web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Vllaznia prezanton drejtorin e ri sportiv

20 Maj 2025, 21:15, Sport CNA

ZYRTARE/ Vllaznia prezanton drejtorin e ri sportiv

Pas konfirmimit të Edi Martinit si trajner i ekipit të parë, te Vllaznia është zyrtarizuar edhe emri i ri në postin e drejtorit sportiv.

Klubi shkodran ka vendosur t’ia besojë këtë rol Vioresin Sinanit, një figurë me histori të gjatë në klubin kuqeblu, i cili në sezonin e fundit ka qenë pjesë e stafit teknik si ndihmës trajner. Emërimi i Sinanit vjen pas largimit të Tefik Osmanit dhe tani do të ketë një detyrë të vështirë përpara.

Kalimi i Sinanit nga stafi teknik në rolin drejtues shënon një tjetër hap në procesin e riorganizimit të brendshëm të Vllaznisë, në prag të sezonit të ri futbollistik.





Lajmet e fundit nga