web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtarizohet marrëveshja, portieri i Shqipërisë transferohet te skuadra e njohur gjermane

5 Korrik 2024, 17:23, Sport CNA

Zyrtarizohet marrëveshja, portieri i Shqipërisë transferohet te

Simon Simoni, ka ndryshuar ambient. Portieri i Shqipërisë është larguar nga Eintracht Frankfurt, për tu huazuar për një sezon te skuadra tjetër gjermane, Ingolstadt, e cila militon në Ligën e Tretë.

“Për mua, kalimi te FC Ingolstadt 04 është sinonim i një mundësie të madhe për të hedhur hapin tjetër në karrierën time të re në një klub ambicioz gjerman. Pas diskutimeve shumë të mira me menaxhmentin sportiv të Schanzer, tani mezi pres të njoh shokët e mi të rinj të skuadrës dhe të gjithë mjedisin ku do luaj, në mënyrë që të shfaqemi mirë së bashku në fushë”, deklaroi Simon Simoni.

Kujtojmë se Simoni para 1 viti e gjysmë kaloi nga Dinamo te Eintracht Frankfurt. Klubi dinamovit fitoi plot 1 milionë euro nga shërbimet e tij.





Lajmet e fundit nga