Banorët e Zvezdës protestë për mungesën e ujit: Miliona u investuan, por rubinetat janë bosh
Banorët e fshatit Zvezdë, në Bashkinë Maliq, protestuan pa...
Banorët e fshatit Zvezdë, në Bashkinë Maliq, protestuan pa...

Përdorimi i internetit nga rrjetet celulare u rrit përsëri me ritme të shpejta në tremujorin e dytë të vitit, duke vazhduar të “eklipsojë” gjithnjë e më shumë shërbimet e tjera të operatorëve celularë.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), trafiku total i internetit nga rrjetet celulare u rrit me 14.1% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Konsumi mesatar i internetit për çdo përdorues u rrit në 8.78 GB (gigabyte) internet në muaj, në rritje me 20.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shërbimet e tjera vazhduan tendencën rënëse disavjeçare.
Trafiku i thirrjeve dalëse u tkurr me 13.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i mesazheve të shkruara pësoi rënie me 6.2%.
Çdo abonent e përdori mesatarisht celularin për 127 minuta në muaj, 5.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, numri i mesazheve të shkruara ishte 13 për përdorues në muaj, me një rritje të lehtë prej 2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe numri i përdoruesve të shërbimeve celulare (që në fakt matet si numër i kartave SIM ose i numrave celularë aktivë) shënoi rënie në tremujorin e dytë të vitit, me 7.9% më pak krahasuar me një vit më parë.
Ekspertët e shpjegojnë rënien e përdorimit të thirrjeve dhe SMS-ve nga celulari me zhvendosjen e tyre drejt aplikacioneve OTT (over the top) të lidhura me internetin. Thirrjet dhe mesazhet po përcillen më shumë nëpërmjet aplikacioneve, si whatsapp, duke ulur gradualisht përdorimin e shërbimeve tradicionale të mbështetura mbi rrjetet GSM. Kjo po bën që kapacitetet transmetuese të internetit të jenë gjithnjë e më të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve celulare.
Në fund të muajit gusht, AKEP hapi zyrtarisht garën për frekuencat e para që do të përdoren për teknologjinë e shërbimeve celulare 5G. Rrjetet 5G pritet të ofrojnë kapacitete më të mëdha dhe perspektiva më të zgjeruara sidomos në zgjerimin e shërbimeve, kryesisht në zonat urbane në vendit.
Afati për paraqitjen e ofertave do të jetë data 17 tetor e këtij viti, datë kur do të bëhet edhe hapja e ofertave të paraqitura. Koha e fillimit të shfrytëzimit të frekuencave do të jetë jo më vonë se 6 muaj nga data e pajisjes me Autorizim Individual.
Kushtet e tenderit kërkojnë një mbulim të 55% të popullsisë me shërbime 5G brenda vitit 2027 dhe 85% të popullsisë brenda vitit 2030. Për sa i përket kushteve të mbulimit të territorit, rregullorja e garës kërkon mbulim me shërbime 5G në brezin e autorizuar (pjesë e spektrit 3.4 GHz – 3.8 GHz), deri në fund të vitit 2025 në portet Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë, Porto Romano, aeroportet e Tiranës, Kukësit dhe Vlorës, zonën industriale Tiranë – Durrës dhe Qendrat Spitalore të Tiranës. Ndërkohë, afati për shtrirjen e shërbimeve 5G në të gjitha qytetet e Shqipërisë do të jetë viti 2028./ Monitor.al
Sistemet e prodhimit të ushqimit që kombinojnë akuakulturë...
Instagrami po i bën në mënyrë automatike llogaritë e adole...
Vite më parë, miliarderi Elon Musk prezantoi një mënyrë të...
Shteti i Indianës po teston një segment rrugor të ndërtuar...
Historia e orës përfshin mijëra vjet zhvillimi teknologjik...
“Rreziku i nëninvestimit është shumë më i madh se rrez...
Gjatë verës së vitit 1956, një grup i vogël por i famshëm ...
Themeluesi i Telegram Pavel Durov nën hetim zyrtar me kush...
Në internetin e fshehur, i njohur si dark web, ndodhin akt...
“Meta” i ka paralajmëruar fushatat e dy kandidatëve për pr...
Liderët e AI nga e gjithë bota do të mblidhen për edicioni...
Viti 2024 është që tani një vit historik. Për herë të ...
Udhëtimi tetë-ditor i dy astronautëve amerikanë mund t...
Një kompani në Kaliforni po prodhon një material që mund t...
Udhëtimet me taksi në një të ardhme të afërt mund të reali...
Inteligjenca Artificiale nuk ka të bëjë vetëm me ChatG...
Departamenti i Drejtësisë akuzoi të premten kompaninë ...
Një pjesë e konsiderueshme e botës u përball të premte...
Kompania “Google”, e cila ka një plan ambicioz kundër ...
Imazhet e krijuara përmes inteligjencës artificiale mu...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Çmimet e naftës u ulën në tregtimin e hershëm të së hënës,...
Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...