web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A e bleu Elon Musk “Ford”-in?/ Si qëndron e vërteta

9 Nëntor 2024, 16:37, Tech CNA
A e bleu Elon Musk “Ford”-in?/ Si qëndron e vërteta
CEO i “Ford”-it, Jim Farley dhe Elon Musk, CEO i “Tesla”-s

Elon Musk, CEO i “Tesla”-s dhe platformës “X” është përfolur së fundmi për blerjen e markës ikonë të automobilave “Ford”.

Në fakt, ky lajm është i pavërtetë. Fillimisht lajmi u përhap në rrjetet sociale, ku përdoruesit publikuan video dhe shkrime, të cilat thonin se Musk po bënte një revolucion me blerjen e “Ford”-it.

A e bleu Elon Musk “Ford”-in?/ Si qëndron e vërteta

Në rrjet u shpërnda edhe një foto e Elon Musk-ut duke shtrënguar duart me CEO-n e “Ford”-it, Jim Farley.

A e bleu Elon Musk “Ford”-in?/ Si qëndron e vërteta

Në të vërtetë, kjo foto ka rezultuat të jetë një montazh ose një imazh i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale.

Zëdhënësi i “Ford”-it, Mark Truby, në një reagim për mediat amerikane konfirmoi se Musk nuk e ka blerë “Ford”-in.

"Jo, kjo nuk është e vërtetë", ka thënë ai, duke hedhur kështu poshtë çdo aludim./ CNA





Lajmet e fundit nga