VIDEO/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Gjirin e Hartës
CNA ka siguruar pamje ku tregohet se është aktivizuar vatr...
CNA ka siguruar pamje ku tregohet se është aktivizuar vatr...

Udhëtimi tetë-ditor i dy astronautëve amerikanë mund të kthehet në një qëndrim tetë-mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Problemet teknike me sondën “Starliner” të kompanisë Boeing kanë zgjatur qëndrimin e tyre në hapësirë dhe ata mund të mos kthehen në Tokë deri në shkurt të vitit 2025.
Astronautët amerikanë Butch Wilmore dhe Suni Williams kishin në plan të qëndronin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për disa ditë. Por, problemet teknike me sondën “Starliner” mund t’i detyrojnë ata të kalojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri në hapësirë.
Dy astronautët amerikanë po bënin një fluturim provë me sondën e re “Starliner” për të parë se si do të funksiononte përpara përdorimit më të rregullt të saj për dërgimin e astronautëve dhe furnizimeve në hapësirë.
Megjithatë, problemet u bënë të dukshme kur sonda u ankorua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, duke pësuar një rrjedhje në sistemin që mundëson lëvizjen e saj.
Astronautët arritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në mënyrë të sigurt, por çështjet mbi sigurinë e sondës për udhëtimin e kthimit në Tokë kanë zgjatur qëndrimin e tyre në hapësirë.
Në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës tani ndodhen shtatë njerëz dhe dy të astronautët amerikanë nuk kishin planifikuar të qëndronin për një kohë kaq të gjatë atje.
Një sondë e fundit e kompanisë SpaceX dërgoi më shumë ushqim dhe rroba për astronautët Wilmore dhe Williams për ta bërë më të rehatshëm qëndrimin e tyre në hapësirë.
Astronautja Helen Sharman, e cila në maj të vitit 1991 u bë gruaja e parë që vizitoi Stacionin Hapësinor Rus Mir, i kupton mirë sfidat e qëndrimit në hapësirë.
"Çështja e gjumit mund të jetë më sfiduese për astronautët Butch dhe Suni, sepse në bordin e stacionit hapësinor janë vetëm gjashtë kabina gjumi. Kështu që njëri nga shtatë anëtarët e ekuipazhit mbetet pa kabinë gjumi dhe kjo mund të ketë ndikim tek të gjithë anëtarët e ekuipazhit. Por, të them të drejtën prania e dy njerëzve të tjerë në bordin e stacionit hapësinor është një gjë e mirë, krijon më shumë mundësi për biseda mbi ato që ata kanë përjetuar së fundmi në Tokë", thotë ajo.
NASA thotë se është duke shqyrtuar alternativat për kthimin e dy astronautëve në Tokë.
Një nga ato që po shqyrtohet është kthimi i tyre me një sondë të kompanisë Space X, që pritet niset për në hapësirë në shtator të vitit 2024 dhe është në plan të kthehet në Tokë në shkurt të vitit 2025.
Nëse ky plan miratohet, atëherë udhëtimi tetë-ditor i astronautëve Butch dhe Suni do të kthehej në një qëndrim tetë-mujor në hapësirë.
Mendohet se më pas kthimi i sondës “Starliner” në Tokë mund të bëhet me ndihmën e sistemeve kompjuterike.
"Sistemet që mundësojnë lëvizjen e sondës duhet të funksionojnë me saktësi për të arritur trajektoren e duhur për kthimin e saj në Tokë. Disa javë më parë NASA dhe inxhinierët e kompanisë Boeing mendohej se e kuptonin problemin kryesor, por duket se ende nuk e kanë plotësisht të qartë”, thotë Dr. Simeon Barber, shkencëtar i hapësirës në Universitetin Open.
Zyrtarët e NASA-s nuk pritet të marrin një vendim përfundimtar mbi këtë çështje për të paktën edhe një javë.
Kompania Boeing shpresonte se një mision i suksesshëm hapësinor me sondën “Starliner” do t’i hapte rrugën udhëtimeve të tjera në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me njerëz në bord.
Sonda “Dragon” e kompanisë Space X ka marrë miratimin e NASA-s për dërgimin e astronautëve në hapësirë që në vitin 2020./ VOA
Një kompani në Kaliforni po prodhon një material që mund t...
Udhëtimet me taksi në një të ardhme të afërt mund të reali...
Inteligjenca Artificiale nuk ka të bëjë vetëm me ChatG...
Departamenti i Drejtësisë akuzoi të premten kompaninë ...
Një pjesë e konsiderueshme e botës u përball të premte...
Kompania “Google”, e cila ka një plan ambicioz kundër ...
Imazhet e krijuara përmes inteligjencës artificiale mu...
Bugatti ka zbuluar modelin e saj të ri, "Bugatti To...
Gjiganti i teknologjisë, Apple, do ta përditësojë aplikaci...
Funksioni i ri i Inteligjencës Artificiale të Microsof...
Administrata e Presidentit Biden njoftoi muajin e kaluar n...
Kompania Google njoftoi të martën, më 14 maj, se do të për...
Një nga aplikacionet më të njohura për videot e shkurtra d...
Starlink është një nga shërbimet kryesore për lidhjen e in...
Një ndryshim revolucionar po vjen për përdoruesit e iPhone...
Një zbulim rrëqethës tregon sa e cenueshme është infrastru...
“Instagram” njofton ndryshime të mëdha në algoritmin e...
Në qershor të këtij viti pritet të lançohet një rrjet ...
"Ofcom" ka paralajmëruar se faqet e mediave sociale mund t...
Në një deklaratë të fundit, CEO i “Apple”, Tim Cook ka për...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Çmimet e naftës u ulën në tregtimin e hershëm të së hënës,...
Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...