"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Sa kohë jemi në gjendje ta ruajmë përqendrimin mbi diçka që jemi duke bërë? Gazeta amerikane “New York Times” citon një eksperiment interesant të kryer nga Gloria Mark, profesoreshë e shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë, që përfshinte disa punonjës në një zyrë.
Në testin e parë, që daton që nga viti 2004, profesoresha mati me një kronometër se sa shpesh njerëzit ndryshonin aktivitetet në kompjuterin e tyre, si për shembull nga puna në Excel te kontrolli apo shkrimi i një e-maili, lundrimi në një faqe interneti, dhe më pas kalimi sërish tek Excel.
Ajo zbuloi se pjesëmarrësit shpenzonin mesatarisht 2 minuta e gjysmë në një aktivitet përpara se ta ndryshonin atë. I njëjti eksperiment i përsëritur në vitin 2012, tregoi se koha e kaluar në një punë të vetme ishte zvogëluar në vetëm në 75 sekonda.
Kryerja e shumë detyrave në të njëjtën kohë, një mit i rremë
Kryerja e shumë detyrave, është një mit që duhet hedhur poshtë. Ajo nuk e përmirëson aspak efikasitetin tonë në punë. Sa herë që e ndërpresim punën mendore që jemi duke kryer përkeqësohet përfshirja jonë emocionale dhe e aftësive njohëse.
Shumë studime laboratorike kanë zbuluar se angazhimi mendor i njëkohshëm në 2 detyra të ndryshme, e redukton me deri 50 për qind efikasitetin e përpunimit njohës, në krahasim me kryerjen e të njëjtave detyra në mënyrë të njëpasnjëshme. Dhe kini kujdes: mund t’ju duhen më shumë se 20 minuta për t’u rikthyer tek i njëjti nivel përqendrimi si përpara ndërprerjes.
Në kërkim të vetëkontrollit
Problemi është si ta shmangin këtë shpërqendrim? Kushdo që ka provuar ndonjëherë të studiojë për një provim, të shkruajë një raport apo të lexojë një libër, e di se sa e vështirë është të përqendrohet për periudha të gjata kohore. Zakonisht fajtorë për ndërprerjet e këtyre aktiviteteve janë pajisjet dixhitale. Telefonat celularë, gjithmonë të pranishëm rrotull nesh, na e dëmtojnë përqendrimin. Por si mund ta rifitoni kontrollin e vëmendjes? Për këtë keni nevojë për vetëkontroll, por nuk duhet domosdoshmërisht që të hiqni dorë nga teknologjia.
Një studim emblematik
Në një studim të vitit 2021, një grup psikologësh përfshinë në një eksperiment social njerëz të varur nga smartfonët. Pjesëmarrësve iu vendosën në lëkurë sensorë, të cilët ishin të lidhur me një kompjuter që mund të zbulonte nivelin e vigjilencës. Më pas studiuesit ua morën telefonat me justifikimin se ato mund të ndërhynin te pajisjet e eksperimentit.
Në atë moment, studiuesit u dërguan shumë mesazhe telefonave celularë të pjesëmarrësve në studim. Celularët ishin aq afër sa që pjesëmarrësit mund të dëgjonin zhurmën e njoftimeve të aplikacioneve të ndryshme apo vibrimin, por shumë larg për të kontrolluar përmbajtjen e tyre. Sa herë që telefonat bënin zhurmë, te vullnetarët regjistrohej një rritje e emocioneve. Ata donin të përgjigjeshin ose të paktën të kontrollonin se kush po u shkruante. Por në pamundësi për ta bërë këtë, tek ata po rritej niveli i ankthit.
Shqetësime të jashtme dhe të brendshme
Këshilla kryesore e ekspertëve është të çaktivizoni ose të paktën të mbyllni përkohësisht njoftimet, në mënyrë që të rifitoni përqendrimin e mjaftueshëm për të përfunduar një detyrë. Megjithatë, shpërqendrimet e jashtme janë vetëm një pjesë e arsyes pse ndërpritet një punë e caktuar.
