Skandal si Unaza/ ARRSH shpalli fituese kompaninë me letra false në tenderin 12 milionë euro të mirëmbajtjes
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...

Kompania Google njoftoi të martën, më 14 maj, se do të përdorë inteligjencën artificiale në motorin e saj të kërkimit për t'u ofruar përdoruesve informacionin që ata duan më shpejt. Por kjo teknologji mund të ndryshojë mënyrat e zakonshme të përdorimit të internetit dhe mund të kërcënojë të ardhurat nga reklamat.
Kompania Google ka krijuar një motor kërkimi të modifikuar që shpesh do të favorizojë përgjigjet e krijuara nga inteligjenca artificiale nga ato që gjenden në faqet tradicionale të internetit. Sipas drejtuesve të kompanisë, ky ndryshim do të shpejtojë kërkimin e informacioneve dhe mund të ndikojë në rrjedhën e trafikut të internetit që krijon të ardhura.
Informacionet e krijuara përmes inteligjencës artificiale do të shfaqen vetëm kur teknologjia e kompanisë Google përcakton se ato do të jenë mënyra më e shpejtë dhe më efektive për përdoruesin. Kjo ka të ngjarë të zbatohet për informacione më të ndërlikuara dhe kur njerëzit janë duke menduar ose planifikuar diçka. Faqja tradicionale e kompanisë Google në internet dhe reklamat për kërkime të thjeshta si rekomandimet e dyqaneve ose parashikimi e motit do të vazhdojnë të jenë të pranishme.
Deri në fund të vitit, Google pret që shërbimi i kërkimit të informacioneve përmes inteligjencës artificiale të përdoret nga rreth një miliard njerëz.
"Njerëzit janë duke e përdorur inteligjencën artificiale për kërkime në mënyra krejtësisht të reja dhe për të bërë pyetje më të gjata dhe më komplekse, madje duke kërkuar me foto dhe për të marrë më të mirën që ofron interneti. Ne kemi bërë prova me këtë mënyrë të re dhe jemi të inkurajuar nga rezultatet. Kemi parë një rritje të përdorimit të motorit të kërkimit me këtë teknologji, me të cilin përdoruesit janë të kënaqur", thotë drejtori ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai.
Përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale për të përmbledhur informacionin, si ato që ofrohen në platformat Gemini të kompanisë Google dhe ChatGPT të kompanisë OpenAI, gjatë 18 muajve të fundit tashmë ka ngritur pyetje ligjore nëse kompanitë që ofrojnë këto shërbime po tërheqin në mënyrë të paligjshme materiale, që mbrohen nga ligjet e të drejtës së autorit, për të avancuar synimet e tyre. Kjo çështje është në qendër të një padie të profilit të lartë, që gazeta The New York Times ngriti në fund të vitit të kaluar ndaj kompanisë OpenAI dhe mbështetësit të saj më të madh, kompanisë Microsoft. Edhe motori i ri i kompanisë Google për kërkime në internet me inteligjencë articiale mund të përballet me sfida ligjore për shkelje të ligjeve që mbrojnë të drejtën e autorit.
"Është e qartë se tashmë kjo teknologji po ndihmon njerëzit me gjërat e tyre të përditshme dhe përpjekjet e tyre më ambicioze. Megjithatë, ashtu si me çdo teknologji tjetër të re, ka ende rreziqe dhe pyetje të reja që do të lindin ndërsa inteligjenca artificiale përparon dhe fillon të përdoret për gjëra më komplekse. Për ne, ndërtimi me përgjegjësi i platformave me inteligjencë artificiale do të thotë të trajtojmë rreziqet dhe të maksimizojmë përfitimet për njerëzit dhe shoqërinë", thotë James Manyika, nënpresident për Kërkimet, Teknologjinë dhe Shoqërinë në kompaninë Google.
Angazhimi i inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit në internet të kompanisë Google është një nga ndryshimet më dramatike që kompania ka bërë që nga themelimi i saj në fund të viteve 1990. Kjo lëvizje mund të hapë rrugën për një rritje të madhe dhe novacion, por ajo mund të kërcënojë përfitimet e kompanisë nga reklamat në faqen e saj tradicionale të internetit. Vitin e kaluar Google siguroi 175 miliardë dollarë në të ardhura nga reklamat e lidhura me motorin e saj të kërkimit në internet. Rritja e përdorimit të versionit me inteligjencë artificiale të motorit të kërkimeve në internet mund të rezultojë në një pakësim të klikimeve në faqet tradicionale të internetit dhe një pakësim të të ardhurave nga reklamat për kompaninë Google./ VOA
Një nga aplikacionet më të njohura për videot e shkurtra d...
Starlink është një nga shërbimet kryesore për lidhjen e in...
Një ndryshim revolucionar po vjen për përdoruesit e iPhone...
Një zbulim rrëqethës tregon sa e cenueshme është infrastru...
“Instagram” njofton ndryshime të mëdha në algoritmin e...
Në qershor të këtij viti pritet të lançohet një rrjet ...
"Ofcom" ka paralajmëruar se faqet e mediave sociale mund t...
Në një deklaratë të fundit, CEO i “Apple”, Tim Cook ka për...
Sipas rezultateve të hulumtimit nga kompania analitike...
“Apple” është në rrugën e duhur për të sjellë ndryshim...
Një avion supersonik që mund të transportojë 300 pasagjerë...
Aitana, një model i krijuar nga inteligjenca artificiale (...
"Instagram"-i po rishikon algoritmet e tij të rekomandimev...
Astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor p...
Mediat e huaja raportojnë për shfaqjen e pamjeve të mundsh...
Një asteroid i pazakontë që udhëton pranë Tokës mendohet t...
Senati i SHBA-së tashmë ka miratuar legjislacionin, që i k...
NASA ka kapur me detaje "Mjegullnajën e famshme të Kokës s...
Zyrtarë të platformës TikTok kanë thënë se një ndalesë pot...
Dërgesat e telefonave "Apple" ranë me rreth 10% në tremujo...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Çmimet e naftës u ulën në tregtimin e hershëm të së hënës,...
Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...