web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ U largua nga Egnatia, sulmuesi prezantohet te rivalët e Superiores

23 Gusht 2024, 16:55, Sport CNA

ZYRTARE/ U largua nga Egnatia, sulmuesi prezantohet te rivalët e Superiores

Mario Gjata është lojtari më i ri i Bylisit. Sulmuesi u largua pak ditë më parë nga Egnatia, ndërsa do të vazhdojë të jetë pjesë e Superiores.

Klubi ballshiot, njoftoi së ka nënshkruar me Gjatën për katër sezone.

Njoftimi i klubit:

Marjo Gjata, nr. 9 i Bylisit për 4-sezone…

FK Bylis zyrtarizon marrëveshjen dhe prezanton sulmuesin Marjo Gjata. Ky i fundit do të mbajë veshur fanelën bardhekuqe me nr. 9, për 4-vitet e ardhshme.

Marjo Gjata bëhet pjesë e klubit tonë, pasi më parë ka mbajtur veshur fanelat e skuadrave të Apolonisë, Teutës, Dinamos dhe Egnatias në elitë, por edhe fanellën e Shpresave kuqezi U-21.

Klubi i uron mirëseardhjen në gjirin e familjes sonë të madhe sulmuesit 24-vjeçar Marjo Gjata dhe një prezantim sa më dinjitoz në Superiore këtë sezon.





Lajmet e fundit nga