj vendimesh të mëdha e të guximshme për të trajtuar krizën e ndryshimeve mjedisore”, thotë Eric Verhoogen, profesor në Universitetin Columbia në Nju Jork.
Në vendet e BE-së dhe në Kinë, makinat elektrike përbëjnë mbi 20 për qind të tregut, sipas hulumtimit të firmës “Counterpoint” dhe Komisionit Evropian.
“Kjo po ndodh në të gjithë globin. Nuk është se po ndodh vetëm në SHBA. Nëse i rezistoni ndryshimit, të tjerët do të përfitojnë nga kjo”, tha Pankaj, Lal, profesor në Universiteti Shtetëror Montclair.
Administrata e Presidentit Biden pretendon se amerikanët do të kursejnë mbi 1 trilion dollarë duke evituar blerjen e karburanteve, nëse propozimi miratohet. Mes optimizmit ka edhe shqetësime.
“Ka njëfarë pasigurie se si do të reagojë industria. A do të duan konsumatorët t’i blejnë këto makina? A do të ulen çmimet e tyre? A do të jenë të disponueshme mineralet për prodhimin e baterive të makinave elektrike? A do të ndërtohen stacionet e karikimit në numër të mjaftueshëm?”, thotë profesori Eric Verhoogen .
Ekspertët thonë gjithashtu se industria e automjeteve duhet të përshtatet me ndryshimet dhe krahun e punës. Një shqetësim tjetër është se mbi 60 për qind e energjisë elektrike në SHBA ende prodhohet nga lëndët djegëse fosile.
“Duhet të sigurohemi që furnizimi me energji elektrike të jetë i përballueshëm dhe gjithashtu nuk krijon probleme më të mëdha për mjedisin nga sa po përpiqet të zgjidh ky tranzicion. Pra, duhet siguruar që edhe prodhimi i energjisë elektrike të bëhet nga burime të padëmshme për mjedisin”, vlerëson më tej profesor Verhoogen.
Së fundmi, për herë të parë, burimet e padëmshme të prodhimit të energjisë elektrike e kanë tejkaluar qymyrin në prodhimin e energjisë elektrike në SHBA.
Zoti Alex Brown beson se e vetmja zgjidhje janë makinat elektrike.
“Unë besoj që do vijë koha kur do i kujtojmë makinat e vjetra me karburant dhe do të themi, ‘se ato mbajnë erë të keqe’ dhe do mendohemi se si njerëzit e kanë përballuar gjithë atë ndotje të ajrit në atë kohë?”, tha zoti Brown nga Shoqata e Makinave Elektrike të Nju Xhersit.
Rregullat e propozuara nga Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit lidhur me kufizimin e ndotjeve që çlirojnë makinat duhet t'i nënshtrohen një dëgjese publike përpara se të miratohen./ VOA
Raketa më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë është gati...
Alkooli ndalohet! Cigaret po ashtu. Po pornografia në ...
Pronari i "Twtter", Elon Musk, gjatë një interviste, k...
FBI ka paralajmëruar njerëzit në mbarë botën që të mos për...
Shkencëtarët e Brigham Young kanë zbuluar se disa robotë të ...
Prodhuesi i makinave elektrike, Tesla, po ndërton një fabr...
Si shumë nga ju edhe unë kaloj shumë kohë me telefonin tim...
Rregullatorët britanikë kanë filluar të hetojnë blerje...
Një numër gjithnjë e më i madh kompanish po përdor intelig...
Tre astronautë amerikanë dhe një astronaut kanadez pri...
"TikTok" është gjobitur me 12.7 milionë funte për dështimi...
Shërbimet sekrete ruse planifikojnë fushata disinformu...
Një pjesë e mirë e telefonave të rinj reklamohen si “rezis...
Nëse dëshira e pëlqimeve ju ka hyrë përgjithmonë në gjak d...
Inteligjenca artificiale (AI) mund të shkaktojë “përçarje ...
Nokia, një nga kompanitë më historike në fushën e teknologji...
Ndërsa inteligjenca artificiale po bën përparime të sh...
Ukraina dhe shtatë vende të tjera të Evropës Qendrore dhe ...
Përditësimi më i fundit i “software” nga Apple, iOS 16.4, ...
Në raftin e revistave pranë dyqaneve të supermarketeve...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...