Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...

Vite më parë, miliarderi Elon Musk prezantoi një mënyrë të re transporti përmes tubacioneve gjigante poshtë tokës, të quajtur Hyperloop. Vagona në formë kapsulash do të përdorin trysninë e ajrit për të udhëtuar me shpejtësi nëpër tubat nëntokësorë. Së fundmi, kjo formë e re e transporti masiv ka shënuar një sukses të ri. Kompania, e cila po përdor këtë teknologji në Holandë njoftoi kryerjen me sukses të provës për këtë sistem të ri transporti.
A mund të jetë ky mjeti i transportit të së ardhmes? Udhëtarë që përdorin vagona në formë kapsulash, që lëvizin me shpejtësi në fusha magnetike përmes tubave.
Kompania “Hardt” thotë se ka hedhur një hap përpara për ta bërë këtë ide një realitet.
"Sot, në testin e parë të suksesshëm, ishim në gjendje të nisnim mjetin, të ndiznim sistemin e drejtimit dhe atë të shtytjes", shpjegon Marinus van der Meijs, drejtor i Teknologjisë dhe Inxhinierisë në kompaninë Hardt.
Ky sistem përbëhet nga një seri kabinash që lëvizin pezull në ajrin brenda një tubacioni.
Tubacioni, që po përdoret për provat, është 420 metra i gjatë dhe përbëhet nga 34 seksione të veçanta, secili me diametër prej 2.5 metrash.
Projektuesit e sistemit Hyperloop synojnë të kenë kapsula që lëvizin përmes tubave me shpejtësi deri në 700 km në orë, përmes një infrastrukture ku ka presion të ulët ajri duke bërë që kapsulat të hasin më pak rezistencë brendat tubit dhe të lëvizin me shpejtësi të lartë.
Mbështetësit e projektit thonë se ky sistem do të jetë shumë më efikas se fluturimet e shkurtra me avionë, trenat e shpejtësisë së lartë dhe kamionët e transportit të mallrave, por se për këtë kërkohen investime të mëdha në infrastrukturë.
Deri më tani, në hapësirën e kufizuar në qendrën e testimit, shpejtësia ka qenë modeste.
“E nisëm atë me shpejtësinë e një metroje, deri në një shpejtësi maksimale prej rreth 30 kilometrash në orë”, thotë zoti Van der Meijs.
Megjithatë, siç thonë përfaqësues të kompanisë, arritja e teknologjisë deri në këtë pikë nuk ka qenë e lehtë.
“Gjëja më e vështirë që po bëjmë tani është testimi i të gjitha funksioneve së bashku. Nisja, shtytja, drejtimi, të gjitha ato funksione që tani jemi në gjendje t'i vëmë në punë së bashku, si në një orkestër”, shpjegon Roel van de Pas, drejtor pranë kompanisë Hardt Hyperloop.
Kur Elon Musku e paraqiti këtë koncept rreth një dekadë më parë, ai sugjeroi se mjeti do të transportonte pasagjerë me shpejtësinë 400 kilometra në orë nga Los Anxhelosi në San Francisko për vetëm 30 minuta.
Që atëherë, ekipe në mbarë botën kanë punuar në realizimin e kësaj ideje, por ky lloj trasporti nuk është ende i disponueshëm.
“Për të ofruar Hyperloop-in si një sistem transporti, kemi përpara një sfidë të ndërlikuar që kërkon teknologji, zbatim politikash dhe bashkëpunim mes sektorit publik dhe atij privat. Kjo është ajo që nevojitet më shumë”, thotë zoti Van de Pas.
"Në kompaninë Hardt jemi gati të nisim transportin e pasagjerëve deri në vitin 2030", këmbëngul ai.
Sipas tij, nuk ka asnjë arsye teknike që do të mund të pengonte funksionimin e këtij sistemi të ri./ Voa
Shteti i Indianës po teston një segment rrugor të ndërtuar...
Historia e orës përfshin mijëra vjet zhvillimi teknologjik...
“Rreziku i nëninvestimit është shumë më i madh se rrez...
Gjatë verës së vitit 1956, një grup i vogël por i famshëm ...
Themeluesi i Telegram Pavel Durov nën hetim zyrtar me kush...
Në internetin e fshehur, i njohur si dark web, ndodhin akt...
“Meta” i ka paralajmëruar fushatat e dy kandidatëve për pr...
Liderët e AI nga e gjithë bota do të mblidhen për edicioni...
Viti 2024 është që tani një vit historik. Për herë të ...
Udhëtimi tetë-ditor i dy astronautëve amerikanë mund t...
Një kompani në Kaliforni po prodhon një material që mund t...
Udhëtimet me taksi në një të ardhme të afërt mund të reali...
Inteligjenca Artificiale nuk ka të bëjë vetëm me ChatG...
Departamenti i Drejtësisë akuzoi të premten kompaninë ...
Një pjesë e konsiderueshme e botës u përball të premte...
Kompania “Google”, e cila ka një plan ambicioz kundër ...
Imazhet e krijuara përmes inteligjencës artificiale mu...
Bugatti ka zbuluar modelin e saj të ri, "Bugatti To...
Gjiganti i teknologjisë, Apple, do ta përditësojë aplikaci...
Funksioni i ri i Inteligjencës Artificiale të Microsof...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...