Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Mundësia për ta ndaluar mund të shtrohet si opsion, njoftohet në media. Një zëdhënës i qeverisë gjermane hodhi poshtë pretendimin, ndërsa Kina tha se ishte "shumë e pakënaqur".
Qeveria gjermane njoftoi një rishikim të sigurisë në të gjithë komponentët kritikë të rrjeteve të telefonisë celulare të vendit të ofruara nga prodhuesit kinezë Huawei dhe ZTE.
Ministria e Brendshme tha në një letër se e konsideron të mundshme që komponentët mund të dëmtonin rendin dhe sigurinë publike në Gjermani, sipas raportimeve në media. Sipas letrës, të gjitha pjesët që kanë të bëjnë me sigurinë që tashmë janë të instaluara në rrjet do të kontrollohen.
Qeveria gjermane 'ende' nuk i ka ndaluar disa komponentë, thotë një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, i cili konfirmoi, se qeveria gjermane po kryen një rishikim të përgjithshëm të furnizuesve të teknologjisë së telekomit. Asnjë operator ende nuk e ka të ndaluar të përdorë komponentë të caktuar nga kompanitë kineze në rrjetet e tyre 5G, tha zëdhënësi.
"Ndryshimi kryesor është se këto kontrolle të rrepta për rreziqet e mundshme të sigurisë tani zbatohen edhe për komponentët ekzistues në rrjetet e telekomunikacionit", tha zëdhënësi, duke shtuar se operatorët nuk do të kompensohen për pjesët që duhet të hiqen nga rrjeti dhe të zëvendësohen.
Kina, "shumë në mëdyshje" lidhur me raportet për ndalimin
Ambasada kineze në Gjermani e kritikoi këtë masë, duke i bërë thirrje përmes deklaratës së publikuar të martën (07.03.2023) Berlinit që të dëgjojë "zërat racionalë".
Pekini është "shumë i befasuar dhe shumë i pakënaqur me vendimin e nxituar", nëse njoftimet për një ndalim të mundshëm janë të vërteta, tha ambasada.
Ambasada shtoi, se një veprim i tillë do të ishte pa "bazë faktike" dhe tha se qeveria gjermane duhet të dëgjojë "zërat racionalë".
Kompanitë përjashtojnë çdo spekulim politik
Tre nga operatorët gjermanë të rrjetit të telefonisë celulare, Deutsche Telekom, Vodafone dhe O2, instaluan komponentë Huawei në të ashtuquajturin rrjet antenash.
Me rishikimin, qeveria gjermane thuhet, se përjashton mundësinë që Kina të ketë akses më të madh në rrjetet e telefonisë celulare.
Një zëdhënës i Telekom tha, se ata "nuk janë të përfshirë në spekulime politike".
Një zëdhënës i Vodafone bëri komente të ngjashme, duke theksuar, se ato "përputhen gjithmonë me standardet dhe ligjet përkatëse".
Edhe Telefonica, operatori i O2, bëri komente të ngjashme. Një zëdhënës i kompanisë tregoi, se do të nevojitet kohë e mjaftueshme nëse një komponent duhet të përjashtohet nga rrjeti.
SHBA pretendon se teknologjia kineze 5G mund të përdoret për spiunazh
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin paralajmëruar prej kohësh Gjermaninë kundër përfshirjes së Huawei në rrjetin celular të vendit.
Disa vende, duke përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë, e kanë përjashtuar tashmë teknologjinë e rrjetit nga Huawei dhe ZTE nga tregjet e tyre.
SHBA kanë pohuar, se Kina mund të përdorë teknologjinë 5G të Huawei për spiunazh. Huawei i ka hedhur poshtë akuzat./DW
Qeveria holandeze ka bërë me dije se para sezonit të v...
Mbikëqyrësit kibernetikë çekë lëshuan një paralajmërim për...
Gjatë një eventi të Tesla-s në fabrikën e prodhimit të sa...
Tesla po punon me punon me vrull në Gjermani, por ka h...
Rreth 80% e të rinjve nga mosha 13 deri në 18 vjeç përdori...
Platforma Twitter u përball me një problem, që nënkupton s...
Javën e kaluar Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe disa inst...
Prodhuesi më i madh i Apple, Foxconn, thotë se të ardh...
Shumë pak njerëz e dinë në të vërtetë se çfarë do të thotë...
Ndikimi që ka sot Inteligjenca Artificiale (AI) në shoqëri...
Konkurrenca në tregun e çipave të telefonit po intensifiko...
Një kompani kineze ka shpikur një aplikacion dhe një pajis...
Microsoft po ndërmerr hapat e parë për të lidhur iPhone me...
CAPE CANAVERAL, Florida – Kompania SpaceX nisi në një flut...
"TikTok" po vendos një kufi ditor të kohës para ekrani...
Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesv...
Kanadaja do të ndalojë aplikacionin video "TikTok" nga...
Shtëpia e Bardhë u ka dhënë agjencive federale të SHBA-së ...
A ju kujtohet Realme GT Neo 5 që theu rekordet e karikimit...
Valë e re pushimesh nga puna në "Twitter". Sipas rapo...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...