VIDEO/ Spektakël në Turqi, shqiptari shënon gol nga goditja e dënimit
Lojtarët shqiptarë vazhdojnë të dhurojnë spektakël në ...

Egnatia-Tirana pritet të jetë një nga ndeshjet më interesante të javës së 12-të të Kategorisë Superiore, por njëkohësisht edhe një nga sfidat më të luftuara.
Të dyja ekipet, si kampionët në fuqi të Shqipërisë, por edhe bardheblutë e kryeqytetit vijnë pas rezultateve negative dhe këtë të dielë do kërkojnë kthesën.
Duke folur për mediet në prag të këtij takimi, trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova, theksoi se ka vlerësim maksimal për kundërshtarin, teksa shtoi se grupi do jetë thuajse i plotë në sfidën me Tiranën.
“Kemi vlerësim maksimal për Tiranën edhe për faktin se vijmë pas një sërë rezultatesh jo të mira. Unë mendoj që nesër edhe me rikthimin e Malotës dhe Aleksit, mendoj që jemi të plotë. Sigurisht që kemi mungesën e sulmuesit Xhemalji, tashmë të skualifikuar për këtë ndeshje. Megjithatë grupi është në gjendje të mirë”-tha ai fillimisht.
Teksa sa i përket kalendarit të ngjeshur, tekniku i Egnatia-s shtoi se ekipi i tij është i lodhur edhe për faktin se dy ndeshje nga tre të fundit i kanë mbyllur me dhjetë lojtarë.
“Tirana nuk ka ardhur akoma është nesër. Kemi mbyllur dy ndeshje me dhjetë lojtarë, ndaj Teutës dhe Dinamos dhe normalisht ekipi ka patur pak lodhje për ndeshjen me Laçin, por mendoj që çdo gjë do të jetë më mirë nesër”-u shpreh 41-vjeçari.
Ndërkohë, për mungesën e fitores në tre takimet e fundit, Tetova vijoi duke i ngulmuar faktit se kanë vuajtur për shkak të mungesave.
“Siç e thash në dy ndeshjet me Teutën e Dinamon ishim prej 45 minutash me një lojtar më pak. Sigurisht që ekipi ka bërë mirë, por duhet parë nga ana e mirë e punës. Të luash me një lojtar më pak në më shumë se 45 minuta në dy ndeshje, normalisht që të marrësh një barazim hyn te rezultatet e mira. Ndeshja me Laçin lë për të dëshiruar, por duhet të mësojmë nga gabimet dhe të kthehemi më të fortë për ndeshjen e nesërme”-deklaroi ai.
Teksa sa i përket mungesës së rezultateve të dëshiruara ai shtoi se ndikojnë mungesat si dhe forcimi i kundërshtarëve.
“Kohezioni është një pjesë në, pjesa tjetër është që javë pas jave asnjëherë nuk kemi patur grupin e fortë, por duhet parë edhe pjesa e kundërshtarëve sepse janë më të fortë”-u shpreh tekniku.
Ndërkohë, për gjendjen e ekipit Tetova zbuloi se është mirë, por normalisht që humbja ndaj Laçit ka ndikuar.
“Ndeshja e Laçit sigurisht që pati efektet e veta në skuadër, por pas mbledhjeve besoj se çdo gjë është drejt normalizimit dhe gjithësecili nga ne ka përgjegjësi për të bërë më mirë nesër”-vijoi kreu i rrogozhinasve.
Tekniku tha ndër të tjera se nuk mund të krahasojë ekipin e Egnatia-s këtë sezon, me atë që fitoi titullin kampion edicionin e shkuar.
“Nuk mund të bëjmë krahasime me sezonin e shkuar, pasi e kam deklaruar edhe më përpara që skuadra që kishim vjet ishte prej dy vitesh në ndërtimin tim dhe kishin hyrë në atë sistem që kërkoja. Megjithatë këtë sezon nuk kemi qenë të plotë për shkak të mungesave për të bërë më të mirën. Ekipi ka pasur luhatje, por duke ditur mungesat çdo gjë është e pranueshme”- theksoi 41-vjeçari.
Për Tetovën as mbrojtja dhe as sulmi nuk çalojnë në ekipin e tij, por theksoi se duhet ta kërkojnë më shumë golin.
“Nuk mendoj që çalon mbrojtja apo sulmi, mendoj që duhet të kemi fokus më të madh para portës. Nuk kemi patur në asnjë moment golashënues në ekip, golat i kemi patur të shpërndarë. Thjesht besimi i tepërt mendoj se do e çojë skuadrën te goli”- shtoi ai.
Tirana sipas trajnerit të Egnatias nuk ka problematika dhe nuk duhet nënvlerësuar.
“Nuk ka asgjë për të nënvlerësuar, Tirana është ekip me shumë traditë dhe shumë emër në kampionatin shqiptar dhe nuk mendoj se duhet nënvlerësuar”-u shpreh kreu i rrogozhinave.
Në fund theksoi se në këtë përballje ka disa rikthime dhe disa mungesa.
“Rikthehet Malota me Aleksin, mungon Xhemajli dhe Yahaya, do kemi lëvizje, por kjo pastaj mbetet për t’u parë nga stërvitjet”-deklaroi në konferencë Edlir Tetova.
Egnatia-Tirana luhet këtë të dielë, duke nisur nga ora 14:00, sfidë që do të luhet në “Egnatia Arena”./CNA
Lojtarët shqiptarë vazhdojnë të dhurojnë spektakël në ...
Të dielën dhe të hënën do të luhet java e 12-të e Kate...
Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka gjobitur ...
Java që lamë pas ishte një nga javët më të rëndësishme...
Kjo e shtunë, rezervon përballje interesante dhe spektakol...
Serie A, vjen me tre ndeshje këtë të shtunë, të vlefshme p...
Kjo e shtunë, rezervon përballje tejet interesante në Prem...
Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marr...
Humbja me Vllazninë, nuk ka kaluar qetësisht te Tirana. Nj...
UEFA ka zbuluar vendimet e Komisionit të Disiplinës, pas n...
Federata e Futbollit mirëpriti paraditen e kësaj të premte...
Andi Demiri ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën. Mbrojtësi ...
Trajneri i Milan-it, Paulo Fonseca duket se është shum...
Sektori i Arbitrimit në FSHF zhvilloi një seminar dydi...
Supergoli i shënuar nga Ernest Muçi ndaj Galatasaray-t, ës...
Ertjan Kofsha i ka dhuruar një sukses të madh Shqipëri...
Mario Mitaj është kthyer në një titullar të padiskutueshëm...
Një ngjarje disi e çuditshme ka ndodhur në seancën e f...
Myrto Uzuni është vetëm katër gola larg, një arritje të ma...
Kapiteni i Inter-it, Lautaro Martinez, fitoi çmimin “G...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...