Skandal si Unaza/ ARRSH shpalli fituese kompaninë me letra false në tenderin 12 milionë euro të mirëmbajtjes
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...

Administrata e Presidentit Biden njoftoi muajin e kaluar një subvencion prej 6.4 miliardë dollarësh për të mbështetur degën e gjigandit të teknologjisë koreno-jugor, Samsung, për prodhimin e gjysmëpërçuesve në Teksas. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell, ky zhvillim nënkupton ndryshime të mëdha për qytetin Taylor, në qendër të Teksasit.
Në pamje të parë, qyteti Taylor duket si shumë qytete të tjera të vogla të Teksasit. Por në periferi, përgjatë autostradës së ngarkuar, gjigandi i teknologjisë Samsung ka angazhuar 10,000 njerëz që punojnë natë e ditë për ndërtimin e objektit të ri për prodhimin e gjysmëpërçuesve që do të jetë dy herë më i madh se kampusi i tij kryesor Pyeongtaek në Korenë e Jugut. “Kemi 50 vjet që jemi në rënie ekonomike dhe kjo sipërmarrje po rigjallëron ekonominë. Jam shumë e kënaqur për rolin që po luan komuniteti im në mbrojtjen ndërkombëtare. Eshtë shumë e rëndësishme që prodhimi i mikroprocesorëve për gjysmëpërçuesit të bëhet përsëri në Shtetet e Bashkuara, ne u përballëm me shumë mungesa gjatë periudhës së Covid-it dhe shumë prej mungesave në zinxhirin e furnizimit ndikuan në uljen e sasisë së tyre”, shprehet Tia Rae Stone, Presidente e Dhomës së Tregtisë “Greater Taylor”.
Dega e Samsung-ut u hap në këtë qytet në fillim të 2022. Administrata e Presidentit Biden njoftoi muajin e kaluar një subvencion prej 6.4 miliardë dollarësh për financimin e projektit. Nga ana tjetër, kompania Samsung, pritet të rrisë investimin e saj fillestar prej 17 miliardë dollarësh, në 40 miliardë, përgjatë viteve të ardhshme.
Brandt Rydell drejton qytetin prej 16 mijë banorësh.
“Për shumë vjet, qyteti ynë ishte vlerësuar shumë pak, më pak se 1 miliardë dollarë. Dhe kur një kompani synonte të investonte 17 miliardë dollarë, kjo ishte vërtet befasuese”, thotë kryebashkiaku.
Ndërsa ecim nëpër qytet, kryebashkiaku tregon një park mjaft të njohur për të ushtruar aktivitete sportive, një dyqan makinash, por edhe shumë ndërtesa të braktisura.
Racquel Torres e cila ka një dyqan lulesh në rrugën “Main” thotë se hovi ekonomik që pritej nuk po ndodh aq shpejt për ata që kanë marrë ambjente me qera për të ushtruar aktivitetin e tyre të biznesit.
“Eshte gjë e mirë që Samsungu vjen në qytet, por jo tani. Tani për tani nuk po i ndjejmë efektet pozitive. Vlera e bizneseve është rritur, dhe po ashtu edhe taksat e pronës. Prandaj, qiratë janë shtrenjtuar dhe kjo po i detyron disa biznese të mbyllen”, tregon ajo.
Sungeun Naomi Kim është në pritje të klientëve të rinj. Ajo po provon shansin në qytetin Taylor, pas një telefonate nga prindërit e saj në Korenë e Jugut, të cilët morën informacione mbi ndërtimin e fabrikës së re të Samsungut nga mediat lokale.Ajo hapi restorantin e parë korean në qytet, me emrin "Taylor Seoul Food", ku shumica e klientëve janë banorë lokalë, kureshtarë për të provuar ushqimin.
“Ata nuk e kishin provuar kurrë më parë ushqimin korean. Dhe e vetmja gjë që u vjen në mend është ushqimi djegës, por nuk është kështu. Kuzhina koreane përmban gjithashtu ushqim të ëmbël dhe të shijshëm", thotë ajo.
Ryan dhe Alecia Davenport zotërojnë kafenenë “Coffee House”.
"Ta shohësh zonën e qendrës së qytetit të ketë kaq shumë biznese si ky, apo të tjerë pranë njëri-tjetrit mendoj se është diçka shumë e mire dhe besoj se Samsungu do të ketë një ndikim ndikim pozitiv në këtë drejtim”, shprehet Ryan Davenport
Universiteti i Teksasit në qytetin Austin do të çelë kampusin Taylor pranë objektit që do të ndërtojë kompania Samsung si edhe shkollës së mesme të qytetit. Instituti për Elektronikë i këtij universiteti po kërkon bashkëpunim në fushën kërkimore me partnerë në industrinë e gjysmëpërçuesve, përfshirë Samsungun./ VOA
Kompania Google njoftoi të martën, më 14 maj, se do të për...
Një nga aplikacionet më të njohura për videot e shkurtra d...
Starlink është një nga shërbimet kryesore për lidhjen e in...
Një ndryshim revolucionar po vjen për përdoruesit e iPhone...
Një zbulim rrëqethës tregon sa e cenueshme është infrastru...
“Instagram” njofton ndryshime të mëdha në algoritmin e...
Në qershor të këtij viti pritet të lançohet një rrjet ...
"Ofcom" ka paralajmëruar se faqet e mediave sociale mund t...
Në një deklaratë të fundit, CEO i “Apple”, Tim Cook ka për...
Sipas rezultateve të hulumtimit nga kompania analitike...
“Apple” është në rrugën e duhur për të sjellë ndryshim...
Një avion supersonik që mund të transportojë 300 pasagjerë...
Aitana, një model i krijuar nga inteligjenca artificiale (...
"Instagram"-i po rishikon algoritmet e tij të rekomandimev...
Astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor p...
Mediat e huaja raportojnë për shfaqjen e pamjeve të mundsh...
Një asteroid i pazakontë që udhëton pranë Tokës mendohet t...
Senati i SHBA-së tashmë ka miratuar legjislacionin, që i k...
NASA ka kapur me detaje "Mjegullnajën e famshme të Kokës s...
Zyrtarë të platformës TikTok kanë thënë se një ndalesë pot...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Çmimet e naftës u ulën në tregtimin e hershëm të së hënës,...
Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...