Protestojnë prej 26 ditësh/ Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...

Florida Doçi është një tjetër histori suksesi shqiptare, që ka arritur në një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë - Microsoft. Ajo ka përfunduar studimet e larta në universitetin e Windsor-it, ku u diplomua në dy fusha: Shkenca Politike dhe Shkenca Biologjike e Bioteknologji.
Aktualisht, ajo është një nga hulumtueset kryesore të inteligjencës artificiale (AI) në Microsoft, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe implementimin e teknologjive të AI për produktet e kësaj kompanie globale.
“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa e emocionuar jam që po bashkohem me Microsoft si hulumtuese kryesore, ku do të ndihmoj në sjelljen e inteligjencës artificiale në hapësirat bashkëpunuese të Microsoft. Microsoft u mundëson miliarda njerëzve anembanë botës të jenë produktivë, krijues, të qëndrojnë të lidhur dhe të arrijnë më shumë dhe nuk mund të mendoj për një mënyrë më të mirë për të bërë një ndikim në botë dhe për të ndryshuar jetët e njerëzve sesa përmes një produkti kaq gjithëpërfshirës!
Nga kompjuteri im i parë, te llogaria ime e parë në Hotmail (që akoma e përdor!), nga ‘winks’ dhe ‘nudges’ në MSN Messenger te telefonatat pa fund në Skype me familjen dhe miqtë, nga detyrat e shumta dhe punimet akademike të konceptuara në Word, te projektet e kërkimit të analizuar në Excel dhe të gjitha posterat, prezantimet dhe portofolët e ilustruar në PowerPoint, produktet e Microsoft kanë qenë një shoqërues i vazhdueshëm i ëndrrave, ambicieve dhe arritjeve të mia gjatë jetës”, është shprehur Doçi ë një postim në rrjetet sociale.
Ajo tregoi për fëmijërinë e saj, ku nuk ka pasur kompjuter dhe i është dashur të vizatojë ekranet.
“Kështu që bashkimi me Microsoft është jo vetëm një arritje profesionale për mua, por edhe një moment i jashtëzakonshëm për atë vajzën e vogël që u rrit pa kompjuter dhe mësoi MS Office duke vizatuar e memorizuar ekranet dhe komandat. Jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë bërë përvojën time të intervistimit dhe punësimit në Microsoft të paharrueshme dhe veçanërisht falenderoj Davis Wanless, i cili ka qenë pranë meje në çdo hap! Mezi pres të shkruaj këtë kapitull të ri të karrierës sime në Microsoft”, përfundoi ajo.
Kontributi i saj në fushën e inteligjencës artificiale dhe përkushtimi për të zhvilluar produkte që përmirësojnë përditshmërinë e miliona njerëzve është një shembull frymëzues për të gjithë ata që ëndërrojnë të ndikojnë në botë përmes teknologjisë.
Në një lëvizje të papritur, Elon Musk ka blerë markën ikon...
Google së fundmi lançoi një funksion të ri që ju lejon të ...
Të hënën filloi në Paris panairi i makinave ku dominuan at...
Google është një nga kompanitë më të mëdha dhe më të njohu...
Celulari (ose telefoni celular) është një nga inovacio...
Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati, ka ...
Këtë muaj, Shqipëria nisi zyrtarisht procesin e shtrirjes ...
Shqiptarët do ta kenë internetin 5G në celularët e tyr...
Mercedes-Benz është një markë automobilësh e njohur në bot...
Përdorimi i internetit nga rrjetet celulare u rrit për...
Sistemet e prodhimit të ushqimit që kombinojnë akuakulturë...
Instagrami po i bën në mënyrë automatike llogaritë e adole...
Vite më parë, miliarderi Elon Musk prezantoi një mënyrë të...
Shteti i Indianës po teston një segment rrugor të ndërtuar...
Historia e orës përfshin mijëra vjet zhvillimi teknologjik...
“Rreziku i nëninvestimit është shumë më i madh se rrez...
Gjatë verës së vitit 1956, një grup i vogël por i famshëm ...
Themeluesi i Telegram Pavel Durov nën hetim zyrtar me kush...
Në internetin e fshehur, i njohur si dark web, ndodhin akt...
“Meta” i ka paralajmëruar fushatat e dy kandidatëve për pr...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...