Sipas dr.Mark, ekziston edhe një motivim i brendshëm që nxit dëshirën për të ndryshuar detyrën. Gjatë eksperimenteve të zhvilluara, u zbulua se ndërsa zvogëlohej numri i ndërprerjeve të jashtme, u rrit numri i vetëndërprerjeve. Pra edhe nëse nuk na ndërpret dikush, jemi ne që e ndalojmë punën që kemi në dorë.
Lerri Rozen, profesor i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, hipotetizon se impulset për shpërqendrimin tonë shkaktohen nga stresi. Në fakt, përdorimi i shpeshtë i telefonave inteligjentë, lidhet me nivele të larta të kortizolit dhe tregues të tjerë të stresit.
“Kur nuk ka njoftime, njerëzit shqetësohen dhe duan të kontrollojnë se çfarë mund të ketë ndodhur”- thotë Rosen. Kështu ndodh që ta gjeni veten duke hapur dhe mbyllur aplikacione, duke kërkuar mesazhe ose njoftime që në realitet nuk ekzistojnë.
Vetëkontrolli
Nga njerëzit nuk mund të pritet ta ruajnë përqendrimin për një periudhë të gjatë kohore. Ndoshta një shëtitje 10-minutëshe rreth bllokut të pallatit ku banoni, do të ishte pushimi ideal për të rifituar përqendrimin. Por nga ana tjetër nuk ka asgjë të keqe të relaksoheni duke parë rrjetet sociale ose duke luajtur një video-lojë. Problemi është kur pushimet zgjasin paksa në kohë, dhe këtu është e rëndësishme të vendosni një kohëmatës për të lehtësuar vetëkontrollin.
Shkëputje e përkohshme nga teknologjia
Për të rritur hapësirën e vëmendjes, dr.Rozen sugjeron një “ndërprerje teknologjike”. Para se të nisni një aktivitet që kërkon përqendrim, mund të merrni disa minuta për të hapur dhe kontrolluar aplikacionet tuaja të preferuara. Menjëherë pas kësaj, vendoseni kohëmatësin në 15 minuta dhe lërini në heshtje njoftimet e telefonit, duke e kthyer me ekranin nga ana tjetër.
Kur të bjerë zilja e kohëmatësit, keni disa minuta kohë për të kontrolluar telefonin tuaj (teknika e pauzës) dhe më pas filloni të njëjtin cikël përsëri, përpara se të bëni një pushim më të gjatë nga puna (modeli është i ngjashëm me teknikën e famshme Pomodoro). Qëllimi është që gradualisht të rritet koha ndërmjet një pushimi nga angazhimi me pajisjet teknologjike dhe një tjetri: duke filluar me 15 minuta, dhe më pas duke u zgjatur në 20 ose 30 minuta.
Joe Biden ka ndaluar aprovimin e lincensave për firmat...
Fitimet tremujore të Samsung kanë rënë në nivelin më t...
Sipas një studimi për komisionerin e fëmijëve për Angl...
Disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë...
Firma hapësinore private e miliarderit Jeff Bezos , “B...
Pas një sërë lajmesh për daljen në treg të serisë së re të...
Tani, mund të jetë radha e “Truth Social” të zbehet. M...
Njerëzit janë makineri komplekse, me pjesë lëvizëse që për...
Gjiganti suedez i transmetimit të muzikës, “Spotify”, ...
Të gjitha llojet e makinave të reja elektrike janë në ...
Numri i punonjësve me kohë të plotë të "Twitter" është...
Superpërçuesit apo substancat që lejojnë kalimin e energji...
"TikTok" ka lënë në hije të gjitha rrjetet sociale duk...
Si pjesë e shfaqjes së teknologjisë CES 2023, Samsung zbul...
“Meta” ka sjellë një risi të re për përdoruesit e aplikaci...
Reed Hastings ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si bashkud...
"Alphabet", kompania amë e gjigantit Google, do të shkurto...
Microsoft ka konfirmuar lajmin se 10.000 punojës të kompan...
Tregu i smartfonëve shënoi performancën e tij më të keqe g...
"Twitter" ka nxjerrë në ankand, në internet, qindra artiku...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...